Andorra

Coordinates: 42°18′N 1°19′E / 42.30°N 1.31°E / 42.30; 1.31
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°18′N 1°19′E / 42.30°N 1.31°E / 42.30; 1.31

Andorra zyrtarisht Principata e Andorrës (Katalonisht: Principat d'Andorra), i quajtur edhe Principata e Luginës së Andorrës Luginat (katalanisht: Principat de les Valls d'Andorra), është një mikroshtet sovran pa dalje në det në jug-perëndim të Evropës. Ajo ndodhet në anën lindore të maleve Pirenej dhe kufizohet nga Spanja dhe Franca. Principata e some u formua në vitin 1278 pas Krishtit. Ajo drejtohet nga dy Bashkë-Princa, Peshkopi katolik spanjoll i Urgelit dhe Presidenti i Francës.

Andorra është shteti i gjashtë më i vogël komb në Europë, që ka një sipërfaqe prej 468 km2 dhe një popullsi prej rreth 85.000 banorësh. Kryeqyteti i saj është Andorra la Vella. Ai është kryeqyteti më i lartë në Europë, në një lartësi prej 1.023 metra mbi nivelin e detit. Gjuha zyrtare është gjuha Catalane, edhe pse spanjishtja, portugalishtja, dhe frëngjishtja janë gjithashtu gjuhë që fliten shpesh.

Turizmi i Andorrës i shërben rreth 10.2 milion vizitorëve në vit. Andorra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, por euro është monedha zyrtare. Ajo ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1993. Në vitin 2013, populli i Andorrës kishte jetëgjatësinë më të lartë në botë në 81 vjet, sipas revistës mjekësore The Lancet.

Më parë ishte e izoluar, tani e adhuruar si vend turistik dhe si vend pa tatime shtetërore. Andorra po ashtu është pjesë e vendeve katalane dhe një ndër mikro-shtetet Evropiane. Shpesh ngatërrohet me komunën e Andorrës në Spanjë.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andorra është e pavarur që nga 1278 me një statut të një principate parlamentare me bashkëprinca Presidentin e Francës dhe Peshkopin e Dioqezës së Urgelit (Katalonia, Spanjë). Të drejtat e dy udhëheqësve të principatës janë rregulluar në fillim të shekullit XX, ata për këtë qëllim dërgojnë aty dy të deleguar. Më 25 janar 1981, këshilli gjeneral i rrafshnaltës së Pirenejve , pas 703 viteve pavarësie ka nxjerrë kushtetutën. Kushtetuta parashihte themelimin e këshillit ekzekutiv si dhe një reformë administrative. Deri në janar 1993-ës Andorra nuk kishte ndarë sistemin legjislativ, ekzekutiv dhe juridik. Me kushtetutën e 1993, Andorra ka krijuar një sistem të mirëfilltë parlamentarë demokratikë. Dy kryetarët e vendit (I deleguari i Spanjës dhe Francës) mbesin edhe më tutje si kryetarë. Mirëpo sistemi ekzekutiv i është dhënë një ministri nga parlamenti.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dallohen tri pari politike:liberalët ( Partit Liberal d'Andorra), socialdemokratët (Partit Socialdemocrata) dhe demokratët (Partit Democrata)

Vetëm një pjesë e vogël e banorëve kanë drejtë vote. Për marrje e shtetësisë Andorrase duhet që së paku 25 vite të jetohet në Andorrë.

Parlamenti është këshilli gjeneral (Consell General)

Njësitë territoriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andorra ka shtatë njësi territoriale të njohura si parròquia (sipas 2005):

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andora ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropësnë në rrafshnaltën e Pirinejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit. Sipërfaqja e përgjithshme e Andorës është 468 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 42 30 V, 1 30 L.

Andora është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andora të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.

Klima është kontinentale, përshkakë të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në janar temperatura bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.

Relievi i Andorrës është malorë. Pika më e ultë është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.

Ndër pasurit natyrore të Andorës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pyjet me druajnë të kualitetit të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullosave malore.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e vogël nuk ka asnjë pasuri të veçantë natyrore përpos ujit. Në kohërat e vjetra ishte tokë agrare edhe përkundër terrenit malorë. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës kur bujqësia u zëvendësua ngadalë me blegtori. Vetëm 2% e vendit është tokë e pjellëshme.

Në kohën më të re, jetohet vetëm nga turizmi, si ai dimërorë. Për këtë përkujdesen mese 300 Hotele si dhe shumë fusha sporti e argëtimi.

Andorra nuk është anëtare e plotë e Bashkësisë Evropian, porse ka një status të veçantë. Deri më 2002 monedha franceze dhe ajo spanjolle është përdorur si valutë zyrtare. Me ardhjen e Euros edhe në Andorrë bëhet zëvendësimi i monedhave franceze dhe spanjolle. Për firmat evropiane, Andorra është e njohur si “Oaza” e tatimeve. Por edhe turistët janë të kënaqur nga çmimet e ulta të alkoolit, cigareve dhe prodhimeve kozmetike (shminkave).

Bruto prodhimi vendor për vitin 1996 ka qenë 1,2 Miliard Euro

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andorra ka 70 549 banorë (parallogaritur për 2005-ën). Prej tyre janë:

  • 36,0 % katalanë (andorras)
  • 40,6 % spanjollë
  • 10,2 % portugezë
  • 6,5 % francezë
  • 6,7 %. të tjerë

Shumica e banorëve flasin spanjishten (58%), gjuhën zyrtare katalane e zotërojnë 35% e popullsisë ndërsa frëngjishten 7%.

Rritja e popullsisë përbrenda vitit është 5,0%. Mesatarisht , andorrasit jetojnë deri në moshën 4 vjeçare. Vdekshmëria e foshnjave është 0,6% ndërsa e fëmijëve 0,7%.

Shumica e banorëve (rreth 90%) janë katolik të ritit romak.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Portal:Andorra – Informacione të mëtejshme mbi Andorra