Prishtina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me Komunën e Prishtinës. Për artikullin Qarku i Prishtinës shiko në fletën përkatëse.


Prishtina
Qytet
Motoja Prishtina, përherë e re.
noform
Stema_figura
Stema e Prishtinës
Vendndodhja
Prishtina (Kosova)
Prishtina
Administrimi
Shteti Flamuri Kosova
Rajoni Prishtina
Statistika dhe Transporti
Lartësia 652 m (m.n.d.)
Vendasit Prishtinas/e
Sipërfaqja 854 km2
Zona Kohore ZKEQ (UTC+1)
Verore OVEQ (UTC+2)
Kodi Postal 10000
Prefiksi (+381) +381 38
Koordinatat 42° 40′ 0″ Veri

21° 10′ 0″ Lindje

Demografia
Popullsia 198.215 banorë
Dendësia 347 banorë/km2

Prishtina (gjithashtu në shqip: Prishtinë; serbisht: Приштина ose Priština) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës së Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.[1]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Toponomastika edhe nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinume- “e dikurshme”).

Ka autorë që e përmendin zhupaninin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.

Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë[2], mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, Statueta e ulur – që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës – dhe figurat e tjera me qeramikën plastike. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale, në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës. Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin “Justiniana sekonda”. Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI.

Ndërsa, në mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelle kufitare të Bizantit me Serbinë. Vendgjetja e parë arkeologjike me kulturë materiale sllave në Kosovë (tek. Shek. X-XI) është gjetur në fshatin e ngjitur me Prishtinën, Matiçanin. Ndër vizitorët e rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin, Joan Kantakuzeni. Më vonë Prishtinës e vizitoi edhe Feliks Petançiqi, diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shek. XVI thotë se Prishtina është një vend i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare, sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmenden edhe lojërat kalorëse mesjetare. Më vonë Prishtina si një vendbanim me 8 mijë banorë e përmendi edhe udhëpërshkruesi Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez, Anton Bas, me 1812, tregon se në Prishtinë mbahen dy pangjyre vjetore në të cilat marrin pjesë tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Endrenja, Shkodra etj. që sillnin prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet gjermane...Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me afro 12 mijë banorë. Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftërat ballkanike dhe ajo e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe ai se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Që nga viti 1809 kjo familje kishte organizuar si një lloj ekspozite familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912. Një pjesë e vjetër e qytetit, me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën katolike, Sinagonën dhe Qarshinë e vjetër, u rrënuan në vitet e pesëdhjeta për ti hapur rrugë modernizimit të qytetit.

Prej viteve të ’60-ta, Prishtina përjeton një zhvillim urbanistik të hovshëm që ja ndërron dukjen nga një qytezë me tipare otomane në një qytet bashkëkohor. Vitet e ’70-ta sjellin një ndryshim thelbësor në karakterin e qytetit, të ndikuara nga hapja e Universitetit të Prishtinës dhe rritja e ndikimit politik të Prishtinës me fitimin e autonomisë dhe faktoriizimin federal të Kosovës në ish-Jugosllavi. Në këto dy dekada ndërtohen lagjet Ulpiana, Dardania, Lakrishtja, Bregu i Diellit, Arbëria (ish-Dragodani) dhe të gjitha objektet identifikuese të Prishtinës.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Bashkësin e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bashkia e Prishtinës i ka gjithsej 48 fshatra. Përpos shqiptarëve në Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siç janë: serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, etj.

Përbërja etnike
Viti / Etnia shqiptar  % serb  % romë  % të tjerë  % Total
1991 reg. 161,314 78.7 27,293 13.3 6,625 3.2 9,861 4.8 205,093
1998 N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A 225,388
Shkurt 2000 llog. 550,000 97.4 12,000 2.2 1,000 0.1 1,800 0.3 564,800
Burimi: 1991 figures from Federal Republic of Yugoslavia (FRY) Institute for Statistics – others include Montenegrins, Slav Muslims, Turks, etc. 1999 figures fromUNHCR, "Kosovo Village List", 9 March 1999 (1998 population estimate excluding forced displacement). 2001 figures from KFOR – MNB (c) and for minority figures OSCE/UNHCR ‘Situation of Ethic Minorities in Kosovo’, February 2001. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.[3]


Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Prishtinë mbizotëron klima kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 10,4 °C dhe me reshje vjetore mesatare prej 600 mm. Në korrik arrinë tempreatura vjetore mesatare prej 30 °C, në janar prej -0,6 °C.


Prishtina - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 2,4 5,5 10,5 15,7 20,7 23,9 26,4 26,7 23,1 17,1 10,2 4,2 Ø 15,5
Temp. Mini. (°C) -4,9 -2,8 0,2 4,2 8,5 11,4 12,5 12,3 9,4 5,0 0,9 -3,1 Ø 4,5
Temperatur (°C) -3 -3 2 7 14 18 20 20 15 11 5 -2 Ø 8,7
Reshje (mm) 54,99 48 56 62 81,01 78 60 53 58,99 55,99 74,01 69,01 Σ 751
Ditë me diell (h/d) 9,01 10,02 11,05 13,02 14,03 15,01 14,05 13,05 12,03 11,06 9,04 9,01 Ø 11,7
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
2,4
-4,9
5,5
-2,8
10,5
0,2
15,7
4,2
20,7
8,5
23,9
11,4
26,4
12,5
26,7
12,3
23,1
9,4
17,1
5,0
10,2
0,9
4,2
-3,1
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
54,99
48
56
62
81,01
78
60
53
58,99
55,99
74,01
69,01
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: mungon

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Qysh nga dhjetori i vitit 2013 kryetar i kryqytetit te Kosoves, Prishtines, eshte Shpend Ahmeti, nga rradhet e levizjes Vetevendosje.

New Born në Prishtinë

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Stadiumi i Qytetit - kapaciteti i tij është rritur
gjatë periudhës së artë të KF Prishtina
Edukimi

Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.

Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.

Muzika klasike

Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi.

Sporti
Stadiumi i qytetit në Prishtinë
  • Basketbolli në vitet pas luftës 2000 - 2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra.
  • Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
  • Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina dhe Akademia e Arteve Marciale Prishtina.

Objekte turistike dhe kulturore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë:

  • Monumenti i heroit kombëtarë "Zahir Pajaziti"

Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e "Zahir Pajazitit" e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.

  • Monumenti „Skënderbeu“

Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është ndërtuar pas luftës së fundit. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.

  • Teatri Kombëtar

Teatri kombëtar gjendet përballë monumentit "Skënderbeu" dhe i argëton prishtinasit me shfaqjet e shpeshtuara pas luftës.

  • Parku Nacional „Gërmia“

Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.

  • Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës

Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Eshtë e ndërtuar në vitin 1982 me dizajnin unike e arkitektit kroat Andrija Mutnjaković që ishte frymëzuar nga nje huall mjalti. [4] [5] Në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi që ti lexojnë brenda objektit.

  • Muzeu i Kosovës
  • Galeria e Arteve
  • Sahatkulla
Kulla e Sahatit
  • Xhamia e Llapit
  • Xhamia e Qarshisë - (Xhamia e Sulltan Mehmetit II)
  • Hamami i madh
  • Xhamia e madhe - (Xhamia e Jashar Pashës)
  • Parku etnologjik "Emin Gjiku"

Infrastruktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Aeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me ‘Çmimin aeroporti më i mirë 2010’ për aeroportet me mbi një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit.[6]

Largësia nga Prishtina:

  • Shkupi 86 km
  • Tirana 330 km
  • Beograd 360 km
  • Podgorica 298 km
  • Ferizaj 36 km
  • Gjilan 46 km

Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.

Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Tabela 1 - Banesat, ekonomitë familjare dhe popullsia sipas komunave" - E hapur me 14 korrik 2011
  2. ^ Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat.
  3. ^ OSCE(PDF)
  4. ^ [1]
  5. ^ [2]
  6. ^ Fokus Kosova

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji