Ukraina
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
Ukrayina |
|||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
| Moto Kombëtare: s ka | |||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Të dhëna tabelare
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
Ukraina (Ukrainishtja: Україна, Ukrayina, /ukraˈjina/) ndodhet në lindje të Evropës. Ukraina kufizohet në veri-lindje me Rusin, Bjellorusin nga veriu me Polonin, Sllovakin dhe Hungarin në perëndim, ndërsa Rumania, Moldavia dhe Deti i Zi gjenden në jugun e kufirt. Teritori i sotëshem i Ukraines në të kalueren ishte qendër e kulturës të sllave jugor, gjatë msjetës ky vend u sundua nga fuqi të ndryshme si: Rusia, Polonia, Lituania, Austria, Rumania dhe Perandoria Osmane. Ky vend ishte i pavarur për një kohë të shkurtër gjatë Revulucionit Rusë më 1917, ndërsa kufit e sotëshem qëndrojn që nga 1954-ta. Pas shkatrimit të Bashkimit Sovjetik më 1991 ky vend shpallet përsëri i pavarur.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
- Artikulli kryesor Historia e Ukrainës
Në histori sipërfaqja ku sot gjendet Ukraina merret si bërthama e sllavëve të lindjes. Fise të ndryshme të këtyre sllavëve e formuan Ukrainës në shekullin e IX-të si qendër e mbretërisë së Kievit. Kjo mbretëri e përqafoi fenë krishtere nga Bizanti më 988-të. pas shkretimit të kësaj pjese nga ana e mongolëve në vitet 1240-të, sipërfaqja e Ukrainës bie në shekullin XIV nën Lituaninë dhe nga 1569-ta nën Poloninë. Në vitin 1654, kozakët e Ukrainës i nënshtrohen mbrojtjes së carit rusë dhe mes viteve 1667-1793 pjesa më e madhe i bashkohet Rusisë. Kjo pjesë në Rusi dhe nga kisha e tashme në Stamboll thirret Rusia e vogël gjegjësisht tokat më të jashtme të kishës amë (Kishës në Stamboll).
Nga 1917-1919 paraqitet si një republikë popullore, republikë e cila u shkatërrua nga bolshevikët me dhunë ushtarake. Pas kësaj republike forcat udhëheqëse bashkohen në themelimin e Bashkimit Sovjetik më 1920. Pjesa perëndimore e Ukrainës më 1921 bie nën zgjedhjen e Polonisë dhe po e njëjta pjesë më 1939 aneksohet nga BRSS-ja dhe i bashkëngjitet Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, republikë e cila posaçërisht nga 1930-ta i ishte nënshtruar në masë të madhe terrorit të Stalinit, terror i cili vazhdonte edhe pas çlirimit nga fashistët.
Nën zgjedhjen gjermane nga viti 1941 deri më 1943/44 thirrej si Komisariati i Rajhut Ukraina. Në këtë pjesë të okupuar gjermanët ndjekin një politikë të egër ndaj jahudive të Ukrainës duke vrarë pjesëtarët e kësaj popullsie në mënyrë masive. Kjo në histori ka hyrë si Babij Jar. Në vitin 1945 në Ukrainë vinë popullsia nga Karpatet që sot njihen si ukrainas të Karpateve dhe më 1947 popullsia nga pjesa e thirrur bukovina veriore. Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës më 1954 i bashkëngjitet Krimi dhe gjatë kësaj kohe, kjo republikë angazhohet për themelimin e OKB-së.
Më 26 prill 1986, Çernobili bëhet i njohur në tërë botën për shkak të çrregullimeve në elektranen bërthamore, çrregullime që shkaktuan lëshimin e reve radioaktive në tërë planetin.
Fronti popullor i quajtur "Ruh" u krijua më 1989 dhe me këtë u paralajmëruan edhe ndryshimet që do të pasonin. Kështu më 16 qershor 1991 pason shpallja e sovranitetit, më 24 gusht 1990 e pavarësisë. Po në të njëjtin vit së bashku me shtetet tjera të dalura nga BRSS-ja themelojnë lidhjen ekonomike e politike të quajtur Bashkësia e Shteteve të Pavarura.
Ukraina deri në kohët e fundit është munduar të ndjekë një politikë të pa ndikuar nga Rusia me të cilen kishte për disa vite konflikt rreth ndarjes së flotës së BRSS-së në Detin e Zi dhe përkatësin shtetërore të Krimit, konflikt që u përmbyllë me marrëveshjen që shërben si thelb i përmirësimit të marrëdhënieve. Nga 1994 president i Ukrainës ishte L. D. Kuçma.
[redaktoni] Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetror
[redaktoni] Njësit administrative
- Artikulli kryesor Njësit administrative
[redaktoni] Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Ukrainës
Në veri të Ukrainës është tokë pyjesh, përndryshe është fushë stepe me bari mbi tokën frytdhënëse të zezë dhe moçale. Regjione gjeografike të dalluara janë Karpatet dhe Krimi.
[redaktoni] Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Ukrainës
Ekonomia e Ukrainës veçohet për nxjerrjen e gazit natyrorë dhe naftës. Po ashtu si faktorë themelorë është ehe xehetaria, ku vlen të veçohen nxjerrja e qymyrit, uranit, hekurit, plumbit, magnezit dhe zinkut. Ukraina është prodhues i fort i energjisë elektrike e cila krijohet në disa elektrana, për shumicën është e njohur elektrana bërthamore e Çernobilit. Industria është e zhvilluar duke filluar nga bazat e saja me përfitimin e lëndës së parë industriale si çeliku, metalet tjera dhe substancat kimike. Industria prodhuese e Ukrainës mbulon një segment të gjerë duke filluar nga industria e tekstilit, elektro-pajisjeve, armatimit, makinave, auto mjeteve transportuese si dhe ndërtimtaria e anijeve.
Për zhvillimin e bujqësisë, Ukraina ka mundësi të gjëra. Kështu në arat e saj mbillen drithërat, panxharsheqeri, patatet, perimet si dhe duhani. Po ashtu edhe kultivimi i llojeve të ndryshme të kafshëve e bënë blegtorin një element të rëndësishëm të ekonomisë së përgjithshme të Ukrainës.
[redaktoni] Demografia
- Artikulli kryesor Demografia e Ukrainës
Ukraina numëron një popullsi diçka më të madhe se 51,3 milion banorë nga të cilët 72,7% janë ukrainas/ukrainezë dhe 21,1% rusë.
Në demograinë e ukrainës edhe pse nuk luan një rolë të madhë gjenden edhe shqiparët me fshatrat e tyre.
- Numri i banorëve: 3308
- Folës të shqipes: 1740
- Folës të ukrainishtes: 301
- Folës të rusishtes: 1181
[redaktoni] Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Ukrainës
Rrjeti i komunikacionit është i dendur, ka portën e njohur detare në Odesa (Odessa) ndërsa në Borispol afër Kievit (Kiew) është porta ajrore më e njohur e Ukrainës.
[redaktoni] Ushtria dhe policia
Ushtria e Ukrainës është pjesëmarrëse në KFOR si dhe policia e Ukrainës në kuadër të policisë së UNMIK-ut. Përderi sa aktiviteti i ushtarakëve Ukrainas nuk është vequar deri me tani aktiviteti i policisë është bërë i njohur me rastin e çlirimit të gjyqit të Mitrovicës nga serbët e nxitur prej Beogradit. Në këtë aksion po thuaj që të gjithë pjesëmarrësit e policisë polake dhe ukrainase u lëndua, disa rëndë e disa lehtë ndërsa nga lagët gjeti vdekjen polici ukrainas Ihor Kynal.
- Pushime
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Qeveria :
- Kryetari :
- Parlamenti :
- Ministria :
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
| Shtetet e Evropës | ||
|
|
||
|
Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard |
||
Bjellorusia · Gjeorgjia · Armenia · Kazakistani · Kirgitstani · Moldavia · Azerbajxhani1 · Rusia1 · Taxhikistani · Turkmenistani · Ukraina · Uzbekistani

