Republika e Maqedonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Maqedonia)
Shko te: navigacion, kërko
Republika e Maqedonisë
Република Македонија
Flamuri i Republikës së Maqedonisë Stema e Republikës së Maqedonisë
Flamuri Stema
Himni kombëtar: Денес над Македонија (shqip: Sot mbi Maqedoni)
 
Situata e Republikës së Maqedonisë
 
Kryeqyteti Shkupi
Qyteti më i madh Shkupi
Gjuha zyrtare sllavomaqedonishtja, shqipja
Forma e qeverisë Republikë
President Kryetari
Kryeministër Kryeministri
Pavarësia
8 shtator
Sipërfaqja Vëndi i 148-të
25 713 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 142-të
2 114 550 (2009)
83 banorë/km²
IZHNJ (2007) 0.817
Monedha Denari
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .mk
Targat e automjeteve MK
Prefiksi telefonik +389
Kodi ISO 3166-1 MK

Republika e Maqedonisë (sllavomaqedonisht: Република Македонија) është shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës (koordinatat gjeografike 41°50' V, 22°00' L) e që kufizohet në lindje me Bullgarinë në një vi kufitare të gjatë 148 km, në jug me Greqinë në një vi kufitare prej 246 km, në perëndim me Shqipërinë në një vi kufitare prej 151 km dhe në veri me Kosovën dhe Serbinë.

OKB ky shtet njihet me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë për shkak të konfliktit rreth emrit me Greqinë e cila pretendon territorin e Maqedonisë antike.

Historia

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë nga Jugosllavia në vitin 1991 është kundërshtuar nga Greqia për shkak të flamurit dhe emrit Maqedoni (të konsideruara si simbole të Helenëve). Marrëdhëniet me Greqinë përfundimisht u normalizuan në vitin 1995, por problemet me emrin e Republikës së Maqedonisë akoma ekzistojnë. Ndryshimi i statusit politik të Kosovës, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, që shënoi fundin e luftës së shqiptarëve në vitin 2001, si dhe zhvillimi i ulët ekonomik vazhdojnë të jenë çështje diskutimi për këtë shtet.

Politika

Njësitë administrative

Republika e Maqedonisë është e ndarë në 84 Komuna dhe qytetin e Shkupit, si komunë e veçantë e qeverisjes lokale.

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë është 25,333 km2. Vendi shtrihet në koordinatat gjeografike 41 50 V, 22 00 L ku 24,856 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 477 km2 ujë. Vija kufitare e Republikës së Maqedonisë është 25,333 km ndërsa vijë bregdeare nuk ka. Klima e Republikës së Maqedonisë është ngjashme me të Mesdheut e nxehtë me vera të thata e dimra të ftohta me reshje dëbore të mëdha. Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë, përpos luginës së Vardarit këtë e zbusin edhe rrethina e liqeneve të mëdha. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Vardar (50m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,764 metrave në vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.: Golem Korab).

Ekonomia

BVP: $17.26 miliard ( 2007)
BVP - shkalla reale e rritjes: 6.6% (2007)
BVP për banorë: $8,400 (2007)
BVP - i ndarë sipas sektorëve: bujqësia: 21.7%, industria: 32.6%, shërbime: 45.7% (Shtator 2006) Fuqia punëtore: 890,000 (2007)
Niveli i papunësisë: 35% (2007)
Popullsia nën moshën për punë: 30% (2005 )
Niveli i inflacionit (çmimi konsumatorë): 2% (2007)
Investime (rritja fikse): 18% e BVP (2007)
Buxheti:të ardhura : $2.381 miliard, shpenzime: $2.456 miliard,(2007)
Borxhi publik: 26.1% nga BVP
Elektriciteti - prodhim: 5.935 miliard kWh (2006), harxhim: 8.929 miliard kWh (2006), eksport: 0 kWh (2003), import: 2.994 miliard kWh (2006)
Nafta - prodhimi: 0 fuçi/ditë (2005), konsumi: 20,000 fuçi/ditë (2005)
Bilanci i tanishëm kontabël: $ 5 milion (2007). Exporti: $2.844 miliard (2007), Eksporton: ushqim, cigare, hekur, çelik ... , Eksporton në : Serbi dhe Mal të Zi 23.2%, Gjermani 15.6%, Greqi 15.1%, Itali 9.9%, Bullgari 5.4%, Kroaci 5.2% (2006) Importi: $4.079 miliard (2007), Importon: makineri dhe pajisje, automobilë, kemikale, derivate, produkte ushqimore .... , Importon nga: Rusia 15.1%, Gjermania 9.8%, Sërbia dhe Mali i Zi 7.5%, Bullgaria 6.7%, Italia 6% (2006)

Demografia

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë:

  • Maqedonë 1.297.981 (64,18 %)
  • Shqiptarë 509.083 (25,17 %)
  • Turq 77.959 (3,85 %)
  • Romë 53.879 (2,66 %)
  • Serbë 35.939 (1,78 %)
  • Boshnjakë 17.018 (0,84 %)
  • Arumunë 9.695 (0,48 %)
  • Të tjerë 20.993 (1,04 %).

Kultura

Telekomunikacioni

Transporti

Mbrojtja

Turizmi

Lidhje të jashtme

 Commons: Republika e Maqedonisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Republika e Maqedonisë – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Shih edhe këtë