Selman Riza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Selman Riza
Fotoporteti
Emri Selman
Mbiemri Riza
Lindur më 21 dhjetor 1909
Lindur në Gjakovë
Kombësia shqiptare
Shtetësia jugosllave, shqiptare, osmane
Profesioni shkrimtar, albanolog

Selman Riza lindi më 21 dhjetor të vitit 1909Gjakovë, është albanolog dhe shkrimar shqiptar nga Kosova.[1]

Riza kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”.

Dëshira për t’u shkolluar në gjuhën shqipe e detyroi të largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh në moshën 13-të vjeçare. Në vitin 1922 u nis ne kembe për në Tiranë, ku menjëherë u regjistrua në shkollën plotore “Naim Frashëri”, në të cilën, në vitin 1925, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë.

Në vitin 1925, Selman Riza i vashdon mësimet në Liceun e Korçës, që ne ate kohe ishte shkolla më me emër në Shqipëri. Edhe në Korçë, sikur në Tiranë, Selman Riza ishte nxënësi më i dalluar, me rezultate të shkëlqyeshme.

Në vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë Selman Rizës për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë. Në Universitetin e Tuluzës në Francë, Selman Riza brenda tri vjetësh kreu dy fakultete! Gjatë viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Gjakova press: Me rastin e 100 vjetorit të lindjes

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]