Organizata e Kombeve të Bashkuara
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Organizata e Kombeve të Bashkuara (shkurt: OKB), është një organizëm i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e këtij organizmi është në Gjenevë, ndërsa aktivitet i zhvillon kryesisht në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA.
Sekretar i përgjithshëm herën e fundit është zgjedhur Ban Ki-moon.
OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Rusia dhe Franca) dhe kjo organizatë zëvendësoj Ligën e Shteteve e cila ishte formuar në vitin 1919, por nuk u tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore. Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania, Japonia etj. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. Sot OKB ka 192 shtete anëtare.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Struktura e sistemit
- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Nju Jork
- Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Gjenevë
- Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së
- Këshilli i Mirëbesimit i OKB-së
- Sekretariati i OKB-së
- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Hagë
[redaktoni] Asambleja e Përgjithshme
Të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë të përfaqësuara ne Asamblenë e Përgjithshme. Ky organ seancat i mban të rregullta nga shtatori deri në dhjetor dhe në të diskutohen problemet e ndryshme globale. Vendimet e rëndësishme te cilat merren ne Asamblenë e Përgjithshme duhet të vendosen nga 2/3 e shumicës kurse ato më pak të rëndësishme vendosen me sistemin 50%+1 dhe çdo anëtare ka të drejtën e një vote. Të gjitha vendimet e këtij organi njihen si Rezoluta.
[redaktoni] Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar 1946. KS mund të përdor edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.
[redaktoni] Këshilli Ekonomik dhe Social
Këshilli Ekonomik e Social është përgjegjës për problemet ekonomike, sociale, kulturore, humanitare për të gjithë komunitetin botëror. Veprimtaria e tij zhvillohet për vendet më pak të zhvilluara përmes organeve të specializuara të OKB, si: UNDP (Program për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara), UNHCR (Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), UNICEF (Fondacioni Ndërkombëtar i Fëmijëve në nevojë), UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturën).
[redaktoni] Këshilli i Kujdestarisë
[redaktoni] Sekretariati
Sekretariati përbëhet nga Sekretari i Pergjithshëm e sekretarët e tjerë dhe ndjek veprimtarine e gjithë organeve të tjera. Sekretariati zgjidhet një here në çdo pesë vjet nga Asambleja mbi bazën e propozimit te Këshillit të Sigurimit
[redaktoni] Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Gjykata ndërkombëtare e ka qendrën në Hagë dhe përbëhet nga 15 gjyqëtarë që zgjidhen nga Asambleja. Si organ juridik, OKB ka detyrë të vendosë për probleme te ndjeshme.
[redaktoni] Shiko dhe këtë
|
Ban Ki-moon, |
Kofi Anan, |
Ndërtesa e OKB-së në Gjenevë |
Ndërtesa e OKB-së në New York |
[redaktoni] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

