Kështjella (Ismail Kadare)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kështjella
Kështjella.jpg
Autori Ismail Kadare
Shteti Shqipëri
Gjuha Shqip
Subjekt(e) Lufta shqiptare-osmane
Zhanri Histori
Botuesi Onufri
Data e botimit 1970
Faqe Flag of Albania.svg 304

Kështjella është vepër e Ismail Kadaresë e botuar më 1970Tiranë.

Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha.

Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në Kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si : për ti helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.

Subjekti i vepres[redakto | redakto tekstin burimor]

Subjekti i vepres eshte lufta midis shqiptareve dhe osmaneve ne shek.XV,ose per te qene me specifik,rrethimi i pare i Krujes.Ne liber kane nje vend te vecante edhe ceshtjet qe ngrihen prej fushates per pushtimin e Ballkanit nga ana politike dhe demografike.Gjithashtu,nje tjeter ceshtje qe preket eshte dhe ajo e komploteve brenda kampit turk,madje dhe qeverise osmane.Ky eshte dhe konkluzioni qe mund te jepet nga ngjarjet kryesore: Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë. .Nje tjeter kendveshtrim eshte ai i kryeveqilharxhit dhe ai i kronistit Mevla Celebia,ata besojne se ne vend te lufts,maredheniet paqeaore do te ishin nje simbioze teper fitimprurese dhe njekohesisht,keta individe vene ne dyshim ndershmerine e Portes se Larte .Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në Kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si : për t`i helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.

Analize e personazheve[redakto | redakto tekstin burimor]

Vranakonti - Nje udheheqes i shkuar ne moshe deri diku,por me vrullin e nje djaloshi.Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e keshtjellareve dhe eshte korrekt ne maredheniet me boten jashte keshtjelles(Skenderbeun dhe te tjeret qe kane kamp ne male).Gjithashtu, ndonese trim,ai eshte edhe shume i aresyeshem dhe njekohesisht besimtar.

Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj - Kreykomandanti i fushates se osmaneve.Njeri me karriere te pasur,por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve,por dhe prej moshes se shkuar.Ai keron te nenshtroje kalane e Krujes qe te zgjerohen kufijte e perandorise dhe nga ana tjeter te arrije majat ne karrieres ose,ne rast deshtimi,per te do te ishte fundi.Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur,me nje shpirt te lig,por gjate romanit,ai peson disa ndryshime.Prape se prape,duhet cilesuar se ai eshte edhe shume qejfli aq sa merr haremin ne lufte me vete.Po te flasim per anen pozitive,ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.

Mevla Celebia - Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti,ne pritje te nje mundesie per t`u shquar.Eshte i zoti ne punen e tij dhe teper i sjellshem.Fatkeqesisht,atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte.Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin,astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.

Plaku Tavxha - Prijesi i jenicereve.Njeri i moshuar,me deformim fizik(gjymtyre te shkurtra).Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te lufts,i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret.Njeri qe sheh vetem interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.

Kara – Mukbili - Prijes i azapeve-Prijes i azapeve,njeri i hijshem ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes dhe i vlereson ne maksimum njerezit.

Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t`u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.

Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)

Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai perbuz fene dhe astrologet. Eshte shume i ndjeshem kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te vecante per shendetin.

Kryeveqilharxhi - Ai kujdeset per administrimin e rezervave te ushtrise. Eshte teper i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per rezervat.Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin.Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit).Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.

Tuz Okcan - Jenicer i thjeshte,ushtar i nje rangu te respektuar deri diku.Ai ka aftesi ne artin e luftes.Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike(shpeton dhe i del ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej kafshimit te nje miu te helmuar.

Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme. I do shume shoqet.

Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte,zgjedhja e tyre meriton levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur ndodhi ngjarja. Nje pjese e turqve jan me te lig sesa djalli.