Lindja e Mesme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lindja e mesme
Naher Osten historisch - Osmanisches Reich 1830-1923.gif

Lindja e mesme është nënkontinent me kufij të papërcaktuar qartë dhe sinonim për "Lindjen e Afërt", e kundërt me "Lindjen e Largët". Termi "Lindja e Mesme" u popullarizua rreth vitit 1900Britaninë e madhe; ka përkufizim të lëkundshëm, por tradicionalisht përfshin shtetet e Azisë Perëndimore dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

Historia e Lindjes së Mesme daton nga koha e lashtë. Gjatë gjithë historisë së saj, Lindja e Mesme ka qenë qendër kryesore për marrëdhëniet botërore. Gjithashtu, është edhe origjina gjeografike e tri feve kryesore—Judaizmit, Krishterimit, dhe Islamit. Lindja e Mesme ka klimë kryesish të thatë dhe mjaft të nxehtë, ndërsa disa lumenj kryesorë mundësojnë ujitje për zhvillimin e bujqësisë në zona me burime të kufizuara uji. Shumë shtete që gjenden rreth Gjirit Persik kanë sasi të mëdha të naftës së papërpunuar. Në kohët moderne, Lindja e Mesme mbetet një rajon i ndjeshëm në aspekte strategjike, ekonomike, politike, kulturore dhe fetare.

-Popullsia-

Ne veri banojne azeret, armenet,kurdet,perset dhe shume grupe te tjera . Pjesa jugore eshte homogjene;kudo mbizoterojne gjuha dhe kultura arabe . Popullsia e pergjithshme 200 milione banore . Dendesia mesatare eshte 28 b/km katrore. Pjesa me e madhe e popullsise eshte vendosur ne fushen e Mesopotamise , ne rrafshnalten e Iranit dhe prane brigjeve te Gjirit Persik . Qytetet me te medha : Teherani , Bagdadi . Ne qytete jetojne 70% e popullsise. - Vecorite e zhvillimit ekonomik - Drejtimi kryesore i ekonomise ka qene ai bujqesore , por kushtet e favorshme kane bere qe te mos kete zhvillim te mire . Lindja e Mesme ze vendin e pare ne bote per rezervat e naftes .