Australia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Commonwealth of Australia
Flag of Australia.svg Emblema - Australia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s ka
Vendndodhja - Australia

Australia (ang. dhe lat. : tokë në jugë) për nga sipërfaqja është vendi i gjashtë në rruzull dhe përbënë pjesën më të madhe të kontinentit Australisë.

Përmbajtja

Historia [redakto]

Artikulli kryesor : Historia e Australisë

Fillimi i krijimeve të vendbanimeve në Australi saktësisht ende nuk dihet. Gjurmët e vendbanimeve gjenden edhe para 120 000 viteve. Aborgjinët jetojnë aty së paku që 50 000 deri 60 000 vite dhe më këtë i takojnë kulturës më të vjetër në botë.

Edhe përkundër pozitës së izoluar të kontinentit, popullata Aborgjinase ka pasur kontakt me kulturat tjera. Ky komunikim me të tjerët llogaritët të jetë ndërprerë diku para 6 000 viteve kur vendkalimi tokësorë në Guinenë e Re është vërshuar nga oqeani.

Me krijimin e ishujve Torres Srait para 1000 viteve komunikimi me kulturat tjera është rimëkëmbur. Po ashtu edhe tregtarët indian dhe kinez duket të kenë tregtuar në veri të Australisë sikurse edhe peshkatarët e Indonezisë.

Ndikimi i këtyre vizitorëve mund të shihet në vizatime të ndryshme në shpella në veri të Australisë. Dëshmi tjetër për këtë është edhe Dingo që si duket është krijuar diku para 6 000 viteve nga detarët e Azisë jugore.

Evropianët në Terra australis [redakto]

Anijet e britanikëve

Që në kohërat e vjetra nga të diturit flitej për ekzistencën e një kontinenti në jug. Shpesh kjo përdorej si një mefshtësi e kohës “toka e jugut” (lat. Terra australis). Kur Marco Polo u kthye nga Kina në Venedik, ai fliste për një tokë të pasur në ari e guaca që gjendej prapa (në jug) të ishujve Java. Në shekullin XVI dhe XVII si duket detarët portugezë, francezë dhe spanjollë arrin të zbarkojnë në bregdetin e Australisë dhe të futen në brendinë e saj.

Mirëpo sipas shkrimeve gjermane zbulimin i kepit Cape York Peninsula nga holandezi Willem Jansz në vitin 1606 merret si zbulimi i Australisë. Në vitin 1629 u ankorua anija tregtare “Batavia” e kompanisë holandeze në bregdetin perëndimorë të Australisë. Kapiteni i anijes Francisco Pelsaert kësaj nuk i kishte dhënë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ndërsa në vitin 1642 e njëjta kompani vendosi të vëzhgoi kontinentin me në mënyrë të planifikuar. Në bazë të këtej projekti Abel Tasman zbuloi Tasmaninë e sotshme. Një ekip tjetër nën udhëheqjen e Willem de Vlamingh filloi të krijojë hartën e bregdetit perëndimorë. Pasi që natyra e kësaj pjese dukej e thatë dhe jo pjellëshme, holandezët nuk kishin ndonjë interesim për kolonizimin e Australisë.

Tasmni futi në jetë emërtimin ”Holanda e re” më 1644. Ky emërtim përdorej në Evropë deri në vitin 1824 kur britanikët i dhanë emrin e tanishëm.

Kolonizatorët britanik [redakto]

prill apo maj1770-ës, kapiteni James Cook mbërrin në pjesën e pjellëshme, në bregdetin lindorë dhe e thërriste këtë vend New South Wales si pjesë e mbretërisë britanike. Qëllimi i udhëtimit të tij ishte Terra Australis, që sipas teorisë së kësaj kohe duhej të ishte si kundërpeshë e sipërfaqes së tokës që gjendet në veri rruzullit.

Pas pavarësisë së ShBA-ve nga Britania e Madhe, qeveria britanike filloi të gjurmoj mundësi të reja për krijimin e kolonive ku dërgonte të burgosurit. Më këtë qëllim më 26 janar 1788 nën komandën e kapitenit Arthur Phillip, zbarkojnë 11 anije të Flotës së parë (First Fleet) të mbushura me kolonizatorë dhe të burgosur në portin Port Jackson. Vendbanimi i ri u pagëzua Sydney sipas Viscount Sydney-it, kryetari i zyrtarëve të kolonizimit. Deri në vitin 1868 në Sydney u sollën 160 000 të burgosur. Ndërsa gjatë viteve 1801-1803 Matew Flinders ja arrin lundrimin përgjatë tërë bregdetit të kontinentit.

Të burgosurit britanik në Terra australis [redakto]

Në vitin 1792 një ekip franceze ndërmerr një ekspeditë hulumtimi të mundësisë së kolonizimit në Tasmani. Kjo i shtyri britanikët që edhe këtu të krijojnë sa më parë një koloni me të burgosur. Gjë që edhe e bënë në vitin 1803 duke themeluar Risdon Cover në lumin Derwent dhe koloninë George Town në lumin Tamar. Ndërsa më 1825-ën kolonia e atëhershme Van-Diemen's-Land deklarohet si e pavarur.

Në vitin 1824 themelohet kolonia e re me të burgosur në lumin Brisbane. Pas migrimit të kolonizatorëve të ndryshëm në pjesët e brendshme të pjellëshme të veriut, kolonia në vitin 1842, vendosë dhënien e tokave edhe për emigrantët. Më 1859 deklarohet Queensland si koloni e pavarur nga New South Wales-i.

1835 tregtarët nga Tasmania marrin nga Aborgjinët 240 000 hektarë dhe themelojnë portin Port Phillip. Edhe pse kjo tregti ishte ilegale nën presionin e rritjes së numrit të emigrantëve kryesia e kolonizimit e lëshon këtë tokë si të lirë për kolonizim. Më 1851 kolonia Victoria ndahet zyrtarisht nga New South Wales-i.

Kolonia New South Wales merr tërë pjesën lindore të kontinentit, çereku i tokës në perëndim edhe më tutje mbetet si Holanda e Re dhe nuk ishte ende nën aspiratat e britanikëve. Për pengimin e kolonizimit të pjesës perëndimore të Australisë nga francezët, britanikët në vitin 1826 themelojnë edhe këtu një vendbanim të quajtur Albany. Kolonia Australia perëndimore u thirr në jetë me themelimin e kolonisë Perth. Edhe pse këtu nuk ishte paraparë dërgimi i të burgosurve, kolonizatorët kërkonin ndërprerjen e kësaj praktike (në vitin 1850) në mënyrë që këta të zëvendësoheshin me fuqi të lirë punëtore.

Australia jugore ishte paraparë po ashtu si koloni pa të burgosur. Sipas rrjedhës së planit të përgatitur nga Edward Gibbon Wakefield për kolonizim sistematike ishte paraparë shitja e tokave kolonizatorëve dhe nga këto fitime të financohej sjellja e kolonizatorëve të rijnë.

1836 themelohet Adelaide dhe po në të njëjtin vit Australia jugore shpallet provincë e Britanisë së Madhe.

Gjurmonin ari, themeluan një komb [redakto]

Parlamenti

Në veri-lindje të Melbourne-t më 22 gusht1851-ës në Victoria është gjetur ari që e përshkroi euforinë e kolonizatorëve për shumë e shumë vite. Minatorët e minierës në Ballarat në vitin 1854 organizojnë kryengritjen e vetme të armatosur në historinë Australisë. Kryengritësit kërkonin më reforma demokratike, në të vërtetë kryengritja shtypet më 3 Dhjetor 1854 nga forcat ushtarake britanike dhe policia vendase.

Rreth viteve 1855-1890 disa koloni marrin të drejtën e të quajturës Responsible Government që ju siguronte një pavarësi më të madhe nga Britania e Madhe. Në fakte Londra edhe më tutje mbante kontrollin mbi sigurinë, tregtinë dhe politikën e jashtme.

Pas një konflikti të ashpër të blegtorëve në vitin 1898 themelohet “Waltzing Matilda” himni nacional i Australisë. Ndër kolonit fillon bashkimi i planifikuar në një shtet.

Bashkimi i Australisë [redakto]

1 janar 1901 formohet nga kolonit e pavarura Komonvelti Australian (Commonwealth of Australia). Si kryeqytet i Australisë vendoset të jetë Melbourne. Më 26 shtator 1907 kjo lidhje merr statutin Dominion që ju sjellë pavarësi gati të plotë nga shteti amë.

1911 themelohet Australian Capital Territory për krijimin e kryeqytetit të ri të quajtur Canberra. Mirëpo Melbourne mbetet deri në vitin 1927 selia e regjimit për shkak të kohës së ndërtimeve të ndërmarra në kryeqytetin e ri. Edhe kolonia e themeluar në vitin 1863 Northern Territory ndahet nga kontrolli i Provincës South Australia dhe i bashkëngjitet lidhjes.

Australia ka qenë dhe është edhe më tej lojale ndaj Londrës. Kështu dhe gjatë luftës së parë po edhe të luftës së dytë botërore e ka ndihmuar Londrën me ushtarë. Shikua nga përqindja e viktimave brenda numrit të banorëve Australia ka përqindjen më të lartë të viktimave. Humbja njësisë ushtarake të Australisë dhe Zelandës Re - Army Corps (ANZAC) në betejën e parë në historinë e tyre në vitin 1915Gallipoli për shumë Australian është lindja e kombit.

Në vitin 1931 Perandoria Britanike i jep Australisë edhe statutin Westminister me të cilin statuti Dominion edhe formalisht fito pavarësinë. Mirëpo parlamenti i Australisë e pranoi këtë vitin 1942.

Pas humbjeve të britanikëve në Azi më 1942-ën dhe kërcënimit të invazionit japonezë, aktiviteti ushtarak i britanikëve zhvendoset nga Evropa në Australi. Australia i mbështet aleatit të ri të fortë, ShBA-ve. Kjo edhe u ratifikua në marrëveshjen ANZUS në vitin 1951.

Pas luftës së dytë botërore, Australia ndiqte një politik për një popullzim progresi të vendit me emigrantë nga Evropa. Pastaj vijnë emigrantët edhe nga Azia dhe pjesë tjera të rruzullit. Kjo sjelli me veti ndryshimin e demografisë por edhe një katapultim të zhvillimit ekonomik.

1986 Britania e Madhe ndërmerr edhe aktin e fundit ndaj Australia Act dhe i jep kompetencën e fundit mbi nxjerrjen e kushtetutën pas viti 1999. Mirëpo në referendumin e mbajtur banorët me shumicën 55 % deklarohen kundër krijimit të një Republike dhe dëshirojnë të mbeten formalisht Monarki.

Në vitin 2004 fiton përsëri koalicioni nacional-liberalë i kryeministrit John Winston Howard. Krahasuar me gjendjen ekonomike të rruzullit mund të thuhet se në Australi janë kornizat politike për një ekonomi të suksesshme.

Politika [redakto]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Australi është një federatë e përbërë nga disa shtete dhe territore që rrjedhin si bashkim i ish-kolonive britanike.

AustraliaNumbered.png

Njësit administrative [redakto]

Artikulli kryesor : Njësit shtetrore (Ausrali)

Shtetet [redakto]

Territore të veçanta [redakto]

Territore të jashtme [redakto]

Gjeografia [redakto]

Artikulli kryesor : Gjeografia e Australisë
Sidney

Australia me tërë sipërfaqen e asaj shtrihet në Hemisferen Jugore të botës. Me përjashtim të Azisë, përkatësisht Arkipelagut të Malajës, ndodhet shumë larg kontinenteve të tjera, sidomos Evropës, mirëpo, sot me zhvillimin e komunikacionit detar, e sidomos atij ajror, largësia e këtij kontinenti me kontinentet tjera të botës është zvogëluar shumë.

Australia është kontinenti më i vogël i rruzullit tokësor. Sipërfaqja e përgjithshme e Australisë është rreth 7,7 milion km². Është i vetmi kontinent që përfaqëson një shtet.

Ekonomia [redakto]

Artikulli kryesor : Ekonomia e Australisë


Australia ka nje ekonomi tregu me GDP(Prodhimi I Pergjithshem Kombetar Bruto) te larte per fryme dhe nje norme te ulet te varferise. Dollari Australian është valuta per kombin, duke perfshire edhe ishullin Kristmas, ishujt cokos (Keeling), dhe ishullin Norfolk, gjithashtu edhe shtetet e pavarura ishullore te Paqesorit si Kiribati, Nauru dhe Tuvalu. Pas bashkimit te vitit 2006 te Burses se Shkembimit australiane me Shkembimin e te ardhurave te Sidnei, siguria e shkembimeve australiane është tani e nenta me e madhja ne bote. E renditur e treat ne Indeksin e Lirise Ekonomike (2010), Australia është ekonomia e 13te me e madhe ne bote dhe ka GDP e peseta me te larte per fryme(nominale) 66,984$. Vendi ishte renditur I dyti ne indeksin E Zhvillimit Njerezor te Kombeve te Bashkuara. Te gjitha qytet e medha te Australise dolen mire ne anketat globale krahasuese te jeteses. Melbourne arriti vendin e pare ne Listen e Qyteteve me kushte me te mira te jeteses ne Ekonomine Boterore te vitit 2011, e ndjekur nga Sidnei, Perth dhe Adelaide perkatesisht ne vendet e 6-te, 8-te dhe 9-te. Totali I borxhit te qeverise ne australi është 20 miliarde dollare- 20% e GDP se vitit 2010. Australia është nje nga shtetet qe ka cmimet me te larta per shtepi dhe disa nga nivelet me te larta te borxheve shtepiake ne bote. DESTINACIONI DHE VLERA E EKSPORTEVE TE AUSTRALISE NE VITIN 2006 Per shkak se eksporti I mallrave është me I theksuar sesa prodhimi I mallrave ne vend ka mbështëtur nje rritje te konsiderueshme ne kushtet e tregtise se Australise qe nga fillimi I shekullit 21t, per shkak te rritjes se cmimit te mallrave. Australia ka nje balance te pagesave qe është me shume se 7% e GDP negative, dhe ka pasur nje difict te madh te vazhdueshem te llogarise aktuale per me shume se 50 vite. Australia ka pasur nje rritje me nje norme mesatare vjetore prej 3.6% , per me shume se 15 vjet krahasuar me mesataren vjetore te Organizates se Zhvillimit dhe Bashkepunimit Ekonomik prej 2,5 %. Australia ishte e vetmja ekonomi e perparuar e cila nuk perjetoi recesioin per shkak te renies globale te ekonomise 2008-2009. Gjashte nga parteneret tregtare me te medhenj te Australise kane qene ne recession gje qe nnga ana e vet preku edhe Australine. Qeveria e Hakes qarkulloi dollarin austrain ne vitin 1983 duke shkaktuar pjeserisht crregullime ne sistemin financiar. Qeveria Howard e ndjekur nga nje crregullim I pjesshem I punes se tregut dhe privatizimit te metejshem te bizneseve shteterore, me e dukshme ne industrine e telekomunikacionit. Sistemi indirect I taksave u ndryshua ndjeshem ne korrik te vitit 2000 me futjen e 10 % te mallrave dhe sherbimeve tatimore. Ne sistemin Australian te taksave , personal dhe te ardhurat e kompanise tatimore jane burimet kryesore te te ardhurave te qeverise. Ne prill te vitit 2012 ishin 11’501’000 njerez te punesuar (me kohe te plote ose te pjesshme), me nje norme papunesie prej 4.9%. papunesia e te rinjve (15-24) qendroi ne 11.2%. Gjate decades se kaluar inflacioni ka qene 2-3% dhe norma baze e interest 5-6 %. Sektori I sherbimeve te ekonomise, duke perfshire turizmin, edukimin dhe sherbimet financiare llogaritet perreth sa 70% e GDP. E pasur ne burime natyrore, Australia është nje eksportuese e madhe e produkteve bujqesore vecanerisht grure dhe lesh, minerale si hekuri dhe arid he energji ne formen e gazit natyror te lengshem dhe qymyrit. Edhe pse bujqesia dhe burimet natyrore perbejne perkatesisht vetem 3 dhe 5 % te GDP ato kontribuojne ndjeshem ne eksport. Tregjet me te medha te eksportit te Australise jane: Japonia, Kina, ShBA, Koreja e Jugut, dhe Zelanda e Re. Australia është eksportuesi I katert me I madhe ne ote I veres, ne nje industri e cila kontribuon me 5.5 miliard $ ne vit per ekonomine e vendit.

Demografia [redakto]

Artikulli kryesor : Demografia e Australisë
Lakorja e demografisë

Australia ka 21.515.754 (korrik 2010).

Radhitet në vendin e 54 në botë.[1].

Kultura [redakto]

Artikulli kryesor : Kultura e Australisë

Të tjera [redakto]

Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi - Australian Tourist Commission

Qeveria - Commonwealth Government Online
Kryetari    
Parlamenti   
Ministria

Lidhje të jashtme [redakto]

 Commons: Australia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Australia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referenca [redakto]

  1. ^ CIA.gov - Australi - (Anglisht)