Indeksi i zhvillimit njerëzor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harta botërore që indikon Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (i bazuar në të dhënat e vitit 2007, të publikuara më 5 tetor 2009)
██ 0.950 dhe më shumë ██ 0.900–0.949 ██ 0.850–0.899 ██ 0.800–0.849 ██ 0.750–0.799 ██ 0.700–0.749 ██ 0.650–0.699 ██ 0.600–0.649 ██ 0.550–0.599 ██ 0.500–0.549 ██ 0.450–0.499 ██ 0.400–0.449 ██ 0.350–0.399 ██ nën 0.350 ██ e padisponueshme

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI ose Human Development Index ) është një statistikë e përbërë nga tregues të ndryshëm që shërben si indikator i renditjes së vendeve sipas nivelit të "zhvillimit njerëzor" dhe i ndan ato në vende të zhvilluara (zhvillim i lartë), vende në zhvillim (zhvillim mesatar), dhe vende të pazhvilluara (zhvillim i ulët). Statistika përbëhet nga statistikat e Jetëgjatësisë, Edukimit dhe PKB (Prodhimi Kombëtar Bruto).

Origjina e HDI[redakto | redakto tekstin burimor]

Origjina e HDI duhet gjetur në Raportin e Zhvillimit Njerëzor (HDR) që gjendet në Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDRP). Këto programe u filluan në vitin 1990 nga Mahbub ul Haq dhe ka qëllimin e caktuar: "për të zhvendosur fokusin e zhvillimit ekonomik nga llogaritja e të ardhurave kombëtare drejt politikave të përqendruara ndaj popullit."[1].

Për të krijuar HDR, Haq mblodhi bashkë një grup të njohur ekonomistësh si : Paul Streeten, Frances Stewart, Gustav Ranis, Keith Griffin, Sudhir Anand, and Meghnad Desai. Por ishte puna e Amartya Sen që dha thelbin e konceptit. Haq ishte i sigurt se një përzierje e matësve të zhvillimit njerëzor do të duhej për të bindur publikun, akademikët dhe politik-bërësit kështu që ata mund të vlerësonin zhvillimin jo vetëm nga ana ekonomike por gjithashtu edhe nga përmirësimet në mirëqenien e njerëzve. Sen fillimisht e kundërshtoi këtë ide, por ai e ndihmoi Haq për të krijuar Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI). Sen ishte i shqetësuar për shkak se ishte e vështirë të kapje tërë kompleksitetin e faktorëve njerëzorë në një tregues të vetëm por Haq e bindi atë se vetëm një numër i vetëm mund të tërhiqte vëmendjen e politik-bërësve nga përqendrimi ekonomik deri në mirëqenien e njerëzve.[2][3]

HDI është përdorur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1990.

Tre dimensionet e HDI VOLL HD[redakto | redakto tekstin burimor]

HDI kombinon tre dimensione:

  • Jetëgjatësia në lindje, një tregues i shëndetit dhe jetëgjatësisë së popullatës.
  • Dija dhe edukimi, të matura nga shkalla e analfabetizmit të të rriturve dhe disa statistika të tjera.
  • Standardi i jetesës, të matura nga prodhimi kombëtar bruto për frymë.

Metodologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tendenca e HDI mes viteve 1975 dhe 2004
██ OECD ██ Qendrore dhe Evropa lindore, dhe CIS (ish vendet e Bashkimit Sovjetik ██ Amerika Latine dhe Karaibet ██ Azia Lindore ██ Arabia ██ Azia Jugore ██ Afrika Sub-Sahariane

Formula që përcakton HDI është shpallur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDRP)[4] Në përgjithësi, për të transformuar një variabël të papërpunuar, le të themi x, në një tregues pa njësi ndërmjet 0 dhe 1, përdoret formula e mëposhtme:

  • x-index = \frac{x - \min\left(x\right)}{\max\left(x\right)-\min\left(x\right)}

ku \min\left(x\right) dhe \max\left(x\right) janë vlerat më të ulëta dhe më të larta që variabla x mund të marrë, respektivisht.

HDI pastaj përfaqëson një shumë uniformë ⅓ e kontribuar nga secili prej këtyre treguesve:

  • Treguesi i Jetëgjatësisë = \frac{LE - 25} {85-25}
  • Treguesi i Edukimit = \frac{2} {3} \times ALI + \frac{1} {3} \times GEI
    • Treguesi i Analfabetizmit i të Rriturve = \frac{ALR - 0} {100 - 0}
    • Raporti Bruto i Rregjistrimeve (në shkollë) = \frac{CGER - 0} {100 - 0}
  • GDP = \frac{\log\left(GDPpc\right) - \log\left(100\right)} {\log\left(40000\right) - \log\left(100\right)}

Raporti i 2009[redakto | redakto tekstin burimor]

Raporti i 2009 u lëshua në 5 tetor 2009 dhe mbulon periudhën e vitit 2007. U titullua "Kapërcimi pengesave: Ndryshimi dhe zhvillimi njerëzor". Vendet e para në HDI u grupuan në një kategori te re të quajtur "Zhvillim Njerëzor Shumë i Lartë".[5] Ato janë:

  1. Flamuri Norvegjia 0.971 ( 1)
  2. Flamuri Australia 0.970 ( 2)
  3. Flamuri 0.969 Islanda ( 2)
  4. Flamuri 0.966 Kanadaja ( 1)
  5. Flamuri 0.965 Irlanda ()
  6. Flamuri Hollanda 0.964 ()
  7. Flamuri 0.963 Suedia ()
  8. Flamuri 0.961 Franca ( 3)
  9. Flamuri 0.960 Japonia ()
  10. Flamuri Zvicra 0.960 ()
  11. Flamuri 0.960 Luksemburgu ( 3)
  12. Flamuri 0.959 Finlanda ( 1)
  13. Flamuri 0.956 Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( 1)
  1. Flamuri Austria 0.955 ( 2)
  2. Flamuri Spanja 0.955 ()
  3. Flamuri Danimarka 0.955 ( 2)
  4. Flamuri Belgjika 0.953 ()
  5. Flamuri Italia 0.951 ( 1)
  6. Flamuri Lihtenshtajni 0.951 ( 1)
  7. Flamuri Zelanda e Re 0.950 ()
  8. Flamuri Mbretëria e Bashkuar 0.947 ()
  9. Flamuri Gjermania 0.947 ()
  10. Flamuri Singapori 0.944 ( 1)
  11. Flamuri Hong Kongu 0.944 ( 1)
  12. Flamuri Greqia 0.942 ()
  13. Flamuri Korea e Jugut 0.937 ()
  1. Flamuri Izraeli 0.935 ( 1)
  2. Flamuri Andorra 0.934 ( 1)
  3. Flamuri Sllovenia 0.929 ()
  4. Flamuri Brunei 0.920 ()
  5. Flamuri Kuvaiti0.916 ()
  6. Flamuri Qipro 0.914 ()
  7. Flamuri 0.910 Katari ( 1)
  8. Flamuri Portugalia 0.909 ( 1)
  9. 22px-Flag of the United Arab Emirates svg.png Emiratet e Bashkuara Arabe 0.903 ( 2)
  10. Flamuri Republika Çeke 0.903 ()
  11. Flamuri Barbados 0.903 ( 2)
  12. Flamuri 0.902 Malta ( 3)

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Haq, Mahbub ul. 1995. Reflections on Human Development. Neë York: Oxford University Press.
  2. ^ Sakiko Fukuda-Parr The Human Development Paradigm: operationalizing Sen’s ideas on capabilities Feminist Economics 9(2 – 3), 2003, 301 – 317
  3. ^ United Nations Development Programme. 1999. Human Development Report 1999. New York:Oxford University Press.
  4. ^ Definition, Calculator, etc. at UNDP site
  5. ^ http://hdr.undp.org/en/media/HDR_2009_EN_Complete.pdf Human Development Report 2009[ (p. 171, 204)