Londra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Londra
Qytet
noform
Nga sipër majtas: City of London, Tower Bridge,
London Eye, Dhomat e Parlamentit
Stema_figura
Stema e Londrës
Flag of the City of London.svg
Flamuri i Londrës
Vendndodhja
Londra (Angli)
Londra
Administrimi
Shteti Flamuri Anglia
Rajoni Londra
Kryetari i Bashkisë Boris Johnson
Partia Konservatore
Statistika dhe Transporti
Lartësia 24m m (m.n.d.)
Themelimi nga Romakët në vitin 43 me emrin Londinium
Sipërfaqja 1,706.8 km2 km2
Zona Kohore GMT UTC0
Kodi Postal E, EC, N, NW, SE, SW, W, WC, BR
CR, DA, EN, HA, IG, KT, RM,
SM, TN, TW, UB

020, 01322, 01689,
01708, 01737, 01895, 01923, 01959

Koordinatat 51° 30′ 26″ Veri

0° 7′ 29″ Lindje

Demografia
Popullsia 7,556,900 banorë
 •  urbane 8,278,251 banorë
 •  aglomerati 12,300,000 - 13,945,000 banorë
Dendësia 4,761 banorë/km² banorë/km2
Faqja Zyrtare http://www.london.gov.uk/


Londra është kryeqyteti i Britanisë së madhe. Londra është një nga qytetet më të zhvilluara në botë dhe gjithashtu vizitohet nga shumë turistë sepse aty ndodhen shumë ndërtesa dhe vënde interesante si:

  • Shtëpia e Parlamentit
    • Kulla e Londrës
      • Pallati Mbretëror(eng Buckingham Palace) etj.

Lumi Thames rrjedh përmes qytetit nga jug-perëndimi në Lindje.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Romakët (43 p.e.s-410)[redakto | redakto tekstin burimor]

Anglia ke qenë e pushtuar nga Romakët. Në fillim ato u vendosën në Kent dhe pastaj levizën afër lumit Thames. Ato krijuan ngulimet e para afër lumit dhe e quajtën vendin Londinium (Londër). Romakët ndërtuan rrugët, portin dhe një urë mbi lumin Thames. Në vitin 61 e.s vendasit bënë kryengritje kundër Romakve. Ato dogjën Londinium dhe vranë të gjithë popullsine.Megjithatë, Romakët e ri-pushtuan dhe e ri-ndëtuan prapë qytetin këtë radhë duke I shtuar dhe një mur për mbrojtje. Romakët e sunduan Anglinë deri vitin 410 e.s.

  • Në kohën e Romakve Londra kishte nje popullsi prej 12,000-20,000
    • Lumi Thames ishte 300 m i gjerë (sot është 100m)

Saksonët dhe Vikingët (450-1066)[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shekullin e 5-të Anglo-Saksonët u vendosën në perëndim të Londiniumit dhe formuan qytezën e Lundewic. Shtëpitë e tyre ishin kryesisht prej druri. Në vitin 842 Vikingët e Danimarkës e sulmuan Londrën dhe vodhën shume sende. Ato u kthyen në 851 dhe këtë radhë dogjën një pjesë të madhe të qytetit. Mbreti Alfred i mundi Vikingët në 878 dhe të dy palët e ndanë shtetin midis tyre. Vikinget morrën Lindjen e Anglise (përfshi këtu dhe Londrën) kurse Alfredi morri Jugun dhe perëndimin.

Pavarësisht, traktatit të paqes Alfredi sulmoi Vikingët dhe pushtoi Londrën në 886. Ai riparoi muret e vjetra që I kishin lënë Romaket. Në vitin 1016 Vikinget sulmuan Londrën por Saksonet u rezistuan atyre Vikingët dhe Saksonët sunduan Anglinë së bashku deri në 1042, kur Edward The Confessor u bë mbret i të dyja palëve.

Tudorët E Londrës (1485-1603)[redakto | redakto tekstin burimor]

Henri VII u bë mbret ne 1485. Pas tij mbret u bë Henri i VIII. Ato ishin mbretrit e parë Tudor,(Tudor kishin mbiemrin). Nën sundimin e Tudorve Londra u fuqizua. Ajo u bë qendër për tregti dhe qeverisje.

Gjithashtu , teatri u bë shumë popullor me ndihmën e William Shakspeare. Veprat e Shekspirit u shfaqën në teatrin e famshëm The Globe (Globi). Në fund të sundimi të Tudorve Londra kishte 200,000 banorë. Lumi Thames u bë shume I rëndësishëm në kohën e Tudorve sepse flota u zhvillua dhe anije u nisën për të zbuluar vënde te reja.

Stuart London (1603-1649) (1660-1714)[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbreti i parë I Stuartve Xhames I (James) erdhi ne fuqi ne 1603. Ai e bashkoi Anglinë me Skocinë meqë ai ishte edhe mbret I Skocisë në të njëjtën kohë. Në 1605 një grup njërezish tentuan ta hedhin në erë mbretin me gjithë Shtëpinë e Parlamentit (House of Parliament) por pa sukses.

Pas James I ne 1625 Charless II erdhi ne fuqi. Fatkeqsisht, lufta civila plasi ne 1642 midis mbeshtetesve te mbretit dhe forcat e Parlamentit te udhehequr nga Oliver Cromwell. Mbreti humbi dhe ju hoq koka në 1649. Monarkia u rivendos në 1660.

Sëmundje dhe zjarre[redakto | redakto tekstin burimor]

Londra ka vuajtur nga zjarret dhe sëmundjet epidemike.. Në 1665 The Great Plague vrau rreth 70,000 njerëz. Epidemia u perhap nga minjtë që u sollen nga anijet që merreshin me tregti. Sëmundja u perhpap shume shpejtë se njerzit jetonin afër njeri tjetrit dhe standartet e higjenës ishin shumë të uleta

Në 1666 Zjarri I Madh I Londrës (Great Fire Of London) shkatërroi gjysmen e qytetit. 13,200 shtëpi , 430 rrugë, dhe 89 kisha u dogjën. Zjarri, në fillim qe I vogël por u zmadhua dhe vazhdoi për 4 ditë. King Charless II komandoi që të gjitha shtëpitë më pas të ndërtoheshin me gure dhe jo me dru që kjo fatkeqësi mos të ndodhte më.

Londra e Gjeorgjve (1714 -1837)[redakto | redakto tekstin burimor]

Londra në 1751

Në vitin 1714 George I u be mbret. Ai krijoi një rrjesht Mbretërish dhe Mbretëreshas të cilët sunduan Aglinë deri ne 1837. Në këtë periudhë Britania u bë një shtet I fortë dhe me ndikim te madh me Londrën si vënd kryesor tregtie. Londra u rrit shpejt në mase dhe popullsi në këtë periudhë. Në vitin 1801 Londra arriti në 1,000,000 banorë. Tregtarët u pasuruan dhe shumica jetonin në West End. Pjesa tjetër e popullsisë ishte në mjerim të madh.Me mijëra jetonin në vënde të pista ku sëmundjet, krimi dhe pijanecet ishin pjesë e jetës se përditshme. Në këtë periudhë u ndërtuan shumë shtëpi të reja. Këto shtëpi ishin të larta dhe kishin nga tre dritare. Gjithashtu u ndërtuan shume spitale që egzistojnë edhe sot.


Viktoria E Londrës (1837 - 1901)[redakto | redakto tekstin burimor]

The Houses of Parliament në 1890

Në vitin 1837, Viktoria u bë mbretëreshë e Anglisë në moshën 18 vjeç. Periudha që ajo mbreterori quhet era Viktoriane. Në atë kohë Londra u zhvillua shumë shpejt nga ana e tregtisë the industrisë. Transporti dhe ndriçimi u përmirsuan gjithashtu. Kur Viktoria vdiq në 1901 Londra ishte një qytet shumë I ndryshuar, Në kohen e Viktories Londra u zgjërua shumë sepse industria u zhvillua dhe trenat e lidhnin qytetin me të gjitha anët e Britanisë. Shumica e ndërtesave që egzistojnë sot u ndërtuan në kohen e Viktories. Më e famshja eshte Shtëpia e Parlamentit që u ndërtua në 1834 sepse e para qe djegur nga zjarri. Në 1840 drita me gaz përdoreshin për të ndriçuar rrugët e Londrës. Rryma elektrike u përdor për herë të parë në Holborn në 1883. Metroja e parë në botë (The Tube) u hap në 1862. Në fillim trenat punonin me avull por sistemi u elektrizua ne 1890-1905.

Shekulli I 20-të[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë shekull Londra u bë edhe më e madhe. Shume njerëz u spostuan në qytet dhe udhëtonin me makina ose trena. Qyteti ndryshoi gjithashtu , ndërtesat e reja u zunë vendin atyre që u shkatërruan nga lufta.

Lufta I Botërore
Gjate kësaj lufte 1835 njerëz u vranë nga sulmet ajrore.


Lufta II boterore
800,000 fëmije u nxorren jashtë Londre. Ne fund te luftes 30,000 njerëz u vranë dhe shumica e ndërtesave u prishën nga sulmet ajrore.

Londra E Milleniumit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të Milleniumit Londra vazhdon të zhvillohet. Në Londër jetojnë më shumë se 7,000,000 njerëz duke e bërë atë qytetin më të madh në Britani. Londra është nje qytet I madhe Europian dhe një destinacion I njohur turistik sepse e vjetra më te renë janë të bashkuara se bashku.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Londra është një qendër e madhe për biznes dhe tregti. Pas Nju Jorkit Londra është qendra financiare më e madhe ne botë. Londra prodhon 20% BPV të Britanisë se Madhe.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullsia e Londrës u rrit ndjeshëm në fillimin e shekullit 20. Në vitin 1939 popullsia e Londrës ishte 8,615,245. Në vitin 2006 zyrtarisht në Londer banonin 7,512,400 njerëz.Densiteti i popullsisë është 4,761 njerëz për km². Londra renditet në vendin e 25-të në botë për popullsi.Gjithashtu, Londra njihet për jetën më të shtrenjtë në botë dhe numrin e madh të billionerëve që jetojnë në të.

Londra përman gjithsej 33 komuna (boroughs):

Komunat e Londrës
LondonNumbered.png

Panoramë[redakto | redakto tekstin burimor]

London panorama top monument.jpg

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]