Shqiptarët
| Shqiptarët |
| Popullsia e përgjithshme |
|---|
| mbi 9 000 000 njerëz |
| Gjuhët |
|
Shqipja (me dialektët kryesore: gegnishtja dhe toskërishtja) |
| Fetë |
|
Islami: 55 %, Krishterimi: 25 %, Ateistët dhe Agnostikët: 20 %[1] |
Shqiptarët janë një grup etnik dhe komb autokton me vendbanim në Shqipëri dhe shtetet përreth. Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jeton në Shqipëri dhe në Kosovë, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.
Përmbajtja |
[redakto] Në kuptimin shoqëror
Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë dhe Kosovës se sotme, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.
[redakto] Në kuptimin juridik
Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.
Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri dhe Kosovë. Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombetare.
Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.
[redakto] Mërgimi i shqiptarëve
[redakto] Historia e mëgimit shqiptar ndërmjet shekujve
[redakto] Shpërndarja e shqiptarëve
- Shiko këtu për një listë më të zhvilluar.
[redakto] Afrika
Në Afrikë ka shumë shqiptarë që jetojn në Egjipt ose e kanë prejardhjen nga Shqipëria. Në Afrikën Jugore ka gjithashtu shqiptarë, rreth 2 000.
- 20 000
[redakto] Amerika
- 270 000
[redakto] Azia
- 1 000 000
[redakto] Evropa
- 7 370 000
[redakto] Oqeania
- 27 000