Sllovenia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Republika e Sllovenisë
Flag of Slovenia.svg Emblema - Sllovenia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s´ka
Vendndodhja - Sllovenia

Republika e Sllovenis (sllovenisht: Republika Slovenija) është një vend bregdetar pranë AlpeveEvropën jugore. Në perëndim kufizohet me Italinë, Detin Adriatik në jug-perendim të saj ndodhet Kroacia ndërsa Hungaria në lindje-perendim dhe Austria në veri.

Republika e Sllovenisë në pjesën jug lindore të Evropë zë një sipërfaqe prej afro 20 256 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 1,95 milion banorë. Për kryeqytet ka Lublana (Ljubljana) ndërsa për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhen sllovene/sllovenishtja.

Është një vend i pasur me pyje, më së shumti nxjerrën xehet e qymyr gurit dhe hekurit. Ndërsa më e zhvilluar është industria e letrës dhe e metaleve të ngjyrosura.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Historia e Sllovenisë

Sllovenët erdhën në këto pjesë diku pas pjesës së dytë të shekullit VI apo VII. Qendër e tyre në fillim ishte hapësira që në gjermanisht quhet Bërthama (Kern) ku edhe e krijojnë një lloj principate e cila nga shekulli i XIII-të i bashkohet parisë austriake të quajtur Habsbug. Më 1918 sllovenët bashkohen me popujt e sapo krijuar, serbët e kroatët dhe shpallin Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene. Nga 1929 shtetin e krijuar e thërrasin Jugosllavia.

1945, pas mbarimit të luftës së dytë botërore, Sllovenia së bashku me 5 republikat e tjera ishte një ndër themelueset e Shtetit të Ri të quajtur Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (shkurt RSFJ) anëtare e të cilit mbeti deri në shkatërrimin e tij më 1 maj 2004. Tani Sllovenia është anëtare e Bashkësisë Evropiane (BE) dhe anëtare e Këshillit të NATO-s gjithashtu ajo ka një status vëzhguesi në Bashkësinë e vendeve frankofone.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Njësitë administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Njësitë administrative në Slloveni

Në Slloveni pos njësive administruese të cilat ndahen në dy nivele ka edhe disa njësi tjera të cilat shërbejnë më tepër për informim apo janë njësi historike pa ndonjë d.m.th në ditët e sotshme por që përmenden.

Sllovenia ka 11 bashkësi të njësie administrative dhe 193 njësi administrative të quajtura "obqina" (org.: občine, Nj. občina). Për bashkësitë mendohet të krijohen regjione. Si do që të jetë tani ato shërbejnë për qëllime statistikore ndërsa qeveria lokale lidhet drejtpërsëdrejti me atë shtetërore.

Bashkësitë e njësive lokale janë:
  1. Celje (Cilli)
  2. Koper (Capodistria)
  3. Kranj (Krainburg)
  4. Ljubljana (Laibach)
  5. Maribor (Marburg an der Drau)
  6. Murska Sobota (Olsnitz)
  1. Nova Gorica (Neu-Görz)
  2. Novo Mesto (Rudolfswert)
  3. Ptuj (Pettau)
  4. Slovenj Gradec (Windischgrätz)
  5. Velenje (Wöllan)
Njësitë historike:
1: Primorska
2: Kranjska (Krain)
2a: Gorenjska
2b: Notranjska
2c: Dolenjska und Bela krajina
3: Koroška
4: Štajerska
5: Prekmurje

Njësitë tradicionale:


Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje e relievit të Sllovenisë
Artikulli kryesor : Gjeografia e Sllovenisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122km2 ujë.

Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km i gjatë.

Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.

Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin verior dhe verilindor. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregdetit Adriatik kurse ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrash në majën e malit Triglav.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Liqeni i Bledit
Artikulli kryesor Ekonomia e Sllovenisë

Me zhvillim ekonomik Sllovenia përkujton Zvicrën. Me pasuri natyrore që ka, Sllovenia nuk i plotëson nevojat e vendit. Ajo shquhet për potencial të konsiderueshëm të hidroenergjisë, por jo edhe për rezervat e qymyrit dhe të naftës. Prodhimtaria vjetore e qymyrit është 5,5 milion tonë dhe nuk i plotëson nevojat e ekonomisë së vendit. Qymyri është i kualitetit të dobët, përkatësisht është llojit të linjitit. Prodhimtaria vjetore e naftës është më tepër simbolike me 2 000 ton. Baza energjetike e Sllovenisë është 12 miliard kWh, e përfituar në pjesën më të madhe nga energjia e ujit, centralit bërthamor në Kërshko dhe më pak nga qymyri. Mirëpo edhe kjo bazë e energjisë nuk i plotëson kërkesat gjithnji më të mëdha të industrisë së vendit. Këtë deficit në energji e plotëson me import nga shtetet fqinje.

Nga pasuritë natyrore Sllovenia shquhet me nxjerrjen e Zhivës (12 tonë) dhe të xehes së plumbit dhe zinkut. Këto pak pasuri natyrore nuk i plotësojnë kërkesat e ekonomisë së vendit. Andaj Sllovenia varet nga importi i lëndëve të para.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Demografia e Sllovenisë

Sllovenia me 20.251 km2 sipërfaqe dhe me rreth 2 milion banorë hyn në grupin e shteteve të vogla të Evropës. Pjesa më e madhe e popullsisë janë slloven (88%), ndërsa nacionalitetet tjera janë kroatët me rreth 3 %, serbët 2% etj.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Kultura e Sllovenisë
  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Sllovenia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Sllovenia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :