Mennonitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Meno Simonis

Pranohet se ky fraksion ka dalë në shesh me anë të rrymës baptiste të lëvizjeve reformiste. Si ditë shpëtimi e llogaritin 25 janarin e vitit 1525. Ata preferojnë që të quhen “protestantë të lirë më të vjetër”. Thonë se janë ndjekës të Jezu Krishtit. Ata theksojnë se arma e tyre janë “Fjala e Zotit, Ungjijtë dhe Dashuria”. Nuk pranojnë që të shërbejnë në ushtri. E mbrojnë ndarjen e kishës nga shteti. Emri i tyre “mennonit” rrjedh prej anëtarësimit të tyre te murgu katolik Menno Simons (1496-1561). Nuk pranojnë që të betohen. E shohin të nevojshme që Zotit t’i jepet fjala për qëllime botërore. Besojnë se me anë të pagëzimit hyjnë në komunitetin e paqes dhe se u falen mëkatet. Jetojnë një jetë të mbyllur karshi botës moderne. Në aspektin numerik pjesa më e madhe e komunitetit janë në SHBA. Sipas regjistrimit të vitit 1975 ka përafërsisht 60.000 misionarë, të cilët janë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Supozohet se bota ka afër 550.000 mennonitë. Ata gjithashtu janë anëtarë të lidhjes së kishave botërore[1][2].


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

  1. ^ Reller, f. 95-105; Peter Foth, Die Mennoniten, in: Glieder an Einem Leib, Krsg. H. Motel, f. 50-92
  2. ^ * Arbeitsgemeinschaft Mennonitischer Gemeinden in Deutschland