Bibla

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Një bibël e lashtë e Gutenbergut.
Një bibël e lashtë e Gutenbergut.

Bibla ("hebr.: תנ״ך tanakh, greq.: η Βίβλος - i Vivlos, hebr. ספר - séfer, libër, nganjëherë "Bibla e Shenjtë", "Fjala e Zotit", "Shkrimi i Shenjtë") rrjedh nga greqishtja "(τα) βίβλια", ta Vivlia, = "Librat" dhe është emri që përdoret nga hebrenjtë dhe të krishterët për shkrimet e tyre fetare, që janë krijuar në një hapësirë kohore prej 1.200 vjetësh në Izraelin e sotëm, dhe deri në qindvjeçarin e 2. U kanonizuan në fillim nga judenjtë e më pas nga të krishterët.

Shumica dërmuese e të krishterëve e shohin Biblën si një ndërthurje të Shkrimeve Hebraike (të njohura nga të krishterët si "Besëlidhja e Vjetër" , "Dhiata e Vjetër" ose "Testamenti i Vjetër"), dhe "Besëlidhja e Re, Dhiata e Re ose Testamenti i Ri, që përshkruan jetën e Jezusit. Për disa , apokrifat/deuterokanon (zbulesat/ligjidytë (ligji i përtërirë), shkrime të ndryshme të rëndësishme të kohës së "Tempullit të Dytë Judaik") mendohet të jenë pjesë e Shkrimeve të krishtera. Nga hebrenjtë, Bibla njihet vetëm si Bibla Hebraike, ose Tanak. Bibla judaike , Tanak përbëhet nga tre pjesë kryesore: Torah (mësimi, udhëzimi), Nebiim (profetët), dhe Ketubim (shkrimet). Këto libra në renditje tjetër përbëjnë edhe Besëlidhjen e Vjetër, e cila është pjesa e parë kryesore e Biblës së krishterë, që plotësohet nëpërmjet Besëlidhjes së Re. Si të krishterët po ashtu edhe hebrenjtë e shohin Biblën si fjalë e zbuluar nga Perëndia, në çfarëdo lloj kuptimi apo përdorimi.

Bibla është libri më i shpërndarë në botë. Të dy Shkrimet Hebraike dhe Bibla e Krishtere janë përkthyer shumë herë, dhe në më shumë gjuhë (më shumë se 2.100 gjuhë) se çdo libër tjetër. Thuhet se janë shitur më shumë se pesë miliard kopje të Biblës që prej vitit 1815, duke e bërë librin më të shitur të të gjitha kohërave.

Për shkak te mbizotërimit të krishterë në Evropë, nga Era Romake deri në Erën e Dritërimit, Biblat kanë ndikuar jo vetëm fenë, por edhe gjuhën, ligjin dhe filozofinë natyrore të rrymës kryesore të qytetërimit perëndimor. Era e Dritërimit dhe revolucioni shkencor në Evropë dhe Amerikë sollën skepticizëm në lidhje me prejardhjen hyjnore dhe saktësinë historike të Biblës. Disa shkollarë vazhdojnë t´a përdorin Biblën si një dokument historik, ngaqë aty gjenden vendndodhje arkeologjike që përkojnë me përshkrimet e ngjarjeve dhe vendeve, duke përfshirë edhe vendndodhje të mundshme të Sodomës dhe Gomorrahs, dhe gërmadhat e mbetura pas rënies së Jerikos.

Emërtimi "Bibël" përdoret nganjëherë si përshkrim i besimeve të tjera. Kështu Guru Granth Sahib shpesh e shikon shkrimin fetar indian si Bibla Sikhe. Pas botimit të Librit të Mormonëve, në vitin 1830, njihej nganjëherë si "Bibla e Artë" nga mormonët. Disa të krishterë kundërshtojnë një përdorim të këtillë si keqpërdorim, dhe disa jo të krishterë e shohin këtë si të pandjeshme. Fjala "bibël" përdoret nganjëherë si përshkrim i një libri të të vërtetave lëndore, që është gjithëpërmbledhës dhe autoritativ; disa libra duke u bazuar mbi këtë përfshijnë fjalën "Bibël" në emërtimet e tyre (p.sh "PC Bibel" etj).

Biblat hebraike dhe të krishtera janë në të vërtetë mbledhje e atyre librave që në prejardhjen e tyre ishin një numër librash të pavarur.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Bibla hebraike

[redaktoni] Bibla e krishterë

[redaktoni] Besëlidhja e Vjetër

[redaktoni] Besëlidhja e Re

[redaktoni] Bibla dhe shkenca

Është mahnitës fakti që njohuritë që gjenden në një libër të lashtë si Bibla mbi 2000 vjeçare, të jenë kaq të sakta shkencërisht. Këto njohuri iu bënë të njohura njerëzimit vetëm në qindvjeçarin e XV dhe XVI nga mendimtarë dhe dijetarë të shquar si: Koperniku, Xhordano Bruno, Galileo Galilei, Johannes Kepler e të tjerë më vonë.

  • Toka rri pezull në zbrazëtirë.

Hiobi 26,7;

"Ai shtrin veriun përmbi zbrazëtirë,/ var tokën në asgjë."

Psalmi 104;

"TI e ke krijuar tokën mbi shtylla,/ që përjetë të mos lëkundet."

  • Forma e rrumbullakët e tokës.

1 Kronika, 16.30;

"se lëmshin tokësor e ka krijuar që të mos tundet".

Hiobi 34.13;

"Kush i ka besuar kujdesin për tokën,/ dhe kush e ka vendosur mbi tërë lëmshin tokësor?".

Psalmi 9.9; (nga Davidi)

"AI mban drejt rruzullin tokësor,/ AI u jep gjykimin që meritojnë popujve".

Jesaja 40,22;

"Ai është, që mbi rruzullin tokësor rri në fron,/ si karkaleca janë banorët e saj".

[redaktoni] Shiko edhe

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Në gjuhë të tjera