Relievi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre.

Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentët e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike.

Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe morf- formë). Relievi i sipërfaqes së Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të jashtme (ekzogjene).

Fuqitë e brendshme dhe format e relievit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fuqitë e brendshme bejën pjesë forca e gravitetit dhe nxehtësia në brendësi të Tokës. Forca e gravitetit shprehet në tërheqjen e përhershme të të gjitha pjesëve të Tokës kah qendra e saj, dhe ndikon në dendësimin e materies. Ky veprim i materies ka shkaktuar ngritjen e temperaturës në brendinë e Tokës. Pra, me veprimin e gravitetit të Tokës është shfaqur edhe forca tjetër e brendshme e nxehtësisë së Tokës. Nxehtësia e brendshme e Tokës vazhdimisht përtëritet me procesin e zbërthimit të elementeve radioaktive dhe ndikon në zgjerimin e masës. Derisa graviteti tërheqë kah qendra e Tokës, nxehtësia ka veprim të kundërt. Këto forca shkakojnë edhe lëvizjet në vetë koren e Tokës. Lëvizjet në koren e Tokës, të shkaktuara meveprimin e fuqive të brendshme quhen lëvizje tektonike.

Lëvizjet dhe format tektonike të relievit[redakto | redakto tekstin burimor]

Varësisht nga intensiteti dhe zgjatje e tyre, lëvizjet tektonike ndahen në lëvizje epirogjene dhe lëvizje orogjene. Me ndikimin e lëvizjeve tektonike shkaktohet lëvizja e magmës në brendinë e Tokës dhe derdhja e saj në sipërfaqe.

Lëvizjet Epirogjene[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizjet ( nga greqishtja epiros-kontinent) që sjellin ngritjen dhe uljen shum të ngadalshme të pjesëve te ndryshme te kores se tokës quhen lëvizje epirogjenike.

Kur këto lëvizje e shkaktojnë ngritjen e territoreve quhen lëvizje luhatëse pozitive dhe kur shkaktojnë uljen e tyre quhen lëvizje luhatëse negative.

Lëvizjet epirogjenike janë shume te ngadalshme dhe nuk mund te dallohen ne mënyre të drejtpërdrejte. Ato kane amplitude të vogël dhe kapin territore shumë të mëdha. Meqenëse këto lëvizje nuk mund te dallohen drejtpërdrejte, vërtetimi behet në bazë të pasojave që ato sjellin. P. sh. Bregdeti i Holandës ulet nga 1-2,6 mm në vit, Skocia ngrihet 4 mm ne vit.

KU GJINDEN LËVIZJET EPIROGJENIKE[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizje të tilla ka pasur kudo në të gjitha epokat gjeologjike. Disa pjese të sipërfaqes së tokës janë ngritur dhe ngrihen disa janë ulur dhe ulen. Këto lëvizje vihen re me mire ne brigjet detare. Si rrjedhim kemi [për levizje pozitive (+)] thellimin e shpejt te shtretërve te lumenjve dhe krijimin e tarracave lumore, psh. tarracat e lumit Erzen, Devoll. Ndërsa për levizje negative (-) mund te shërbejnë disa delta të mbytura p. sh. Delta e Renit ose qenia e disa luginave në fund të detit që janë vazhdim i luginave të lumenjve që derdhen në det p. sh. l Kongo Nigerit Gangut.

SHKAKTARET E KËTYRE LËVIZJEVE[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas studimeve këto levizje shkaktohen me ndryshimin qe pëson magma dhe me lëvizjen e saj. Nga aty ku largohet ndodhe ulja e territorit, atje ku magma shkon ndodhe ngritja e territoreve. Shkak tjetër i lindjes se lëvizjeve epirogjenike shërben pakësimi dhe shtimi i peshës se kontinenteve. Kjo mbështetet në faktin se levizje pozitive janë më të përhapura në vendet që dikur ishin mbuluar me akullnajat e pleistocenit si ne Skandinavi, Skoci, në brigjet veriore të Amerikës së Veriut etj. Kur ishin te mbuluara me akullnaja ato ishin renduar dhe pësuan ulje ndërsa kur u shkrinë akullnajat u lehtësuan dhe pësuan ngritje.

PASOJAT[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasojat gjeografike të këtyre lëvizjeve janë të mëdha. Kur kemi ulje të sipërfaqes së tokës, deti depërton në toke, kemi përparim të detit ose transgresion detar meqë rast rritet sipërfaqja e detit dhe zvogëlohet sipërfaqja e kontinenteve. Shume gadishuj shndërrohen në ishuj, vendet e kuleta përmbyten, klima behet me detare. Kur sipërfaqja e tokës ngrihet, zmadhohet sipërfaqja e kontinenteve dhe zvogëlohet ajo e deteve. Në këtë rast deti tërhiqet nga toka dhe kështu ndodhe regresioni detar, disa ishuj shndërrohen në gadishuj dhe klima behet me kontinentale.

Lëvizjet orogjene[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizjet orogjenike ( nga greqishtja oros-ma) me karakter rrudhoses ose shkëputesh kane luajtur një rol shume të madh në relievin e sipërfaqes së Tokës. Nga këto levizje janë formuar të gjitha malet e rruazullit tokësor [me përjashtim të maleve vullkanike] Relievi i formuar nga këto levizje quhet reliev tektonik.

Lëvizjet horizontale[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrudha e plotë

Lëvizjet vertikale[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]