Luksemburgu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dukati i Madh i Luksemburgut
Groussherzogtum Lëtzebuerg (luks.)
Grand-Duché de Luxembourg (fr.)
Großherzogtum Luxemburg (gjer.)
Flamuri i Luksemburgut Stema e Luksemburgut
Flamuri Stema
Moto: Mir wëlle bleiwe wat mir sinn
në gjuhën shqipe: Ne duam me qënë kush jemi
Himni kombëtar: Ons Heemecht
në gjuhën shqipe: Atdheu tonë
 
Situata e Luksemburgut
 
Kryeqyteti Luksemburgu
p/dh
Qyteti më i madh Luksemburgu
Gjuha zyrtare frëngjishtja, gjermanishtja, luksemburgishtja
Forma e qeverisë Monarki parlamentare
Kryeministri Jean-Claude Juncker
Duka i Madh Henri
Pavarësia
16 qershor
Sipërfaqja
 • totale
 • % ujë
Kufia
Vëndi i 177-të
2,586 km²
0 %
km
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • denësia
Vëndi i 167-të
442 972 (2004)
171 banorë/km²
BPV
 • totale
 • për banorë

32.76 miljard $
62,700 $
IZHN (2003) 0.957
Valuta Euro
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .lu
Prefiksi telefonik +352

Luksenburgu ose Dukata e Madhe e Luksemburgut është shtet sovran në pjesën perendimore të Evropës. Shteti i beneluksit, Luksenburgu në anën veri-perindimore kufizohet nga Belgjika, pjesa veri-lindore nga Gjermania dhe nga veri-lindja gjerë në veri-perënim, Mbretëria e Dukës së Madhë, kufizohet nga Franca.

Përmbajtja

Historia [redakto]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Luksemburgut.

Politika [redakto]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetror e Luksemburgut.

Njësitë administrative [redakto]

Luksemburgu ndahet në tri njësi administrative të quajtura Distrikt cilat ndahen më tutje më 12 njësi të quajtura kantone e që këto ndahen në 116 njësi më të vogla të quajtura komuna.

Njësitë administrative në Luksemburg

Gjeografia [redakto]

Harta topografike e Luksemburgut
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Luksemburgut.

Sipërfaqja e përgjithshme e Luksemburgut është 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 6 10 L. Vija kufitare e Luksemburgut është 359 km e gjatë dhe nuk ka vijë bregdetare.

Klima e Luksemburgut është klimë kontinentale me dimër të butë dhe verë të ftohtë.

Pjesa më e madhe e relievit të Luksemburgut është terren me rrafshnalta të gjëra e të buta, me male të cekëta që në veri shendohen në bjeshkë . Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Mosele (133m;ang.:Moselle River) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 559 metrave në vendin e quajtur "Vendi i kalas" (ang.:Buurgplaatz).

Ekonomia [redakto]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Luksemburgut.

Kur flitet per ekonomine e luksemburgut duhemi te ndalemi së pari tek niveli i jetesës jashtëzakonisht të lartë, me të ardhurat per fryme mbi 100 mije dollare ne vit cka e bën te zërë vendin e parë në botë... Para një shekulli ka qenë në një shkallë të ulët të zhvillimit. Në daljen prej kësaj prapambeturie nuk kanë ndihmuar as rezervat e konsiderueshme të mineralit të hekurit, me që ato në përmbajtjen e tyre kanë pasur fosfor. Mënyra e defosforizimit me metodën e Tomasit në vititn 1877 ka mundësuar rritjen e prodhimtarisë. Prej asaj kohe prodhimtaria e gizës, e cila ka qenë 100 000 tonë, është rritur më se katër herë. Në vitin 1997 janë prodhuar 440 000 ton gizë, dhe 2,6 milion ton çelik. Sasia prej më se 6 ton të çelikut për kokë të banorit paraqet rekordin botërorë dhe paraqet një shtet karakteristik. Përveç përpunimit të mineralit të hekurit të eksploatuar në vend, 90% të këtij minerali importohet nga krahina Loren e Francës, nga Suedia dhe Brazizli. Me koksin e qymyrgurit e importua nga gjermania punojnë 30 uzina metalurgjike, 9 çelnikore dhe 6 derstile. Qendrat më të njohura janë Diferdanzh me 20 000 banorë, Esh 30.000 banorë dhe Belvare , që janë koncentruar në jug të shtetit. Në kuadër të prodhimtarisë së gjithëmbarshme metalurgjia me 75% përcakton edhe njëanshmërinë themelore në ekonomi. Prodhimet e saj më se 95% eksportohen jashtë, duke i sjellë Luksemburgut të ardhura të mëdha. Fitimet që sjell metalurgjia janë bazë e mirë e përparimit të degëve të tjera të ekonomisë, si bujqësisë, industrisë përpunuese dhe transporti. Bujqësia, edhe pse është intensive, prodhimtaria është e vogël për shkak të tokës joproduktive. Në vlerën e prodhimtarisë bujqësore 80% merr pjesë blegtoria. Për ndryshim nga shtetet tjera të Beneluksit, në Luksemburg dominojnë pronat me madhësi mesatare(10-50ha0 me 60%. Luksemburgu eksporton prodhimet e metalurgjisë, të cilat në tregun botëror janë mjaft të kërkuara. Importon lëndët e para për metalurgji, mandej drithërat. Tregtinë e ka të orientuar me shtetet e Bashkësisë Evropiane.

Demografia [redakto]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Luksemburgut.

Kultura [redakto]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Luksemburgut.

Të tjera [redakto]

Lidhje të jashtme [redakto]

 Commons: Luksemburgu – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Luksemburgu – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale