Gjuha shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shqip)
Shko te: navigacion, kërko
Gjuha shqipe
Flitet në: Shqipëri, Kosovë, Republika e Maqedonisë, Serbia, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Itali, dhe vende të tjera
Vendi: Evropa Juglindore
Numri i folësve: mbi 7.6 milion në mbarë botën
Renditja: 45
Familja: Indoevropiane
Grupi: Shqip
Statusi Zyrtar
Gjuhë zyrtare e: Flag of Albania.svg Shqipërisë,
Flag of Kosovo.svg Kosovës,

dhe e njohur si gjuhë minoritare në: Flag of Macedonia.svg Republika e Maqedonisë
Flag of Montenegro.svg Malit te Zi
Flag of Italy.svg Itali
Flag of Ukraine.svg Ukraine.

Rregullohet nga: Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Kodet e gjuhës
ISO 639-1 sq
ISO 639-2 sqi
SIL ALS, ALN, AAE, AAT
Idioma albanés.png

Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

Dialektet

Red right arrow.svg
 Artikuj kryesore: Gegë dhe Toskë.

Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar[citim i duhur], dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe.

Toskërishtja dhe Gegërishtja kanë dallime fonetike, morfologjike apo dallime në fjalor. Dallimet fonetike janë të pakta dhe disa nga to janë: â hundore e gegërishtes me ë-në e Toskërishtes ( nâna - nëna ; bâni - bëri) n-ja e Gegërishtes me r-në e Toskërishtes ( syni - syri )etj. Ato morfologjike Tosk - Gegë: të punoj - me punue etj. Disa nga dallimet në fjalor Toskërisht- Gegërisht janë: dhelpër - skile, gjalpë - tlyn, fshat - katund etj.

Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë dhe te Bregdetit në jugun e Shqipërisë. Enklavat Italiane - rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk ka te dhëna të sakta. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.

Tradita shkrimore

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kongresi i Manastirit.
Faqe nga Meshari. Libri i parë shqip 1555

Gjuha zyrtare, e shkruar me germa latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialektit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore dialekti gegë[citim i duhur] u mënjanua prej vitit 1945 deri në vitin 1967[citim i duhur]dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot[citim i duhur]. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipe[citim i duhur]. Ky vendim politik i marrë[citim i duhur]në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Libri i parë në gjuhën shqipe i gjetur deri më sot është Meshari i Gjon Buzukut i shkruar nga data 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555. Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtes (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. GiorgioKalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.

Klasifikimi

Që shqipja është qartë me prejardhje indo-evropiane ishte e njohur nga filologu gjerman Franz Bopp1854; hollësitë e ngjashmërive kryesore të shqipes me gjuhët indo-evropiane ishin përpunuar nga një filolog tjetër gjerman, Gustav Meyer, në vitet e 1880-1890. Përmirësimet e mëtejme gjuhësore ishin paraqitur nga gjuhëtari danez Holger Pedersen dhe Norbert Jokl nga Austria.

Etimologjitë në vazhdim e ilustrojnë lidhjen e shqipes me gjuhët indo-evropiane (një yll që i paraprin fjalës tregon të pavërtetuarat, fjala burimore indo-evropiane hipotetike) :

  • pesë (nga Geg. i lashtë pansë nga *pénkʷe)
  • zjarr, zjarme (nga *xherma nga *gʷʰermós)
  • natë (nga *nóktis)
  • dhëndër (nga *xandor nga *ǵomh₃-ter-)
  • gjarpër (nga *sérpeno)
  • bjer (nga *bʰere)
  • djeg (nga *dʰégʷʰo)
  • kam (nga *kagmi)
  • pata (nga *pót-)
  • pjek (nga *pékʷo)
  • thom, thotë (nga *cāmi, *cāte nga *ḱéh₁mi, *ḱéh₁te)

Sistemi i foljes përfshin shumë tipare arkaike, si ruajtja e aktive e dallueshme dhe përfundimet mesatare personale (si në greqisht) dhe ndryshimi i zanores rrënjë "e" në të tanishmen në "o" në kohën e shkuar, një tipar i ndarë me gjuhët baltike. Për shembull, ekziston mbledh (kalimtare) dhe po ashtu mblidhet (jokalimtare), në kohën e shkuar, dhe mblodha me një "o" në të shkuarën. Për shkak të ndryshimeve sipërfaqësore në formën fonetike të gjuhës gjatë 2.000 vjetëve dhe për shkak të huazimit të fjalëve nga vendet fqinjë, vazhdimësia e trashëgimisë së indoevropianishtes në shqip ka qenë e nënvlerësuar.

Krahasimi me gjuhët tjera indo-evropiane

Shqip muaj i ri / e re nënë motër natë hundë tre i zi /e zezë i kuq / e kuqe i/e gjelbër/blertë i/e verdhë ujk
Tjera Gjuhë indo-evropiane
Sanskrit māsa nava mātṛ svasṛ nakti nasa tri kāla rudhira hari pīta vṛka
Persisht māh nou mādar xāhar shab damāg se siāh sorkh sabz zard gorg
Anglisht month new mother sister night nose three black red green yellow wolf
Frëngjisht mois nouveau mère soeur nuit nez trois noir rouge vert jaune loup
Latinisht mēnsis novus māter soror nox nasus trēs āter, niger ruber viridis flāvus, gilvus lupus
Rumanisht luna nou/noi mamă soră noapte nas trei negru roşu verde galben lup
Italisht mese nuovo madre/mamma sorella notte naso tre nero rosso verde giallo lupo
Irlandisht nua máthair deirfiúr oiche srón trí dubh dearg glas, uaine buí mac tíre, faolchú
Uellsisht mis newydd mam chwaer nos trwyn tri du (/di/) coch, rhudd gwyrdd, glas melyn blaidd
Letonisht mēnesis jauns māte māsa nakts deguns trīs melns sarkans zaļš dzeltens vilks
Greqishtja antike μήν
mēn
νέος
néos
μήτηρ
mētēr
αδελφή
adelphē
νύξ
núx
ῥίς
rhís
τρεῖς
treĩs
μέλας
mélas
ἐρυθρός
eruthrós
χλωρός
khlōrós
ξανθός
xanthós
λύκος
lúkos
Bullgarisht месец
mesec
нов
nov
майка
majka
сестра
sestra
нощ
nošt
нос
nos
три
tri
черен
čeren
червен
červen
зелен
zelen
жълт
žălt
вълк
vălk
Serbisht месец
mesec
нов
nov
мајка
majka
сестра
sestra
ноћ
noć
нос
nos
три
tri
црн
crn
црвен
crven
зелен
zelen
жут
žut
вук
vuk
Kroatisht mjesec nov majka sestra noć nos tri crn crven zelen žut vuk
Lituanisht mėnesis/mėnuo naujas mama sesuo/sesė naktis nosis trys juoda raudona žalia geltona vilkas

[citim i duhur]

Gramatika

Kategoritë e gramatikës së shqipes janë shumë të afërme me gjuhët e tjera evropiane. Emrat tregojnë dukshëm gjininë, numrin, dhe pesë rasa. Një tipar i pazakonshëm është që emrat ndryshohen më tutje me prapashtesa për të treguar domethënien e caktuar apo pacaktuar: bukë, buka. Mbiemrat-përveç numëror dhe disa shprehje të caktuara sasie-dhe emrat e varur përcjellin emrin të cilin e modifikojnë; dhe ata janë të shquar në kërkimin e pjesëzës që i përcjell ata që pajtohen me emrin. Andaj, në “një burrë i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet nga i, i cili pajtohet me termin për “njeri”; gjithashtu në “dy burra të mëdhenj”, mëdhenj, forma mashkullore e shumësit nga i madh, përcjellë emrin burra dhe paraprihet nga një pjesëz që pajtohet me emrin.

Foljet kanë numrin dhe një llojllojshmëri të formave të gjetura në Frëngjisht apo Italisht dhe janë mjaft të parregullta në formimin e rrënjëve të tyre. Shumësat e emrit po ashtu janë të dukshëm për parregullsitë në një numër të madh të tyre. Kur të përcaktohet një emër apo një i marrur si i njohur është kundrinori i drejtë, një përemër në rastin e vërtetë që përsëritë këtë informacion po ashtu duhet të futet në shprehjen e foljes; p.sh. I-a dhashë librin atij drejtpërdrejtë është “him-it I-gave the-book to-him, e cila në anglishten standarde do të ishte “I gave the book to him.”Në përgjithësi, gramatika dhe dallimet formale të shqipes na kujtojnë greqishten moderne dhe gjuhët romane, veçanërisht ajo rumune. Tingujt sugjerojnë hungarishten apo greqishten, por gegërishtja me zanoreve hundore tingëllon më karakteristike.

Gramatika e gjuhës shqipe është mjaft e komplikuar në krahasim me gjuhët e tjera Indoevropiane. Gjuha shqipe ka 6 ose 5 rasa, emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore dhe që thirrore, e cila është hequr. Foljet janë mjaftë të parregullta. Disa folje si "jap" e "ha", në kohën e shkuar dhe në pjesore ndryshojnë plotësisht në "dhënë" dhe "ngrënë". Foljet e cila mbarojnë me "t" në vetën e tretë njejës, të kohës së kryer të thjeshtë, marrin dy "tt" p.sh ai "hesht" bëhet "ai heshtte" , që shpesh gabimisht shkruhet "heshte".

Fjalët në gjuhën shqipe ndiqen nga nyje të shumta, gjë që e bën të komplikuar edhe për folësit e gjuhës shqipe. Ka 27 forma të shumësit. Shumësi i emrave ndiqet nga prapashtesat por, edhe nga ndryshie brenda emrit, p.sh dash-desh, kal-kuaj,djalë-djemë etj. Disa emra asnjëjës nuk ndryshojnë fare, si p.sh nxënës-nxënës, fëmijë-fëmijë etj.

Fonetika

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Shqiptimi.

Transkriptimin në pasoj të përdorimit e Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar.

Alfabeti
A B C Ç D DH E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
a b ʦ ʧ d ð ɛ ə f g ɟ h i j k l ɫ m n ɲ ɔ p c ɾ r s ʃ t θ u v ʣ ʤ y z ʒ

Fjalori dhe Kontaktet me gjuhët e tjera

Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjët, po ashtu tregon jashtëzakonisht disa dëshmi të kontaktit me Greqishten e lashtë; Si e tillë është Gegërisht mokën (Toskërisht mokër), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e afërta me Romakët japin shumë huazime latine - mik nga Latinishtja amicus, këndoj nga cantare. Përveç kësaj, huazimet e tilla të fjalëve në Shqip vërtetohen nga ngjashmëritë në zhvillimin e Latinishtes së folur në Ballkan dhe Rumani, një gjuhë e Romantizmit Ballkanik. Për shembull, Latinisht paludem u kthye në padulem dhe pastaj padure në Rumani dhe pastaj pyll në Shqip, të dyja me kuptim të modifikuar.

Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorë jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj këto dy gjuhë reflektojnë kontakte të veçanta historike të kohëve të hershme. Komunikimet e hershme me barbarët me sa duket kontribuuan fjalën "tirq" (nga bashkimi i vjetër “thigh-breech), përderisa huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund të atribuojnë në kontaktet kulturore gjatë 500 viteve të kaluara me Venedikasit, Osmanët, Grekët (deri në jug), dhe Sllavët (deri në lindje).

Një numër i favorshëm i tipareve - p.sh. formimi i kohës së ardhshme dhe shprehjes së emrit – janë të ndara nga gjuhët tjera të Ballkanit por kanë një origjinë dhe zhvillim të pakuptueshëm, ku ndoshta ne te ardhmen mund të nxirët sekreti kodik i ndërtimit të tyre ; Shqipja apo forma e sajë e hershme, shumë lehtë mund të jetë burimi për të zbërthyer mënyrën e ndërtimit te gjuhës se pare universale para çarjeve të mëdha dialektore dhe me vone shendrimit te tyre ne gjuhe te veçanta. Studimi i tipareve të tilla regjionale në Ballkan është bërë një rast klasik për hulumtimi mbi fenomenin e përhapjes së gjuhës.

Alfabeti

Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.

Rreshtat e mësiperme i përkasin versionit zyrtar të përkufizimit të Alfabetit Shqip. Versioni i saktë është dhe duhet të jetë ky: Alfabeti shqip ka 27 shkronja dhe 9 grupshkronja (digrafi) bashkëtingëlluese që së bashku përbëjnë 36 tingujt e Gjuhës Shqipe të folur. Ndahen në: shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, në 20 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, F, G, H, J, K, L, M, N, P, Q, R, S, T, V, X, Z, dhe në 9 tinguj: Dh, Gj, Ll, Nj, Rr, Sh, Th, Xh, Zh. Këta 36 tinguj studiohen së bashku në Shkollën Fillore dhe njihen gjithshmërisht që aty e tutje si Alfabeti shqip.

Alfabeti modern, i vendosur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, është i bazuar në atë Latin.

Dëgjoni shqiptimin e alfabetit (Skedar ne formatin Ogg Vorbis, madhësia 146KB)

Shqipja standarde

Gazeta Albania, botim i tetor 1899

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.

Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për të krijuar alfabetin shqip dhe në vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari që shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.

Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.

Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

Një hap tjetër për njehsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.

Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.

Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njehsimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi të organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.

Më 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosovë.

Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe.

Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes" i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.

Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I Morfologjia" (1995), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II Sintaksa" (1997).

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.

Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, , 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).

Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.

Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.

Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht ; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).

Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi kryefjale+folje+objekt.

Leksiku përbëhet nga fjalë me preardhje vendase e nga fjalë të huazuara. Fjalët me burim vendas trashëgohen nga periudha e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose janë formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).

Për fjalët e huazuara qe disa mendojnë vijnë nga gjuhët e popujve me të cilët shqiptarët kanë pasur marrëdhënie gjatë shekujve, greqishtja e vjetër dhe e re, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët sllave, turqishtja, frëngjishtja, është një proces i gjate ne diskutim dhe analizim. Kjo për arsyen e thjeshte sepse burimi i pare i tyre dyshohet se është përsëri gjuha shqipe e folur. Metodat e krahasimit ne shkencën e Entomologjisë nuk janë akoma ne nivelin e saktësisë se duhur përderisa nuk arrihet te zbërthehet ne njësinë minimale kuptimi logjik i simbolo-shkronjave te alfabetit grek dhe atij latin.

Përhapja e gjuhës shqipe

Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.

Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Shën Pjetërburg (Leningrad), Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie, etj.

Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.

Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G. Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.

Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.

Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Prof. Dr.Aleksandër Xhuvani. Aleksandër Xhuvani (1880-1961) kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956. Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.

Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961). Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.

Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).

Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi. Është bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.

Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj. Eqerem Cabej (1908-1980). Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.

Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.

Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.

Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).

Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.

Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.

Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”. Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof. Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.

Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.

Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë.

Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”. Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë : Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, Gjovalin Shkurtaj etj.

Shiko dhe këtë

Wiki WikiFjalori: Gjuha shqipe – harta gjeografike dhe historike

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Gjuha jonë – Libër didaktik për mësimin e gjuhës shqipe

Vegla elektronike