Armenia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Հայաստանի Հանրապետություն
Hayastani Hanrapetut’yun
Flag of Armenia.svg Emblema - Armenia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare:  ?
Vendndodhja - Armenia

Armenia (armenisht: Հայաստան Hajastan) vend në jugKaukazit, në mesë të Detit Zi dhe Detit Kaspik. Armenia është një vend malor në rajonin e Kaukazit të Jugut të Euroazisë. E vendosur në udhëkryqin e Azinë Perëndimore dhe Evropën Lindore[1], ajo kufizohet me Turqinë në perëndim, Gjeorgjinë në veri, Republikën de facto e pavarur të Nagorno-Karabak, Azerbajxhaninë në lindje dhe në jug (Nahçivan i Azerbaixhanit), dhe Iraninë në jug. Vendi thirret Republika e Armenisë . Armenia është një shtet unitar, shumëpartiak, demokratik me një trashëgimi të lashtë kulturore. Mbretëria e Armenisë u krijua në shekullin e 6-të para erës sonë, pas rënies së Urartu. Armenia u bë shteti i parë në botë që të miratojë krishterimin si fe shtetërore të saj [2], në vitet e hershme të shekullit të 4-të (data tradicionalisht vërtetuar është viti 301)[3] Republika e Armenisë moderne e pranon Kishën Apostolike Armene si kisha më e vjetër kombëtare në botë[4][5] . Armenët kanë alfabetin e vetë e shpikur nga shejnte Mesrop Mashtotsi në 405 pas Krishtit. Format e ndryshme të këtij alfabetit formuan më vonë në Kaukaz, si për shembull, Alfabeti Gjeorgjian. Një republikë ish-Bashkimit Sovjetik, Armenia është një demokraci në zhvillim dhe në vitin 2011 kishte negociuar me Bashkimin Evropian për t'u bërë një partner i asociuar. Ligjërisht, ajo ka të drejtë të konsiderohet si një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian me kusht që ajo i plotëson standardet dhe kriteret e domosdoshme, edhe pse zyrtarisht një plan i tillë nuk ekziston në Bruksel[6][7][8][9]. Megjithatë, Qeveria e Armenisë ka ndërmend të bashkohet me Bashkimin Doganor e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë dhe të bëhet një anëtar përfundimtar i Bashkimit propozuar euroaziatike[10].


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Historia e Armenisë

Rreth viteve 850 deri 600 p.e.s, në këtë pjesë shtrihej Mbretëria e Uratur-it. Diku rreth viteve 518, Armenia është pjesë e perandorisë Perse nga e cila në luftërat e Lekës së Madh kundër persëve bije nën perandorin e tij. Dinastia e Artahide e shndërron Armenin e madhe në një Mbretëri të pavarur. Kulmi i kësaj mbretërie arrin rreth viteve 9555 p.e.s kur edhe mbretëria armene bie nën të madhin Tigran i cili e pagëzoi vetën Mbretë i mbretërve. Aleanca e tij me Mithridatët e Pontos e sjellë atë në konflikt me Romakët, lartmadhërinë e të cilëve në fund ai duhet ta pranojë. Në Mesopotami dhe Iran gjatë kësaj kohe, Parenthët ja arrijnë të vendosin familjet e tyre në udhëheqje të cilat Romakët në vitin 66 i pranojnë si prirës të këtyre vendeve.

Gjatë viteve 252-297 Sasanidët ja arrijnë që Armeninë e madhe ta kontrollojnë tërësisht. Pas fitores së Diokletianit kundër Sasamidëve më 297, armenëve ju desh të lëshonin udhëheqjen . Trdat III nga familja e Arsakidëve largoi klerikun krishterë që kishte lëshuar rrënjë nga viti 301 në Armeni. Kështu Armenia ishte shteti i parë krishterë në botë. Në vitin 301 religjioni krishteri ishte shpallur si religjion shtetërorë.

Në vitin 387 Roma dhe Persia ndajnë tokat e mbretërisë së Sasaidëve ndërmjet veti. Edhe për kundër ndarjes kultura krishtere zhvillohet edhe më tej. Kjo posaçërisht vërehet pas krijimit të alfabetit vetjakë nga Mesrob Masthoc në vitin 405.

Përderisa Sasanidët nën udhëheqjen e Jazdegerdit II provuan që religjionin zoroastikë të fusin si religjion shtetërorë në Armeni, vije deri te një kryengritje e Armenëve e cila shëndrrohet në një luftë të gjatë të udhëhequr nga kaçakët. Kjo luftë përfundon me pranimin e klerikut krishterë në vitin 484.

Në shekullin e VI, Armenia është një arenë luftimesh mes të Bizantit dhe Sasidëve. Nga 591 deri rreth viteve 640-ta Bizanti ja arrin të fusë nën kontroll pjesën më të madhe të Armenisë së madhe. Në të vërtet këto suksese të Bizantinëve përcjellën me kryengritje të shpeshta të parisë Armene.

Pas disa ndërrimeve të shpeshta në mes të arabëve dhe Bizantinëve, më në fund sundon kalifati rreth viteve 700. Në shekullin VIII-IX vije deri te kryengritjet e shumta të parisë Armene e cila ndërron familjen udhëheqëse nga Mamikonët në Bagratunët të cilët kishin edhe toka në Gjeorgji dhe kishin shtrirë ndikimin e tyre edhe në këtë pjesë.

Pas dobësimit të Kalifatit 885/886, Ashoti I ja arrin që të krijojë një mbretëri Armene e cila pranohej si nga Kalifati po ashtu edhe nga perandori i Bizantit. Ashoti II (915-928) ja arrin që luftimet për liri ti sjell në përfundim.

Në pjesën e dytë të shekullit XI, mbretëria fillon të shembet nga luftërat e brendshme. Prirësi i fundit mbytet nga bizantinët. Pas kësaj të ikurit armenë krijojnë në Kiliki në vitin 1080 një principatë të pavarur nën udhëheqjen e Rubenidëve. Këta bien në aleancë me pjesëtarë të kryqëzatës kundër Bizantit dhe turqve. Më 1342 mbretëria bie nën sundimin e katolikët të Qipros, mirëpo pas një kohe të shkurt bije nën Mamlukët e Egjiptit e pastaj nën perandorin Osmane.

Në vitin 1828 pjesa veriore e Armenisë bie nën sundimin rusë dhe pas krijimit të Bashkimit Sovjetik themelohet Republika e armenëve (1920) Xhonturqit e ardhur në fuqi më 1908, ndërmarrin më 24 Prill 1915 një aksion për arrestimin, deportimin, dhe gjenocidin e intelektualëve dhe popullsisë armene - gjenocidin armene. Më 1990 Parlamenti i Armenisë voton për shkëputje nga Bashkimi Sovjetik dhe në vitin 1991 i bashkohet Bashkësisë së Shteteve të Pavarur. Pjesa jugore e vendeve të Armenisë së vjetër gjendet nën administrimin e Turqisë.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Njësit administrative - Armenia.
Armenia template.svg

Armenia ndahet në dhjetë njësi të quajtura marzes (regjione, njëjës marz) dhe qytetin e Yerevan-ës. Secila nga 10 njësitë veçmas ka marzpet (marz - guvernatorë) të lidhur me qeverin qendrore të Armenisë.


Marz (lat./arm.) Qendra sip. pop.
Aragatsotn
Արագածոտն
Ashtarak
Աշտարակ
2,753 km² 126,278
Ararat
Արարատ
Artashat
Արտաշատ
2,096 km² 252,665
Armavir
Արմավիր
Armavir
Արմավիր
1,242 km² 255,861
Gegharkunik
Գեղարքունիք
Gavar
Գավառ
5,348 km² 215,371
Kotayk
Կոտայք
Hrazdan
Hayeren|Հրազդան
2,089 km² 241,337
Lori
Լոռի
Vanadzor
Վանաձոր
3,789 km² 253,351
Shirak
Շիրակ
Gyumri
Գյումրի
2,681 km² 257,242
Syunik
Սյունիք
Kapan
Կապան
4,506 km² 134,061
Tavush
Տավուշ
Ijevan
Իջևան
2,704 km² 121,963
Vayots Dzor
Վայոց Ձոր
Yeghegnadzor
Եղեգնաձոր
2,308 km² 53,230
Yerevan
Երևան
227 km² 1,091,235

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Gjeografia e Armenisë

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Ekonomia e Armenisë

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Demografia e Armenisë

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Kultura e Armenisë

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi

Qeveria   
Kryetari        
Parlamenti       
Ministria - http://www.armeniaforeignministry.com/         

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Armenia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Armenia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]



  1. ^ The UN classification of world regions places Armenia in Western Asia; the CIA World Factbook Armenia. The World Factbook. CIA. Arkivuar nga Origjinali në 10 Tetor 2010. Vizituar në 2 Shtator 2010. Armenia. National Geographic. , Armenia. Encyclopædia Britannica. and Oxford Reference Online Oxford Reference. Oxford Reference Online. Vizituar në 20 Tetor 2012. also place Armenia in Asia.
  2. ^ (Nina Garsoïan: ed. R.G. Hovannisian (Hrsg.): Armenian People from Ancient to Modern Times, S. Volume 1, p.81, Palgrave Macmillan 1997 ).
  3. ^ René Grousset: Histoire de l'Arménie, 1984, Payot 1947 . Estimated dates vary from 284 to 314. Garsoïan (op.cit. p.82), following the research of Ananian, favours the latter.
  4. ^ The republic has separation of church and state
  5. ^ The Constitution of the Republic of Armenia, Article 8.1. President.am. Arkivuar nga Origjinali në 20 Dhjetor 2010. Vizituar në 30 Dhjetor 2010.
  6. ^ How Armenia Could Approach the European Union (PDF). Vizituar në 12 Mars 2013.
  7. ^ EUROPA – Press Releases – EU launches negotiations on Association Agreements with Armenia, Azerbaijan and Georgia. Europa (web portal) (15 Korrik 2010). Vizituar në 21 Shtator 2011.
  8. ^ Armenia-EU association agreement may be concluded shortly | Armenia News –. News.am. Vizituar në 21 Shtator 2011.
  9. ^ 3rd PLENARY ROUND OF THE EU-ARMENIA NEGOTIATIONS ON THE ASSOCIATION AGREEMENT. Ec.europa.eu (15 Dhjetor 2010). Vizituar në 28 Gusht 2012.
  10. ^ Armenia To Join Russian-Led Customs Union. Radio Free Europe/Radio Liberty. 3 September 2013. Retrieved 13 September 2013.