Portugalia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Republika portugeze
República Portuguesa
Flamuri i Portugalisë Stema e Portugalisë
Flamuri Stema
Himni kombëtar: A Portuguesa
 
Situata e Portugalisë
 
Kryeqyteti [[Lisbona]]
Qyteti më i madh Lisbona
Gjuha zyrtare portugishtja
Forma e qeverisë Republikë
President Kryetari
Kryeministër Kryeministri
Pavarësia
Aníbal Cavaco Silva
Sipërfaqja Vëndi i 109-të
92,391 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 76-të
10,566,212
114 banorë/km²
Monedha Euro
Zona kohore
 • në verë
UTC
UTC+1
Kodi i internetit .pt
Prefiksi telefonik +351

Republika Portugeze apo Portugalia (Portugalisht: República Portuguesa) është shtet i ndodhur në pjesën jug-perëndimore të Evropës, me dalje në Oqeanin Atlantik. Portugalia kufizohet në perëndim dhe jug nga Oqeani Atlantik dhe në lindje dhe veri nga Spanja. Në përbërje të shtetit Portugez hyjnë edhe disa ishuj në Oqeanin Atlantik, si: ishujt e Açores dhe Madajra.

Kryeqytet i Portugalisë është Lisbona.

Vendi në të cilën është krijuar kjo republikë, ka pasur një lulëzim konstant po thuaj gjatë 3100 viteve të dominimit të perandorive dhe kulturave të ndryshme që nga iberianët, tartesonët, keltët, fenikasit, kartagjenasit, grekët, romakët, fiset gjermane dhe murishtë. Të gjitha kulturat e këtyre perandorive, mbretërive e popujve të njohur, kanë lënë gjurmë në këtë vend.

Vetë emri i Republikës "Portugali" duket se vjen nga vendi i lashtë sipas emrit romak "Portus Cale", që mendohet të jetë një fjalë e kombinuar latino-greke me kuptimin "Porti i bukur" apo ndonjë kombinacion i fjalëve të popujve të tjerë që kanë lënë gjurmë në bërthamën e perandorisë më të njohur në shekullin e XV dhe të XVI , që shtrihej nga Brazili deri te India.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Portugalisë.

Historia e hapësirës që zë sot Portugalia, është e ngjashme me atë të Evropës jug-perëndimore. Gjatë luftërave kundër arabëve, veçohen disa figura si Ferdinati i I-të i Kastielës. Rreth viteve 1300-1400 vije deri tek shpallja e mbretërisë mbretërisë që sundon për disa gjenerata e njohur si dinastia Aviz. Pas disa konflikteve mbretërore, martesave me princa e mbretër spanjoll rreth viteve 1650-1660 vendoset dinastia e quajtur Dinastia Bragança. Më 31 gusht 1911 nxirret kushtetuta e republikës, me të cilën merr fund sundimi monarkë dhe vije deri tek ndarja e kishës nga shteti. Në qershor 1927, gjenerali M. De Oliveita Gomes da Costa merr sundimin dhe vendosë diktaturën e tij.

Gjatë luftës së dytë botërore ishte neutrale dhe më 1949 pason anëtarësimi në NATO dhe lëshimi për ShBA i bazës në Azoren. Më 1955 anëtarësohet në Kombet e bashkuara, ndërsa më 1979 fillon bisedimet me Bashkimin Evropian.

Në politiken e jashtme tenton të mbrojë pronat e kohës së kolonive të cilat që nga 1951 zyrtarisht thirren provincat e jashtme. Suksei që vlenë të përmendet në këtë drejtim është ai në Timorin lindor.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetërorë në Portugali.

Pas kushtetutës së 10 prillit 1976 e cila ishte në fuqi që nga 25 prilli i po ati viti, Portugalia ishte republikë demokratike e cila kuptohet si kalim pa klasa në socializëm. Sipas kushtetutës me tendenca socialiste, për dëmshpërblime të tokave të pronarëve të mëdhenj, kushtetuta mund të ndryshohej më së shpejti në tetor të 1980-ës dhe pastaj çdo 5 vite në raste të veçanta. Kryepari i shtetit, sipas kësaj kushtetute është presidenti i republikës, i zgjedhur me mandat 5 vjeçar. Në të njëjtën kohë kryepari është edhe president i këshillit revolucionar 20 anëtarësh që janë këshilltarë të organit kontrollues të zbatimit të kushtetutës dhe janë ligj vënës për çështje ushtarake. Përndryshe ligj vënia ishte në duar të kuvendit të Republikës ("Assembleia da Republica") i përbërë nga 263 delegatë me mandat 4-vjeçar. Republika udhëhiqet nga një kryeministër i zgjedhur nga presidenti si dhe nga ministrat dhe sekretarët e shtetit.

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Portugalia ka një strukturë të komplikuar të ndarjes administrative. Baza e kësaj strukture janë 308 komunat (portugalisht concelhos dhe njëjës concelho), të cilat ndahen në 4,000 bashkësi lokale (portugalisht freguesias, dhe njëjës - freguesia). Të gjitha këto përmblidhen në nivele më të larta, disa në rrethe administrative e disa në bashkësi të tjera të ndara sipas interesave p.sh.m. në komuna turistike të quajtura ndryshe edhe zona turistike), Përveç kësaj ka edhe bashkësi të krijuara sipas interesit historik si: Alentejo, Algarve, Beira, Douro Litoral, Estremadura, Minho, Ribatejo, dhe Trás-os-Montes.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Portugalisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92,391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91,951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë.

Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.

Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" (por.:Ponta do Pico) në Azores.Ishujt e portugalise jane arkipelagu i Azoreve 1500 km larg brigjeve evropiane dhe ate te madeiras 500 km larg brigjeve afrikane.Portugalia ndahet ne 2 rajone te ndryshme:rajoni verior e qendror me grumbuj e vargje malore bregdetare dhe rajoni jugor ku mbizoterojne fushat e nderprera nga vargje kodrinore. Zonat embrojtura perbejne afro 6,5% te vendit

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Portugalisë.

Popullsia e Portugalisë është në një përqindje të madhe homogjene si nga gjuha dhe religjioni. Për nga përbërja etnike e popullsisë, ajo është një kombinim i popullsive para Romake, Iberianët dhe Keltëve të cilët dominonin në këto troje në kohën e Romës antike.

Demografia e Portugalisë (INE, Lisbon)
Viti Banorë Rritja Viti Banorë Rritja
1864 4,188,419 - 1950 8,510,240 10.2%
1890 5,049,729 20.5% 1960 8,851,240 4.0%
1911 5,969,056 18,2% 1970 8,648,369 -2.3%
1920 6,032,991 1,1% 1981 9,833,041 13.7%
1930 6,825,883 13.1% 1991 9,862,540 0.3%
1940 7,722,152 13.1% 2001 10,356,117 5.0%


Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Portugalia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]