Perandoria Osmane
|
Perandoria Osmane
دَوْلَتِ عَلِيّهٔ عُثمَانِیّه Devlet-i Âliyye-i Osmâniyye |
|||
|
|||
|
Moto: دولت ابد مدت |
|||
|
Himni |
|||
| Perandoria Osmane në vitin 1683 | |||
| Emri i plotë | Shteti Sublim Osman | ||
|---|---|---|---|
| Gjuha zyrtare | Turko-otomane (e shkruar me alfabet arab), | ||
| Gjuhë të folura | Shqip, arabisht, greqisht, armenisht, hebraisht, rusisht, serbisht etj. | ||
| Kryeqyteti | Söğüt (1302–26) Bursa (1326–65) Edirne (1365–1453) Konstandinopoja (1453–1922)[1][2] |
||
| Valuta | Akçe, Para, Kuruş, Lira, Sultanî | ||
| Forma e qeverisjes | Kalifat | ||
| Statusi | Perandori | ||
| Popullsia | ~30-35.000.000 ban. (1600) ~35.350.000 ban. (1856) |
||
| Sipërfaqja | ~4.800 km² (1299) ~5.200.000 km² (Shekulli XVI) |
||
| Themelimi | 1299 | ||
| Qeverisja e ndërmjetme | 1402–1414 | ||
| Republika e Turqisë | 29 tetor, 1923 | ||
Perandoria Osmane (1299 - 1923), është shteti paraardhës i Republikës së Turqisë së sotme dhe një nga perandoritë më të mëdha të historisë. Përfshinte 22,9 milion km² në majë të lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake. Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit.
- Kryeqyteti : Stambolli (Konstandinopoja)
Shekujt XVI dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk.
Përmbajtja |
Shtrirja Gjeografike[redakto]
Historia[redakto]
Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII[redakto]
Anglia e udhëhequr nga qëllimet e saj në luftën kundër shteteve të tjera evropiane, filloi të mbështesë shtetin osman dhe të ndikojë në politikën e tij të jashtme. Në sajë të ndihmës së vërtete, osmanët në vitin 1645 morën nga venecianët ishullin e Kretës, qendrën e rëndësishme tregtare në Mesdhe.
Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIX[redakto]
Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX[redakto]
Ngjarjet në shek. XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën mbrojtje popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.
Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-XIX[redakto]
Në vitet 30-40 të shek XVIII], krahas varësisë ekonomike filloi dhe rritja e ndikimit politik të shteteve evropiane në shtetin osman. Në këtë periudhë u ashpërsuan edhe më shumë kontradiktat midis shteteve evropiane për Perandorinë Osmane. Nga një vend që e kërcënonte Evropën në shek XVI, shteti osman ishte kthyer në një objekt për diskutim.
Kriza Lindore[redakto]
Kriza lindore është emri i konfliktit mes Perandorisë Osmane dhe Evropës që rezultoi në ndryshimin e kufijve të vendeve Evropiane midis të cilave dhe Perandoria Osmane.
Perandoria Osmane në shek. XIX-XX[redakto]
Fuqitë e Mëdha vazhdonin të ndërhynin në punët e brendshme të shtetit osman për shumë probleme. Një nga këto ishte çështja greke. Anglia nuk dëshironte luftën e Rusisë kundër shtetit osman. Qeveria angleze dhe ruse nënshkruan një protokoll të ashtuquajtur protokolli i Petërburgut (4 janar 1826).
Bibliografia[redakto]
- Marre nga PETRIKA THENGJILLI "Historia e Perandorisë Osmane" Tiranë 1997, fq. 177-197
Referenca[redakto]
- ^ The Encyclopædia Britannica, Vol.7, Edited by Hugh Chisholm, (1911), 3; Constantinople, the capital of the Turkish Empire...
- ^ Britannica, Istanbul:When the Republic of Turkey was founded in 1923, the capital was moved to Ankara, and Constantinople was officially renamed Istanbul in 1930.
Lidhje të jashtme[redakto]
| Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

