Izraeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


מדינת ישראל
("Mədinat Yisraʾel")
دولة اسرائيل
("Dawlat Isrāʾīl")
Flag of Israel.svg Emblema - Izraeli
Izraeli Izraeli
Moto Kombëtare: s ka
Vendndodhja - Izraeli

Izraili lat. Israel është shtet në Lindjen e Afërt dhe shtrihet në sipërfaqen e provincës antike romake të arabëve dhe hebrenjëve dhe fiseve tjera të përafërta me ta.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Harta e njësive administrativel

Në Izrael janë gjashtë njësi administrative të rendit të parë të quajtura mehozot (מחוזות; njëjës: mahoz) dhe 15 nën njësi (II) të tyre të quajtuara nafot (נפות; njëjës: nafa). Nënë njësitë ndahen më tej në 50 regjione natyrore (III).


Nën njësinë Golan, e cila ka 4 regjione natyrore na izraelitët merret në këtë sistem edhe përkundër asaj që nga OKB-ja nuk është e njohur si pesë e Izraelit. Sipërfaqet e Judesë dhe Samarisë nuk hyjnë në këtë sistem pasi nuk janë aneksuar nga Izraeli.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Izraeli është demokraci parlamentare që ndodhet në Lindjen e Mesme, në brigjet e Detit Mesdhe dhe i përcaktuar si shtet hebre dhe demokratik. Shumica e banoreve janë hebrenj, por ka dhe një minoritet te madh arab mysliman dhe grupe minoritetesh të tjera. Izraeli ka kufi me Detin Mesdhe dhe me Egjiptin në perëndim, me Detin e Kuq në jug, me Jordaninë në lindje, me Sirinë në verilindje dhe Libanin në veri. Mes Izraelit dhe Egjiptit, në brigjet e Mesdheut, ndodhet Rripi i Gazës, që është territor në varësi të autoriteteve palestineze. Në zonën e malit kryesor mes Izraelit dhe Jordanisë, ndodhet edhe zona e ashtuquajtur Cisjordania, zonë e mbikëqyrur nga Izraeli dhe nga autoritetet palestineze dhe statusi i tij i fundit akoma nuk është përcaktuar. Mes Izraelit dhe Sirisë ndodhen Lartësitë e Golanit, toka që i pushtoi Izraelit në vitin 1981. Siria akoma vazhdon të kërkojë sovranitet mbi to.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia e izraelit është ekonomi e zhvilluar dhe moderne e karakterizuar me sektor shtetëror dhe taksa relativisht të larta, industrinë e hi tek të zhvilluar dhe varësi në import mallrash si: naftë, benzinë, qymyr, diamante të papërpunuara dhe ushqim. Industri të tjera të rëndësishme janë industria ushtarake, turizmi, industria e hekurit, kimike, aparatura bio shëndetësore dhe përpunimi i diamanteve, një fushë që Izraeli kryeson në botë.

Sot ekonomia izraelite karakterizohet me kalimin nga dominim dhe pronësi shtetërore në privatizim, lirësi në pazarin e valutës së huaj, shkurtim i kufijve për import dhe ulje të ngadaltë për taksën e punës dhe taksën e blerjeve. Ne Izrael ekziston taksë e lartë për makinat dhe benzinën dhe gjithashtu ekzistojnë monopole shtetërore te mëdha si kompania energjetike, portet dhe rafineritë. Në popullsinë izraelite ka kritika për monopolet dhe nga ana tjetër ka dhe kritika për lidhjet mes kapitalit dhe qeverise që kur filloi privatizimi i monopoleve dhe pronësive shtetërore.

Izraeli është i varfër në pasuri natyrore. Industria e Izraelit bazohet sot në fusha të pasuruara me burime njerëzore dhe mbahet si përparimtarë në fushat e studimeve dhe të zhvillimit. Industritë e mbrojtjes të Izraelit (Rafael, industria ushtarake, industria ajrore, elbit, el op dhe të tjera) prodhojnë për platformën vendase dhe eksportojnë dhe jashtë mjete luftarake përparimtare.

Në fund të vitit 2005 në Izrael ishin të shkruara 379,503 kompani nga të cilat kompania më e madhe ishte Teva kompania e prodhimit të ilaçeve Venere, që te ardhurat e saj për vitin 2005 ishin 5 miliard dollarë dhe fitime mbi një miliard dollarë. Shoqëri të tjera që operojnë në fushën e hi tek dhe internetit si checkpoint, amdocs dhe combras.

Që në vitin 2000 ekziston një dukuri që shoqëri izraelite blejnë kompani të huaja në botë ose të hapin filiale të rrjeteve izraelite jashtë kufijve të Izraelit. Sot, një pjesë e qendrave tregtare në Evropën lindore janë në pronësi të biznesmenëve izraelitë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shperngulja[redakto | redakto tekstin burimor]

Themelimi i shtetit[redakto | redakto tekstin burimor]

Përpjekjet për formimin e shtetit të ri në tokën e ashtu quajtur "toka e premtuar" filluan në Angli në shekullin e XIX. Qeveria Angleze në vitin 1848 sipas një verdikti, konsullatat e saj në Palestinë i dorëzoi nën juridiksionin e çifutëve, në vitin 1870 aktiviteti i çifutëve kaloi nga Anglia në Rusi. Theodor Herzl i cili kaloi në krye të lëvizjes Sioniste, punoi shumë për të formuar një shtet Izraelit brenda Palestinës. Herzl duke pasur mbrapa një fuqi si Anglia po përpiqesh qe t'ia arrinte qëllimit te tij. ne vitin 1870 çifutët e arratisur prej masakrës antisemite nga Rusia u vendosen ne Palestinë dhe formuan ferma bujqësore. ne vitet 1870-1896 Herzl formoi shtatëmbëdhjetë koloni fermash.

Herzl i kërkoi Sulltanit Osman të asaj kohe Abdulhamidi i dyte formonte një Republikë Aristokrate por kërkesat e tij u refuzuan.

Mbas Luftës së Parë Botërore ne vitin 1917 me futjen e ministrit të jashtëm të Anglisë Arthur Balfour me deklaratën Balfour, në vitin 1917 procesi filloi. grupimi i Kombeve te Bashkuara ne vitin 1920 ja dha Anglisë përfaqësinë e saj ne Palestinë. Pas kësaj një zyrë e hapur në Angli filloi të përfaqësonte të drejtat e çifutëve e mbështetur nga Anglia.

Pas disa vitesh në Gjermaninë Naziste me fillimin e genocidit ndaj çifutëve cilën me pas filluan te emigronin me të madhe në Palestinë. Arabët në Palestinë dolën kundra këtij emigracioni dhe Anglia vendosi të ndalojë emigrimin. Pas kësaj një Organizatë Ushtarake e quajtur Hagana e cila ishte e lidhur me Sionin filloi aktivitete terroriste në mënyrë që të protestonte kundra vendimit të marrë nga Anglia në lidhje me ndalimin e emigracionit çifut për në Palestinë. Drejtuesit palestinezë bënë marrëveshje me Gjermaninë Naziste.

Për në Palestinë filloi emigrimi ilegal i fshehtë. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me triumfin e aleatëve çështja e Palestinës kishte arritur në faqe të fundit. Anglia duke siguruar edhe mbështetjen e Amerikës , çështjen e Palestinës e çoi për tu zgjidhur ne kombet e bashkuara. Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947's vendosi që njëra anë e Palestinës të ishte e Çifutëve ndërsa ana tjetër e Arabeve. Ndërkohë që çifutët e pranuan, kurse arabët e refuzuan këtë vendim. Qyteti i Kudusit u caktua si zone ndërkombëtare dhe ishte nën juridiksionin e Kombeve të Bashkuara. Kjo zgjidhje nuk i kënaqi aspak arabet. Kështu që pas kësaj filloi lufta izraelito-palestineze.

Komunikacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi shkollor[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuhë zyrtare gjatë kohës së mandatit veç anglishtes ishin arabishtja dhe hebraishtja. Në fund të 19 u ringjall gjuha hebraike dhe tani është gjuha e folur nga shumica e izraelit. Arabishtja si gjuhë amtare është për rreth një milion arabë (palestinezë0 dhe qytetarët druzë të Izraelit. Në shkollat arabe në Izrael është mësuar në gjuhën arabe. Përveç në anglisht në shkollat hebraike arabishtja si gjuhë e dytë e huaj është ofruar. Të gjitha tekstet ligjore janë në hebraisht dhe arabisht .

Shkenca dhe teknologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Mediet[redakto | redakto tekstin burimor]

Telekomunikacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkrimtarët izraelitë kanë kontribuar shumë në literaturën e atyre shteteve ku kanë punuar, p.sh literatura jidishe në Gjermani e cila u shkrua nga autorët hebrenj, poashtu ata kanë kontribuar në shtetet tjera me shkrimtarët atje.

Oskar Shelbah është autor gjerman me prejardhje hebreje. Ai ka shkruar librin Sistemi im i suksesit që thuhet se nuk ka familje gjermane që nuk e ka në shtëpinë e saj.

Lidhje[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Izraeli – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Izraeli – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale