Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (shqip shkurt: OSBE, Anglisht: OSCE - Organization for Secuity and Co-orporation in Europe), është organizatë internacionale që shërben si forum për dialogje politike.

OSCE u themelua në vitin 1975 me Aktin e Helsinkut me 35 shtete pjesëmarrëse. Në vitin 1995 në Konferencën e Budapestit riorganizohet në organizatë ndërkombëtare me 56 vende pjesëmarrëse nga Evropa, Azia e Mesme dhe Amerika Veriore. Detyrat e OSCE-së janë stabiliteti dhe siguria politike në Evropë, zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik, shtetëror, kulturor e ekologjik.

OSBE bazohet në praktikat demokratike dhe qeverisje të përmirësuar. Shumica e stafit që përbehet nga më shumë se 3500 punojnë jashtë (në teren) përderisa vetëm 10 % punojnë në zyrat qendrore.