Burkina Faso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Burkina Faso
Flag of Burkina Faso.svg Emblema - Burkina Faso
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Unité, Progrés, Justice
Vendndodhja - Burkina Faso

Burkina Faso , gjithashtu njihet si Burkina, është një vend kontinental në Afrikënn perëndimore. Kufizohet me gjashtë shtete : Malin në veri , Nigerinë në lindje, Beninin në jug-lindje, Togon dhe Ganan në jug, dhe Bregun e Fildishtë në jup-perëndim. Dikur e quajtur Republika e Voltës së Epërme, u riemërua më 4 Gusht, 1984, nga Presidenti Thomas Sankara , Burkina Faso do të thotë : "toka e njerëzve në veri-lindje" në gjuhën Moré dhe Dioula, gjuhët kryesore vandase. "Burkina" mund të përkthehet "burrat e nderit" kurse "Faso" mund të përkthehet në "shtëpia e babait". Pavarsinë nga Franca e fitoi më 1960. Jostabiliteti Qeveritar gjatë viteve 70' dhe 80' u përcoll nga zgjedhjet shumëpartiake më 1990. Qindra mijëra fshatarë migrojnë në jug në Bregun e Fildishtë dhe Ganan, në kërkim të punësimit . Banorët e Burkina Fasos njihen si Burkinabé (shqip: Burkinas).

Përmbajtja

Historia[redakto]

Artikulli kryesor Historia e Burkina Fasosë

Burkina Faso (ish-Volta e epërme) ka fituar pavarësinë nga Franca në vitin 1960 e cila u përcoll nga vargu i puçeve ushtarake të viteve 1970 e 1980-të të cilat përfundojnë me zgjedhjet shumë partiake në fillim të viteve 1990-të. Dendësia e madhe e popullsisë dhe pasurit e vogla natyrore na pasqyrojnë më së miri ekonomin e varfër të këtij vendi për shumicën e popullsisë.

Politika[redakto]

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Kushtetuta e 2 Gushtit, 1991 themeloi një Qeveri gjysëm-presidenciale me një Parlament i cili mund të shpërbëhet nga President i Republikës, i cili zgjidhet për një mandat 7-vjeçar . Sidoqoftë, në vitin 2000 një ndryshim kushtetues reduktoi mandatin e presidentit nga shtatë në pesë vjet, i cili u zbatua në zgjedhjet e vitit 2005. Një tjetër ndryshim do të kishte ndaluar rizgjedhjen e presidentit Blaise Compaoré. Sidoqoftë, në Tetor 2005 këshilli kushtetues deklaroi se meqë Compaoré ishte president në vitin 2000, ndryshimi nuk do të prekte atë deri në përfundim të mandatit të dytë të tij. Kjo i hapi rrugë kandidimit të tij në zgjedhjet e 2005-tës . më 13 Nëntor, Compaoré u rizgjodh shkaku i një lumë votash ndaj opozitës së ndarë.

Parlamenti përbëhet nga dy dhoma: Dhoma e Ulët (l'Assemblée Nationale) dhe e Lartë (la Chambre des Représentants). Gjithashtu ka edhe një dhomë kushtetuese të përbërë nga dhjetë anëtarë dhe një këshill social ekonomik.

Njësit administrative[redakto]

Artikulli kryesor Njësit administrative
Regjionet e Burkina Fasos.

Burkina Faso ndahet në trembëdhjetë regjione, katërdhjetëepesë krahina , dhe 301 komuna. Këto regjoine janë:

Gjeografia[redakto]

Artikulli kryesor Gjeografia e Burkina Fasosë

Sipërfaqja e Burkina Faso-së është 274,200 km2, 400 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13 00 V, 2 00 P.

Kufi i Burkina Faso-së është 3,193 km i gjatë.

Klima në Burkina Faso është tropike e ngrohtë me thatësira në dimër dhe lagështi në verë.

Pjesa më e madhe e relievit të Burkina Faso-së është teren i rrafshët i parregullt, ngritje valore dhe shkëmborë në pjesën perëndimore e jug-lindore të vendit. Pika më e ultë e relievit (200m) është përgjatë lumit Mouhoun (ang.:Black Vota) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në vendin e quajtur "Tena Kourou" (ang.:Tena Kourou).

Ekonomia[redakto]

Artikulli kryesor Ekonomia e Burkina Fasosë

Trazirat e fundit në Gana dhe në Bregun e Fildishtë kanë vështirësua gjendjen ekonomike të bujqve sezonal që zakonisht punonin në këto vende fqinje.

Demografia[redakto]

Artikulli kryesor Demografia e Burkina Fasosë
Sheshi Kombet e Bashkuara në Ouagadougou, Burkina Faso
Pusi Sala

Burkina Faso ka një mesatare të jetesës në lindje nën 50 vjet. Mosha mediane e banorëve të saj është nën 17.

Rritja e popullsisë: 3.00% (2006)

Popullsia është e përqendruar në jug in the south dhe qendër të vendit, ndonjëherë kalon dendësinë prej 48 banore/km². Dendësia e madhe shkakton migrimet vjetore të qindra mijëra njëzve për punësime sezonale.

Feja[redakto]

Rreth 50 % e popullatës janë Mysliman ; Të krishterë janë rreth 30 % dhe ndjekësit e feve tradicionale afrikane përbëjnë rreth 20 %.

Kultura[redakto]

Artikulli kryesor Kultura e Burkina Fasosë

Lidhje të jashtme[redakto]

 Commons: Burkina Faso – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Burkina Faso – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria  :
  • Kryetari  :
  • Parlamenti  :
  • Ministria  :