Afrika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Afrika

LocationAfrica.png

Sipërfaqja 30.221.532 km²
Popullata 922.011.000[1] (2005, 2ta)
Dendësia 30.51/km²
Shtetet
Varësitë
Demonimi Afrikan(e)
Gjuhët Gjuhët Afrikane dhe shumë tjera
Zonat Kohore UTC-1 (Cape Verde) tek UTC+4 (Mauritius)

Afrika është njëri nga kontinentet e rruzullit tokësor. Përndryshe është i njohur edhe si kontinenti i zi. Origjina e emrit Afrikë vjen nga gjuha berberë të cilët janë popull kavkasoid i Afrikës veriore. Romakët e vjetër e kanë shfrytëzuar emrin Afrika terra — "toka Afra" (nga "Afer") — pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Vetë prejardhja e emrit Afrika ka shumë kuptime : nga fenikaset afar (pluhuri), greqisht aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe latinisht aprica (me diell).

Ajo shtrihet në të dy anët e Ekuatorit gati tërësisht në brezin e nxehtë midis 37° të gjerësisë gjeografike veriore, 34° të gjerësisë gjeografike jugore, 17° në gjatësi perëndimore dhe 49° të gjatësisë gjeografike lindore.

Relievi[redakto | redakto tekstin burimor]

Harta e relievit

Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes. Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene.

Në fizionominë primare, Afrika paraqitet si një rrafshnaltë e degëzuar, ku shndërrohen pllajat dhe ultësirat (pellgjet dhe luginat). Siç është theksuar, malet e larta dhe pllajat përfshijnë sipërfaqe të mëdha në të gjitha anët e kontinentit. Malet më të larta janë ato në lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me lartësi 5895 m. Poashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi, Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas, të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet). Dukja dhe fizionomia morfologjike (sidomos Atllasi Tel-Rif) është e ngjashme me ato të vargmaleve të Evropës Jugore, të krijuara në epokën terciare dhe kvarternere.

Zona e lartë përbëhet prej 2 rrafshnaltave kryesore : Rrafshnalta e Afrikës Lindore dhe Rrafshnalta Jugafrikane.

Rrafshnalta e Afrikës Lindore ka një sipërfaqe prej 4 milionë km² dhe përbëhet prej tri tërësive tjera : Rrafshnalta Etiopiko-somaleze, Somaleze dhe Liqenore. Rrafshnalta Jugafrikane ka 4,5 milionë km². Në të gjithashtu bën pjesë shkretëtira Kallahari.

Zona e ulët përbëhet nga këto tërësi : Lugina e Nilit, Shkretëtira e Saharasë dhe Pellgu I Kongos.

Atllasi[redakto | redakto tekstin burimor]

Malet Atllas janë malet e vetme të reja në Afrikë. Përafërsisht përfshijnë një sipërfaqe prej 800 000 km².

Shtrihen në veriperëndim të Afrikës (Magreb). Janë të gjata afër 2000 km.

Përbëhen nga disa tërësi morfologjike : Atllasi i lartë (maja Tubkal 4165 m), Atllasi gëlqerorë (Xhebel Ores në Kabili), Anti Atllasi kristalor, por me majën vullkanike Sirua (3300 m), Atllasi Tel-Rif, në veri përgjatë bregdetit mesdhetar, Atllasi i mesëm (i lartë 3000 m), në jug të Rifit, paraqet ujëndarësin në mes oqeanit Atlantik dhe detit Mesdhe.

Pjesa perëndimore e Atllasit, e paraqitur si rrafshnaltë, quhet Mezeta marokene. Në këtë pjesë kalon gradualisht në Sahara. Kjo është zonë e shotëve (Hodna) ose të sebkave, liqeneve të njelmëta nga janë ose të përhershme ose të përkohshme, varësisht nga kushtet natyrore të mjedisit gjeografik ku janë krijuar.

Shkretëtira e Saharasë[redakto | redakto tekstin burimor]

Sahara është shkretira e dytë për nga madhësia pas Antarktikut në botë, me 9 000 000 km² e cila gjendet në veri të Afrikës. Sipërfaqja e Saharasë është përafërsisht sa 50 shtetet e SHBA-ve. Emri i Saharës rrjedh nga fjala arabe (arab. صحراء), që do të thotë shkretëtirë.

Sahara, ashtu çfarë është sot ekziston që 3.500 vjet. Mendohet se në Sahara shumë kohe më parë kanë qënë lumenj dhe mendohet se janë ende nën rerën e kësaj shkretëtire. Mendohet se rezervat e saj nëntokësore janë rreth 15 miliardë km³ ujë. Kohët e fundit shtetet më të zhvilluara si Libia kanë filluar ta përdorin këtë ujë.

Aty ka pak oaza në krahasim me sipërfaqen. Oaza më e madhe në Afrikë është lugina e lumit Nil.

Në mes të saj shtrihen malet Ahagar dhe Tibesti.

Sudani (Zona e Sahelit)[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtrihet mes Saharasë në veri dhe savaneve në jug dhe Oqeanit Atlantik në perëndim dhe Detit të Kuq në lindje. Ka rreth 3 milion km². Ka lartësi mbidetare 200-400 m. Reshjet mesatare vjetore në jug janë rreth 600 mm kurse neveri zvogëlohen dhe janë rreth 200 mm.

Popullsia zezake aty ndahet në dy grupe : sudanitë dhe bantuidë. Ndodhet tek shtetet : Senegal, Mauritania, Mali, Burkina Faso, Niger, Nigeria, Çad, Sudan, Somalia, Etiopia, Algjeria dhe Eritrea.

Baseni i Kongos[redakto | redakto tekstin burimor]

Baseni i Kongos ndodhet rreth lumit Kongo (Zaire), në Afrikën ekuatoriale. Ka një sipërfaqe prej 3,7 milionë km². Këtu rriten pyjet tropikale, me bimësi të rrallë dhe të vrullshme.

Baseni përfundon në Gjirin e Guinesë, ku derdhet lumi Kongo (Zaire). Ka klimë tropikale dhe ekuatoriale me dy sezone : Sezoni me reshje dhe Sezoni i thatë me temperatura të larta.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Përshkak të shtrirjes së saj në të dy anët e ekuatorit, rreth 80 % e territorit të Afrikës ka klimë të nxehtë. Në formimin e klimës ndikojnë gjithashtu tiparet e relievit, rrymat oqeanike, shtrirja e gjerë tokësore e Afrikës në veri të ekuatorit, erërat e ndryshme etj. Ngritja e pjesëve anësore të kontinentit e kufizon ndikimin e detit në klimën e pjesëve të mbrendshme.

Afrika ka 4 lloje të klimës : ekuatoriale, sub-ekuatoriale, tropikale dhe sub-tropikale.

Klima ekuatoriale shtrihet përreth ekuatorit, deri në 5º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Ka reshje të shumta : 2000 - 2500 mm në vit. Temperatura është e njëjtë gjatë tërë vitit : rreth 25 °C. Pra, ka verë të përhershme.

Klima sub-ekuatoriale shtrihet mbi klimën ekuatoriale. Shtrihet deri në 20º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Reshjet gjatë vitit sillen rreth 2000 mm në vit. Ka dy stinë : stinën e freskët me lagështi (vera) dhe stinën e thatë e me diell (dimri). Temperaturat e ditës janë shumë më të ngrohta sesa ato të natës.

Klima tropikale ndikon në viset më lart se klima sub-ekuatoriale. Aty ndikojnë monsunet (erëra që shkaktohen nga ngrohja e ndryshme e masave tokësore dhe ujore). Kemi monsunin veror me lagështi dhe atë dimëror me thatësi. Monsuni veror ka shumë reshje prandaj ka shumë mundësi që gjatë asaj periudhe lumenjtë të vërshojnë dhe shkaktojnë shumë dëme. Temperaturat janë të larta.

Klima sub-tropikale mbizotëron në viset më veriore dhe më jugore të kontinentit. Kjo ndryshe quhet klima mesdhetare sepse mbizotëron në vendet që ndodhen në brigjet e Mesdheut. Temperatura mesatare vjetore është 18 °C. Këtu mbizotërojnë katër stinë : pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Temperatura maksimale është shënuar në Al-Azizi (Libi) 58 °C.

Temperatura minimale është shënuar në Ifranë (Maroku)– 24 °C.

Maksimumi i të reshurave janë arritur në Kepiun Debunsha (Kamerun) 10 290 mm.

Minimumi i të reshurave janë shënuar në Uadin Halfa (në Sudan) 2,5 mm.

Hidrografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Afrika ka një rrjet të pasur me lumenj dhe liqene. Shpërndarja e lumenjve dhe e liqeneve nuk paraqitet e njëjtë. Pjesa më e madhe e lumenjve të Afrikës, si : Kogo, Nigeri, Oranzhi dhe Senegali, derdhen në Oqeanin Atlantik, lumi Zambezi dhe Limpopo derdhen në Oqeanin Indian dhe lumi NilDetin Mesdhe. Kjo ndodhë sepse sipërfaqja e Afrikës më tepër është e pjerrët (anon) nga ana e Oqeanit Atlantik.

Gjithashtu Afrika është e pasur me shumë liqene ku mund të përmendim liqenet : Viktoria, Tanganika, Njasa, i Albertit etj. Liqeni më i madh me sipërfaqe është Viktoria me 68.800 km². Liqeni më i thellë është Tanganika me 1470 m.

Bimësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kontinenti afrikan ka bimësi të zhvilluar. Zonat bimore janë : zona e bimësisë mesdhetare, shkretinore, savanet, stepat dhe pyjet e lagështa ekuatoriale.

Në Afrikë ka shumë liqene shkretinore (shote) të përhapura kryesisht në pjesën veriperëndimore të kontinentit. Në pjesën jugore të Saharasë shtrihet LIQENI i CADIT, sipërfaqja e të cilit ndryshon nga 11 000 - 22 000 km².

Kryeradhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Fauna[redakto | redakto tekstin burimor]

Kontinenti i Afrikës shquhet me një faune të pasur ka gjarpërinj helmues nder me të medhenjetit në botë ka, luana, tigra, deve, makusha. Kontinenti i Afrikës është i pasur edhe me majmun, gjirafa, ka edhe luan, etj.

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së Afrikës deri vonë ka qenë e panjohur, dhe e njëanshme sepse kolonialistët nuk janë marrë me studimin e këtyre problemeve.

Afrika ka një popullatë prej 922.011.000 (2005). Aty popullsia ndahet në dy grupe : negroide dhe jonegroide.

Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.

Popullsia jonegroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe semitë.

Honka ma e mira

Territoret dhe rajonet afrikane[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendet e shënuara në këtë tabelë janë në bazë të skemës të marrë nga OKB-ja për rajonet.

RajonetAfrikë: ██ Afrika veriore ██ Afrika perëndimore ██ Afrika qendrore ██ Afrika lindore ██ Afrika jugore
Harta politike
]
Emrat e rajoneve[2] dhe
territoret, me Flamuj
Sipërfaqja
(km²)
Popullsia
(1 korrik 2002 llog.)
Denduria
(për km²)
Kryeqyteti
Afrika lindore:
Flag of the British Indian Ocean Territory.svgTerritori Britanik në Oqeanin Indian 60 ~3.500 58,3 None
Flag of Burundi.svg Burundi 27.830 6.373.002 229,0 Bujumbura
Flag of the Comoros.svg Komoros 2.170 614.382 283,1 Moroni
Flag of Djibouti.svg Xhibuti 23.000 472.810 20,6 Xhibuti
Flag of Eritrea.svg Eritrea 121.320 4.465.651 36,8 Asmara
Flag of Ethiopia.svg Etiopia 1.127.127 67.673.031 60,0 Addis Ababa
Flag of Kenya.svg Kenia 582.650 31.138.735 53,4 Nairobi
Flag of Madagascar.svg Madagaskar 587.040 16.473.477 28,1 Antananarivo
Flag of Malawi.svg Malevia 118.480 10.701.824 90,3 Lilongwe
Flag of Mauritius.svg Mauritius 2.040 1.200.206 588,3 Port Louis
majote (Francë) 374 170.879 456,9 Mamoudzou
Flag of Mozambique.svg Mozambiku 801.590 19.607.519 24,5 Maputo
Reunioni (Franca) 2.512 743.981 296,2 Saint-Denis
Flag of Rwanda.svg Ruanda 26.338 7.398.074 280,9 Kigali
Flag of Seychelles.svg Sejshelli 455 80.098 176,0 Viktoria
Flag of Somalia.svg Somalia 637.657 7.753.310 12,2 Mogadishu
Flag of Tanzania.svg Tanzania 945.087 37.187.939 39,3 Dodoma
Flag of Uganda.svg Uganda 236.040 24.699.073 104,6 Kampala
Flag of Zambia.svg Zambia 752.614 9.959.037 13,2 Lusaka
Flag of Zimbabwe.svg Zimbabveja 390.580 11.376.676 29,1 Harare
Afrika qendrore:
Flag of Angola.svg Angola 1.246.700 10.593.171 8,5 Luanda
Flag of Cameroon.svg Kameruni 475.440 16.184.748 34,0 Yaoundé
Flag of the Central African Republic.svg Republika e Afrikës Qendrore 622.984 3.642.739 5,8 Bangui
Flag of Chad.svg Çadi 1.284.000 8.997.237 7,0 N'Djamena
Flag of the Republic of the Congo.svg Kongo 342.000 2.958.448 8,7 Brazzaville
Flag of the Democratic Republic of the Congo.svg RD e Kongos 2.345.410 55.225.478 23,5 Kinshasa
Flag of Equatorial Guinea.svg Guineja Ekuatoriale 28.051 498.144 17,8 Malabo
Flag of Gabon.svg Gaboni 267.667 1.233.353 4,6 Libreville
20px Sao Tome dhe Principe 1.001 170.372 170,2 São Tomé
Afrika veriore:
Flag of Algeria.svg Algjeria 2.381.740 32.277.942 13,6 Algiers
Flag of Egypt.svg Egjipti[3] 1.001.450 70.712.345 70,6 Cairo
Flag of Libya.svg Libia 1.759.540 5.368.585 3,1 Tripoli
Flag of Morocco.svg Maroku 446.550 31.167.783 69,8 Rabat
Flag of Sudan.svg Sudani 2.505.810 37.090.298 14,8 Khartoum
Flag of Eritrea.svg Eritrea 121.320 4.465.651 36,8 Asmara
Flag of Ethiopia.svg Etiopia 1.127.127 67.673.031 60,0 Addis Ababa
Flag of Tunisia.svg Tunizia 163.610 9.815.644 60,0 Tunis
Flag of the Sahrawi Arab Democratic Republic.svg Saharaja Oksidentale (Maroku)[4] 266.000 256.177 1,0 El Aaiún
Territore të shteteve Evropiane në Afrikë:
Flag of the Canary Islands.svg Ishujt Kanare (Spanja)[5] 7.492 1.694.477 226,2 Las Palmas de Gran Canaria,
Santa Cruz de Tenerife
Flag Ceuta.svg Ceuta (Spanja)Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme;

emra të pavlefshëm, p.sh. shumë

20 71.505 3.575,2
MadeiraFlag.png Ishujt Madeira (Portugalia)[6] 797 245.000 307,4 Funchal
Flag of Melilla.svg Melilla (Spanja)Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme;

emra të pavlefshëm, p.sh. shumë

12 66.411 5.534,2
Afrika jugore:
Flag of Botswana.svg Botsvana 600.370 1.591.232 2,7 Gaborone
Flag of Lesotho.svg Lesoto 30.355 2.207.954 72,7 Maseru
Flag of Namibia.svg Namibia 825.418 1.820.916 2,2 Windhoek
Flag of South Africa.svg Afrika e Jugut 1.219.912 43.647.658 35,8 Bloemfontein, Cape Town, Pretoria[7]
Flag of Swaziland.svg Suazilandia 17.363 1.123.605 64,7 Mbabane
Afrika perëndimore:
Flag of Benin.svg Benini 112.620 6.787.625 60,3 Porto-Novo
Flag of Burkina Faso.svg Burkina Faso 274.200 12.603.185 46,0 Ouagadougou
Flag of Cape Verde.svg Kepi i Gjelbër 4.033 408.760 101,4 Praia
Flag of Côte d'Ivoire.svg Bregu i Fildishtë 322.460 16.804.784 52,1 Abidjan, Yamoussoukro[8]
Flag of The Gambia.svg Gambia 11.300 1.455.842 128,8 Banjul
Flag of Ghana.svg Gana 239.460 20.244.154 84,5 Accra
Flag of Guinea.svg Guinea 245.857 7.775.065 31,6 Conakry
Flag of Guinea-Bissau.svg Guinea Bisau 36.120 1.345.479 37,3 Bissau
Flag of Liberia.svg Liberia 111.370 3.288.198 29,5 Monrovia
Flag of Mali.svg Mali 1.240.000 11.340.480 9,1 Bamako
Flag of Mauritania.svg Mauritania 1.030.700 2.828.858 2,7 Nouakchott
Flag of Niger.svg Nigeri 1.267.000 10.639.744 8,4 Niamey
Flag of Nigeria.svg Nigeria 923.768 129.934.911 140,7 Abuja
Flag of Saint Helena.svg Shën Helena (BM)
(së bashku me Ishujt Askension dhe Tristan da Cunha)
410 7.317 17,8 Jamestown
Flag of Senegal.svg Senegali 196.190 10.589.571 54,0 Dakar
Flag of Sierra Leone.svg Sierra Leone 71.740 5.614.743 78,3 Freetown
Flag of Togo.svg Togo 56.785 5.285.501 93,1 Lomé
Total 30.305.053 842.326.984 27,8

Afrika shtrihet në brezat e nxehte klimatik (ekuatorial, tropik, subtropik) Afrika ndahet në pesë regjione : Afrika Veriore (perfshin Shkretetirat) Afrika Perendimore (perfshin Xhunglat) Afrika Qendrore (perfshin Xhungla dhe Savane) Afrika Lindore (perfshin Mealet dhe liqenet Afrikane) Afrika Jugore (perfshin lumejt dhe rrafshlartat)

Shiko dhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "World Population Prospects: The 2006 Revision" United Nations (Department of Economic and Social Affairs, population division)
  2. ^ Rajonet kontinentale UN categorisations/map.
  3. ^ Egjipti merret si vend që shtrihet në dy kontinente, në Afrikën veriore dhe Azinë perëndimore .
  4. ^ Saharaja Oksidentale kontrollohet nga Maroku.
  5. ^ Ishujt Kanare Spanjolle, gjegjësisht ishulli Las Palmas de Gran CanariaSanta Cruz de Tenerife që janë kryeqytete koperative konsiderohen pjesë të Afrikës veriore për shkak të afërsisë me Marokun. Të dhënat janë nga viti 2001 .
  6. ^ Ishujt Madeira janë Portugueze por konsiderohen si pjesë e Afriksës veriore, gjegjësisht Marokut. Të dhënat e janë nga viti 2001 .
  7. ^ Bloemfontein është kryeqytet juridik i Afrikës së Jugut, ndërsa Cape Town selia legjistative, dhe Pretoria seli administrative.
  8. ^ Yamoussoukro kryeqyet zyrtar i Bregut Fildishtë, ndërsa Abidjan është de facto qendra e pushtetit.