Uji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbi Dy të tretat e sipërfaqes Së lëmshit tokësor janë të mbuluara Me ujë, 97,2% e të cilit ndodhet në pesë oqeane. Shtresa e akullt në Antarktik Përmban 90% të të gjithë ujit të embel të planetit. Uji avullues atmosferik mund të shihet në forme rreshje e cila shkakton bardhësinë e tokës.

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit dhe quhet ujë i sigurt.

Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.


Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.

Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.

Vetitë tretëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji.



Anomalia e ujit[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit. Fjala anomali do të thotë sjellje jashtë parimeve.

Veçoritë termale[redakto | redakto tekstin burimor]

1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij.

2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësia e fshehur".Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin.

3- "Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.

4- Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe.

5- Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.

Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar. Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një tregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur në etiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në 180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aq më i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën 150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë.

Rëndësia e Mineraleve[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]bh:पानी