Kroacia
| Republika kroate | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Republika Hrvatska | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Republika e Kroacisë (kroatisht: Hrvatska), është një vend në jug të pjesës qendrore të Evropës, buzë Detit Adriatik. Vendi Ballkanik që në përbërjen e ish Jugosllavisë quhej Republika Socialiste e Kroacisë e ka kryeqytet Zagrebin. Që nga shpallja e pavarësisë nga RSFJ-a, ky shtet i ndodhur në tokat ilire, ka tentuar dhe tani është kandidate për anëtarësimin në Bashkësin Evropiane (BE).
Përndryshe Kroacia kufizohet në veri nga Hungaria dhe me kufirin e saj me Serbin dhe Malin e Zi në veri-lindje dhe në jug-lindje këto dy shtete e rrethojnë Bosnjën dhe Hercegovinën, pjesa më e madh e kufirit në jug përshkohet nga bregdeti dalmatë në Adriatik dhe në veri-perëndim të Kroacisë ndodhet Sllovenia. Në Republikën e Kroacisë janë të njohur në veri rajoni kroatë dhe në jugë rajoni dalmatin në të cilën ndodhet edhe qyteti arbëreshë Zara dhe disa venbanime tjera të banuara nga arbëreshët apo nën ndikimin e kulturs së tyre.
Përmbajtja |
[redakto] Gjeografia
Sipërfaqja e përgjithshme e Kroacisë është 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 128 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Kroacisë është 5,835 km e gjatë nga e cila 1,777 km janë bregdet i brendisë së vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve në Adriatik. Vija e kufirit tokësorë është 2,197 km e gjatë.
Klima e Kroacisë është klimë e Mesdheut dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimër të ftoftë dhe verë të nxehtë në veri ndërsa në bregdet mbanë verë e thatë.
Pjesa më e madhe e relievit përgjatë kufirit me Hungarinë është e rrafshët, përgjatë bregdetit në Dalmaci është teren i vrazhdë me bjeshkë dhe male. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,830 metrave në Dinara, afër kufirit me Bosnjën.
[redakto] Ekonomia
Zhvillimin ekonomik të Kroacisë një kohë të gjatë e ka përcaktuar bujqësia. Mungesa e lëndëve djegëse dhe e lëndëve të para për industri,n në një anë dhe procesi i vonuar industrial, nga ana tjetër, e kanë përcaktuar profilin agrar. Fazën e parë të industrializimit e shënoi në periudhën pas Luftës së Parë Botërore, por kthesën më të madhe në afirmimin e saj e shënoi pas luftës së dytë botërore. Megjithëse një kohë të gjatë numri i të inkuadruarve në bujqësi ka qenë i madh, prapëseprapë industria me të ardhura më të mëdha kombëtare është dega më e rëndësishme e ekonomisë. Vetëm ajo realizon një të katërtën, bujqësia përgjysmë më pak se industria e veprimtaritë terciare dhe kuaternare rreth 63% e të të ardhurave të përgjithshme ekonomike. Prandaj, themi se Kroacia është shtet industialo-agrar.
[redakto] Industria
Kroacia e ka te zhvilluar indutrine mekanike dhe te makinave ne Zagreb,Karllovac,Vinkovac,Zare,te makinave bujqesore ne Osijek,Zare,Split,ndertimin e anijeve(Rijeke,Pulë(Split),elektroindustrine ne Zagreb,industrine kimike ne Zagreb,Osijek,Split,industrine e drurit(Varazhdin,Karllovac,Osijek,Rijek),te lekure-kepuceve(Borovo,Karllovac,Zagreb,Varazzhdin),tekstile(ne Pulë,Rijekë,Zarë,Vukovar,Karllovac etj..)pastaj industrine ushqimore ne shumë qendra te Kroacisë,sidomos ne qytetet e Sllovanisë.Industria e dikurshme nuk ia doli te aktivizohet dhe te privatizohet ne terësi,ajo duhet t'u pershtatet rrethanave te reja ekonomike dhe politike.
[redakto] Bujqësia
Kroacia ka bujqësi të zhvilluar, sidomos në Sllavoni, ku gjendet fndi më i madh i tokave të plleshme. Në këtë regjion kultivohen drithërat, bimët industriale ( panxhari dhe lulja e diellit), në Dalmaci pemët mesdhetare , hardhia dhe perimet. Blegtoria është ezhvilluar mirë , në veri mbahen gjedhat dhe derrat, në male delet. Pyjet mbulojnë 37 % të sipërfaqeve dhe kanë rëndësi për zhvillimin e industrisë së drurit. dhe letrës.
[redakto] Turizmi
Ka rendesi te madhe per ekonomin e Kroacise e sidomos per Dalmacine. Pergjate bregdetit jane ndertuar shume hotele reprezentive,vila pushimi ,terrene sportive dhe objekte te tjera percjellese per turiste te huaj. Qytetet bregdetare kane shume motive hostorike e kulturore,sidomos dubrovikun e spliti.qytetet e tjera me te njohura jane:Karlloovaci,Sisaku,Varazhdini,Osijeku,Sllavonski Brodi,Vukovari etj.
[redakto] Demografia
Kroacia shtrihet në sipërfaqe 56.538 km2, ka rreth 4,5 milion banorë. Me 80 bnaorë nëkm2 është ndër shtetet me dendësi më të vogël në republikat e ish Jugosllavisë. Kroatët bëjnë elementin kryesor me 90%, serbët me 4,4%, myslimanët me 1,3 %, hungarezët me 0,5%, sllovenët me 0,5 dhe të tjerët me 8,1 5. Në vitin 1953 Kroacia kishte 3,9 milion banorë. Për qdo vjet numri i popullsisë në Kroaci është rritur 600.000 banorë ose mesatarisht çdo vjet nga 13 000 banorë. Në vitin 1997 shkalla e lindshmërisë ishte 11,5‰ dhe ajo e vdekshmërisë 11,5‰. Sipas kësaj në atë vit nuk ka pasur shtim natyror të popullsisë. Në strukturën e saj pjesëmarrja e popullsisë urbane ishte 64%.
Në Kroaci përveq pakicave tjera si serb, humgarez dhe boshnjak, jetojnë edhe 15.082 shqiptarë ose 0,34% e popullsisë së përgjthshme të Kroacisë.
[redakto] Njësitë administrative
Kroacia ndahet në 20 njësi administrative të quajtura zhupanje (org.županije) dhe një qytet* me një statut të tillë.
- Zagrebačka
- Krapinsko-zagorska
- Sisačko-moslavačka
- Karlovačka
- Varaždinska
- Koprivničko-križevačka
- Bjelovarsko-bilogorska
- Primorsko-goranska
- Ličko-senjska
- Virovitičko-podravska
- Požeško-slavonska
- Brodsko-posavska
- Zadarska
- Osječko-baranjska
- Šibensko-kninska
- Vukovarsko-srijemska
- Splitsko-dalmatinska
- Istarska
- Dubrovačko-neretvanska
- Međimurska
- Grad Zagreb*
[redakto] Kultura
Për kultivimin e kulturës së Kroacisë japin ndihmesë edhe disa lloje të organizimit e manifestimeve shqiptare. Kështu janë të njohur "Union i Bashkësish Shqiptare" me qendër në Zagreb që ka nxjerr edhe gazetën "Informatori"; Shoqëria e Femrave Shqiptare "Drita" që ka organizuar tribunalin "Femra Shqiptare" si dhe "ditët e kulturës shqiptare"; Bashkësia Shqiptarëve të Zagrebit dhe Zhupanës së Zagrebit; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës Primorsko-Goranskës në Rijek që ka organizuar disa manifestime si ai "ditëve të kulturës shqiptare" më 24 - 28 nëntor 2006; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës së Osjek- Baranje e njohur për manifestimin kushtuar Nënë Terezës më 26 gusht 2006; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës Split-Dalmaci e themeluar më 09 shtator 2004; Shoqëria Kulturore Artistike "Shota" me qendër në Rijek; "Shkëndija" me qendër në Zagreb që përkujdeset për shfaqjet folkloristike e të dramës dhe literaturës shqiptare; Bashkësia Shqiptare e Zhupanës së Istrës me qendër në Pulë; Klubi i Femrave Shqiptare "Mbretëresha Teuta" që publikon revistën "Iliria" 4-5 herë në dy muaj.[1] etj.
- Telekomunikacioni
- Transporti
- Ushtria
- Pushime
[redakto]
-
- ^ Vendimi për pakicat nacionale në kroaci - 2006 - në internet prill 2007
[redakto] Lidhje të jashtme
[redakto] Lidhje tjera
- Croatian National Tourist Board
- Posta
- Libri i telefonit
- Gjuha
- General information about Croatia @ www.hr Të dhëna të përgjithëshme
- Harta vendbanimesh, rrugësh etj. @ sukosan.net
- Croatia Events @ histrica.com
- Picture Gallery @ fivestars.hr
- Culture Links @ mythinglinks.org
- Speleology @ showcaves.com
- Castles @ romwell.com
- Money @ banknotes.com - Banknota -Monedha
- Anthem @ national-anthems.net
|
Shtetet e Evropës |
||
|---|---|---|
| Shtete | Andora · Austria · Azerbajxhani ¹ · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe (Anglia · Skocia · Irlanda Veriore · Uellsi) · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjeorgjia ¹ · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Republika e Maqedonisë · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro ² · Rumania · Rusia ¹ · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia ¹ · Ukraina · Vatikani · Zvicra | |
| Territore tjera | Akrotiri dhe Dhekelia ² · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard | |
| ¹ Shtet pjesërisht në Azi. ² Gjeografikisht në Azi por i konsideruar Evropian për arsye historike dhe kulturore. | ||
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |