Genti

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Genti ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s.. Ishte biri i mbretit Pleurati Pleurat ( lat:Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.

Filloi të priste monedhat e para nga bronzi me emrin e tij.

Mirëpo rrethe viteve 170-ta p.e.s. Roma kishte vendosur pushtimin e Maqedonisë dhe të ndërhyjë në punët e Perseut, mbretit Maqedonas. Sipas Polyb, Perseu kërkoi përkrahje tek Genti i cili pranoi dhe së bashku dërguan ambasadorët tek aleatët e tyre në Rodë (Rhodes) Tit-Live që të zgjedhin çështjen e kësaj krize por nuk patën sukses. Romakët kishin vendosur më në fund që të ndërhynin ushtarakisht në Gadishullin Ballkanik.

Pas, betejës së Pidnas (Pydna), (qytet në pellgun e Thesalonikut) më 22 qershor të vitit 168 p.e.s. Perseu pësoi disfatë dhe brenda ditës ushtria e tij dhe falanga e famshme maqedonase u thye nga Pol Emili (Paulus Aemilius) ku dhe Genti e pësoi duke rënë në duart e romakëve pas tri dite rezistencë në Kalanë e Shkodrës.

Si rob lufte u dërgua në Itali së bashku më familjen e tij. Atje pjesën e jetës së mbetur ia kushtoi mjekësisë bimore duke u marrë më studime të bimëve me veti shëruese. Atje ai zbuloi një bimë që mban edhe sot emrin e tij si ilaç shërues me emrin Gentiane.


Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit Iguvia. Ai ishte martuar me Etuta ose Etleua bijen e dardanaist Monunios[1]. [2] Në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.





[redakto] Shih edhe

Teuta


[redakto] Lidhje të jashtme


Cite error: <ref> tags exist, but no <references/> tag was found