Republika e Afrikës Qendrore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republique Centrafricaine
Flamuri Afrika Qendrore S.png Emblema - Republika e Afrikës Qendrore
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Unité, Dignité, Travail
Vendndodhja - Republika e Afrikës Qendrore

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikanë, në Afrikën ekuatoriale. Në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga sateliti

Vendi ndodhe (pjesa më e madhe e tij) në një lartësi mbidetare deri në 1.420 m mbi nivelin e deti. Në veri mbizotëronë më tepër një klimë e ngjashme me klimën e shkretirës ndërsa në jug klima ekuatoriale me reshje të shiut nga muaji mars deri në tetor.

Vargmalet e dendura tropike në jug të vendit është vendstrehimi më i largët i gorillave dhe elefantëve. Megjithatë pjesa më e madhe e vendit karakterizohet me luginat të bleruara dhe me pyje jo të dendura. Kafshët vendase më të shpeshta që popullzojnë pjesën më të madhe të vendit janë: elefantët, majmunët, antilopat, buallicat, zogj që rrallë hasen në natyrë, sikurse kali i Nilit që popullzojnë ujërat e vendit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë vend u vendosen popujt Bantu dhe Azande si pasojë e tregtisë së skëlavëve nga Sudani. Që nga ajo kohë deri te kolonizatorët francezë të cilët e zgjeruan ndikimin e tyre dhe më 1960 ky vend shpallet si shtet i pamvarur.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe listën e qyteteve të Afrikës Qendrore

Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një krye-rreth (ang. Distrikt).

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lakorja e rritjes së popullsisë

Banorët vendas Pygmenët po thuajse janë zhdukur tërësisht. Në jug dominojnë fisi Ngala (Gbakka, Lissongo) i popullatës së quajtur Bantu. Në veri banojnë popullata e quajtur Sara dhe ajo nilotite Runga dhe në lindje popujt Azande. Në pjesë të xhunglës mund të hasen edhe anëtarë të banorëve të vjetër Pygmen. Po ashtu në këtë vend janë të vendosur disa mijëra evropianë shumica e tyre francezë të cilët zakonisht jetojnë në qendrat e urbanizuara. Përderisa pjesa e savanës dhe xhunglës po thuaj se janë të pa popullarizuara, për anash rrjedhave të lumenjve janë vendosur shumica e popullsisë.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Më pakë se një e treta e tokës përdoret për bujqësi e cila kryesisht kultivohet për përmbushjen e kërkesave vendase. Ndër produktet që eksportohen janë kikirikat, mëndafshi, kafja dhe frutat e palmës.

Si ushqim themelorë përdoret orizi.

Pasurit natyrore më të rëndësishme janë Diamant, të cilët eksportohen legalisht por më shumë tregtohen në tregun e zi.

Për transportimin e mallrave rëndësi të veçantë ka lumi Ubangi, pasi që rrjeti rrugorë gjatë kohës së reshjeve vërshohet dhe bëhet i pamundshëm për transportim.

Shërbim shoqërorë (social) po thuaj se nuk ekzistonë fare. Sëmundja më e madhe është vetë rrjeti i shërbimit shëndetësorë i cili kundër sëmundjeve që e kaplojnë vendin është i pafuqishëm. Sëmundjet më të përhapura janë Malaria, Lija, SIDA.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuhë zyrtare është frengjishtja, ndërsa si zakonisht në vende të Afrikës fliten edhe gjuhët tjera nga popullata ndër të cilat dallohen gjuhët e fiseve si Sango, pastaj gjuhë të ndryshme Ubangi dhe gjuha e fulfude si gjuhë e një popullate të quajtur Fulbë.

Më shumë se gjysma e popullsisë i takojnë religjionit indigjen, një çerek i popullsisë mbahet për katolikë dhe pjesa tjetër janë myslimanë. Edhe për kundër shkollimit (fillestarë) të detyrua, shkalla e analfabetizmit është shumë e lartë, mbi 60 për-qindë. Universiteti i parë është hapur në viti 1970 në Bangui.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Afrika Qendrore – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Afrika Qendrore – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]