Estonia

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Eesti Vabariik
Flamuri Estonia Emblema - Estonia
(Detaje) (Detaje)
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja -Estonia

Republika Estoneze apo Estonia (estonisht: Eesti Vabariik apo Eesti) ndodhet në pjesën veriore të Evropës. Republika baltike është anëtare e Bashkësisë Evropiane që nga viti 2004. Shteti që fitoj pavarësinë me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, në jug kufizohet nga Letonia ndërsa në lindje të sajë është Rusia. Nga gjiri i Finlandës në veri ndahet me Finlandën dhe Suedinë ndërsa Deti Baltik e ndanë atë në pjesën perëndim me pjesën jug-lindore të Suedisë.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Historia

Artikulli kryesor Historia e Estonisë

Sipas burimeve estoneze, këto vise kanë qenë të popullzuara nga koha gjersa kjo pesë e rruzullit ka qenë e ngrirë, diku rreth 11,000-13,000 vite më parë. Banorët më të vjetër llogaritet të kenë jetuar pran një lumi të quajtur sot Pärnu, afër qytetit Sindi (banorët e fshatit Pulli- në pjesën e djathtë të lumit). Këto vendbanime datojnë që nga mileniumi i VIII p.e.s.

Krishterimi në Estoni ka ndodhur pasi që gjermani "Livonian Sword Brethren" dhe Danimarka pushtuan këtë vend në vitin 1227. Fuqi të cilat kanë pushtuar këtë vend kanë qenë të ndryshme si Danimarka, Suedia, Polonia dhe së fundi (1710 de facto, 1721 de juro me Traktatin e Nystad-it) Rusia. Po thuaj se gjata këtyre pushtimeve paria dhe klasa lartë dhe mesme e shoqërisë Estoneze përbëhej nga shumica gjermanëve baltikë deri më 1918.

Pas shpërbërjes së Rusisë Imperialiste, pas Revolucionit të Tetorit, Estonia deklarohet si Republikë e pavarur më 24 shkurt 1918. Pas Luftës Çlirimtare Estoneze dhe Traktatit të Tartur-it të nënshkruar më 2 shkurt 1920, Estonia ka 22 vite pavarësi, me një qeverisje të ngjashme parlamentare si qeveria e rivendosur më 1992, pas kolapsit të Sovjetikëve BRSS. Ky lloj qeverie në Estoni thirret Riigikogu dhe parlamentarët zgjedhën nga gjithë banorët në Estoni, mbi moshën 18-vjeçare. Riigikogu, ishte shpërbërë në vitin 1934 dhe vendi udhëhiqej me dekrete të presidentit Konstantin Päts, deri më mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 1938

Në qershore të vitit 1940, Estonia okupohet nga truat sovjetike, si rrjedhë e paktit Gjermano Sovjeti të nënshkruara në Molotov-Ribbentrop në vitin 1939. Inteligjenca e vendit si dhe shumë politikan ndër të cilët ishte edhe presidenti Konstantin Päts (u deportua në Rusi), u vranë dhe u keqtrajtuan apo deportuan në Rusi. Nga 1941-1944 ky vend ishte i okupuar nga Gjermania fashiste, pra derisa forcat gjermane nuk u munden nga sovjetikët. Pavarësinë, Estonia e ka rifituar më 20 gusht 1991 me Revolucionin e Këngës dhe me kolapsin e BRSS-së. Që nga kjo kohë ditë kombëtare në Estoni, ka mbetur 20 gushti.

Trupat e fundit sovjetike janë larguar nga Estonia më 31 gusht 1994,ndërsa më 29 mars 2004, Estonia ju bashkëngjitë Paktit Verior (NATO). Pranimi i saj në Bashkësinë Evropiane (BE) është bërë zyrtarisht më 1 maj 2004.

18 maj 2005, Estonia ka nënshkruar marrëveshjen për kufijtë me Rusinë, kufijtë e Estonisë kanë mbetur ata që kanë qenë përdorur që nga 1991-ta, dhe që parlamenti Riigikongu i ka ratifikua më 20 qershor 2005. Pas këtij ratifikimi nga ana e estonezëve ka reaguar Rusia, duke pohuar se në preambulën Estoneze përfshihen pjesë të territorit të Estonisë gjatë kohës së BRSS dhe indirekt ato e reflektojnë kohen e okupimit dhe kjo është një desaster, dhe më së miri është që të i ri-fillojnë negociatat për këtë çështje.

[redaktoni] Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetrorë

[redaktoni] Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative të Estonis

Estonia ka 15 njësi administrative të quajtura "makonad" (org.:maakonnad; njëjës: maakond) dhe ato janë:

Njësitë administrative "Makonad" të Estonisë
Njësitë administrative "Makonad" të Estonisë

[redaktoni] Gjeografia

Artikulli kryesor Gjeografia e Estonisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Estonisë është 45,226 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 59 00 V, 26 00 L dhe 43,211 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,015 km2 ujë. Vija bregdetare e Estonisë është 3,794 km e gjatë.

Klima në Estoni është oqeanike me lagështi bregdetare, me dimër të butë dhe verë të ftohtë.

Relievi i Estonisë është teren kryesisht i rrafshët në pjesën veriore dhe malorë në pjesën jugore. Pika më e ultë gjendet përgjatë bregdetit në detin baltik (0m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 318 metrave në vendin e quajtur Suur Munamagi

[redaktoni] Ekonomia

Artikulli kryesor Ekonmia e Estonisë

[redaktoni] Demografia

Artikulli kryesor Demografia e Estonisë

Duke pasur vetëm 1.3 milion banorë, Estonia është një ndër vendet më së paku të populluara në Bashkimin Europian. Rritja e popullsisë është 1.41 fëmijë në muaj .[1] Estonia ka pak qytete të mëdha, më të populluarat janë Talini, Tartu, Narva, Kohtla-Järve dhe Pärnu.Regjoini më i madh është pa dyshim ai i Talinit, përfshirë këtu qytetet Maardu, Saue dhe komuna më të vogla si Viimsi, Tabasalu, Vääna-Jõesuu and Männiku.

[redaktoni] Kultura

Artikulli kryesor Kultura e Estonisë

[redaktoni] Të tjera

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Wikimedia Commons gjeni më shumë në kategorinë:
Wikimedia Commons gjeni më shumë në artikullin:



[redaktoni] Burime të dhënash



Evropa Shtetet e Evropës Evropa

Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra

Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Burrit · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.

Në gjuhë të tjera