Ismail Kadare

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Ismail Kadare

Ismail Kadare duke lexuar
Ditëlindja: 28 janar 1936
Vendlindja: Gjirokastër
Nënshtetësia: Shqiptar
Zhanri: Dramë

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Ismail Kadare është shkrimtari me i madh i letërsisë shqipe, dhe një nga shkrimtaret me te mëdhenj te letërsise botërore kontemporane. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e ka bere te njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.

Ismail Kadare

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë"[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Tituj të veprave

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Shkrimtari Ismail Kadare u nderua u sot ne date 23.06.2009 me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersine", nje nga çmimet me prestigjoze ne bote ne kete fushe. Shtypi spanjoll njofton se kandidati shqiptar per çmimin "Nobel" e fitoi garen mes 31 kandidateve te tjere ku dallon emri i Milan Kunderas apo italianit Antonio Cabucchi.

31 ishin kandidatura nga 25 vende te botes qe konkurruan per kete çmim te rendesishem.

Ky cmim iu akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kerkimore e te cileve perfaqeson nje kontribut te madh ne kulturen universale ne fushat e letersise apo gjuhesise.

Vitin e kaluar, fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letersine" ishte kanadezja, Margaret Atwod, te cilen juria e nderoi per vepren e saj te shkelqyer, sidomos ne mbrojtjen e dinjitetit te grave. Burimi Top-Channel-Punoi Erald Maknori.

[redakto] Skenare filmash

[redakto] Mirënjohjet

[redakto] Burim i të dhënave

  1. ^ Ismail Kadare: "Identiteti evropian i shqiptarëve" - artikull në int. 2006 i Gazetës Shekulli: ID=92925/ID=92968
  2. ^ Rexhep Qosja: "Realiteti i shpërfillur" - artikull në int. 2006 i Gazetës Shekulli: ID=95244

[redakto] Shih edhe

[redakto] Lidhje të jashtme