Dardania

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Emërtimi Dardania të bashkohen në një artikull të vetëm. Vendose tek pjesa: Etimologjia



Dardania.jpg
Historia e Kosovës
Dardania
Mesjeta
Per. Osmane
Shqipëria
Jugosllavia
Republika
UNMIK
Kosova

Territori i dardanëve është i njohur qysh nga lashtësia e hershme si pjesë përbërëse e Ilirisë, e që pastaj ky regjion ra nën pushtimin romakë si tërë Iliria.

Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkangjitet Mezisë së eperme (Malvensis). Në Shekullin e III-të (297[1]) nën sundimin e Dioklecianit si provincë në vete i ngjitet Ilirisë. Qytetet më të njohura ishin Ulpiana, Skupi, Therranda, Naisus, Vicianum, Municipium Dardanorum, kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërrua tërësisht, Justiniani u emërua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja, Justiniana Prima, Mediana, Anausaro, etj.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Etimologjia

Emri "Dardania" vjen nga kombinimi i fjalës iliro-shqiptare Dardhë dhe prpashtesa e zakonshme për vendet -nia në kuptimin vendi i Dardhave.

[redakto] Ekonomia e Provincës Dardania

Provinca Dardania në shk. III

Gjatë kohës së sundimit romakë duket që provinca romake e dardanisë të ketë pasur statut dhe territor të ngjajshëm me Dardanin para romake. Minierat dardane duket se kanë qenë të njohura dhe kanë shtypur disa monedhe. Ndër monedhat më të njohura ishte Metaliulpiana dhe Dardanici. Në njërn anë të Matali Ulpiani (org. METALLI VLPIANi. BMC III, p.234||, pl. 45, 13) është i shtypur portreti i Trajanit, ndërsa në anën është e shtypur një figur personi që në dorën e djathtë mbanë një vagë, në dorën e majtë një objekt të paidentifikuar dhe duket se në kokë ka një mbullesë (kapelë, shirit). Ndërsa metali Dardanici (org. Trajan/DARDANICI, BMC III, p.234, nos. 11066ff) ka të shtypur në njërën anë portretin në profit të Trajanit të rrethuar me shkrimin Imperatori dhe anën jetër ka të shtypur një figurë njeriu që mbanë një objekt të paidentifikeshëm në dorën djathtë kjo figurë futet në rreth të ndërtuar nga shkrimi DARDANICI, Monedha tjetër Dardanici (org. Roma/DARDANICI, BMC III, p.534, nos. 1857ff. ) në njërën anë ka të shtypur portretin në profil të një njeriu e në tjetrën një figurë që i ngjanë një femre e cila në dorën e djathtë mbanë një objekt, e gjithë figura rrethohet me shkrimin DARDANICI e që është i futur brenda një dekorimi.

[redakto] Nga perendimi në lindje

Ndarja perëndim-lindje e per. Romake
kalimi nga perëndimi në lindje
Dardania

Gjatë fundit të shekullit IV territori i Dardanisë gjendej si njësi e Diosçes VII. Gjatë kësaj kohe vije deri te ndarjen e perandoris romake në vitet 395. Në vitin 407, perandoria perendimorë tërhiqet në të mirë të asaj lindore nga Diosçea VI dhe VII. Me këtë rastë edhe teritori i Dardanies bie nën ndikimin lindorë si njësi e Diosçesë VII.

Një listë të vendeve poteciale për gjurmime arkeologjike në e kanë pregaditur propaganduesit e kishës serbe. Në të vërtet lista e paraqitur nga aspekti hkencorë është si një autogol në futboll. Ata propagandojnë që mbi rënojat e kishave serbe janë ndërtuar xhamia çka edhe është e vërtet por kjo hapë deren e gjurmimeve se nga cila kohë ato kisha janë administruar nga kisha serbe.

[redakto] Burimi i të dhënave

[redakto] Shiko dhe këtë