Vilajeti i Kosovës
|
|
|---|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873 i njohur si Vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej në territoret e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Vilajeti i Kosovës është themeluar në vitin 1877; valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha, i cili udhëheqte vilajetin e Kosovës. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet. Vilajeti i Kosovës kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi. [1]
Demografia [redakto]
Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët, vllehtë, si të krishterë. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.[1]
Struktura e popullsisë dhe kufirit të vilajetit si duket me kalimin e kohës e sidomos pas luftrave ballkanike ka pësuar ndryshime të mëdha. Kështu më 1921 ë hapsirën e ish vilajetit popullsia përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë. Ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.
Administrimi [redakto]
Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:
- Sanxhaku i Shkupit : kazaja Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovish, Koçan, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë.
- Sanxhaku i Prizrenit : kazaja Prizren, Lumë, Tetovë.
- Sanxhaku i Pejës : kazaja Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë, Tërgovishtë.
- Sanxhaku i Prishtinës : kazaja Prishtinë, Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
- Sanxhaku i Pazarit të Ri : kazaja Pazari i Ri, Senicë, Kolashin, Akovë, Novi Varoshi, Prepoljë.
Shiko dhe këtë [redakto]
- Doktrina e shenjt serbe
- Pashallëku i Beogradit
- Lokalitete Shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)
- Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës
[redakto]
- ^ a b Faik Miftari në revistën DITURIA ISLAME :Salnametë (Vjetarët) e Vilajetit të Kosovës. Nr.218, Fq.42 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi Koha - 2007 Prishtinë; PDF në internet
- Vilajeti i Kosovës më 1878-1912 nga Shukri Rahimi
- Regjistri turk i vitit 1485* - nga Prof. As. Dr. David Luka