Krishti
Krishti (nga greq. Χριστός - Hristos = i vajisuri) është titulli që iu dha Jezusit si mesia. Fjala keqkuptohet shpesh si mbiemri i Jezusit për shkak të përmendjeve të shumta Jezus Krishti në Bibël. Ndjekësit e Krishtit u bënë të njohur si të krishterë sepse ata besonin që Jezusi ishte Krishti, ose Mesia, profetizuar në Tanak (Besëlidhjen e Vjetër). Shumica e judenjve nuk e pranojnë këtë besim dhe janë ende duke pritur ardhjen e Krishtit (Mesias), ndërsa shumë të krishterë tani presin Ardhjen e Dytë të tij në të cilën mendohet që ai do të përmbushë profecitë e mbetura mesianike.
Fusha e teologjisë së krishterë që merret me studimin e njohjes, jetës, mësimeve dhe veprave të Jezusit quhet Kristologji.
Përmbajtja |
Dallimet midis "Jezus", "Krisht" dhe "Perëndi" [redakto]
Pikëpamja e krishterë [redakto]
2000 vjet me pare, u realizua plani i shpetimit i Perendise per te gjithe njerezit. Per shkak te mekatit tone, vete Zoti erdhi ne toke duke marre trajte njerezore, nje trup njerezor per te marre mekatet tona, duke vdekur ne kryq. Dhe u ringjall pas tre ditesh. Jezusi ishte dhe eshte Zot, i cili mund te ndryshoje jeten tende pergjithmone...