Parathinët
| Fiset ilire | |
| • Albanët | • Arbëreshët |
| • Arbët | • Ardianët |
| • Atintanët | • Dalmatët |
| • Dardanët | • Dasaretët |
| • Dorsejtë | • Enkelejtë |
| • Eordejtë | • Japigët |
| • Japodët | • Kaonët |
| • Labeatët | • Mesapët |
| • Molosët | • Paionët |
| • Parathinët | • Penestët |
| • Pirustët | • Taulantët |
| • Thesprorët | • Shqiptarët |
Parthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis Bregut të Matës dhe lumit Aps (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në Lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.s. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaidit dhe Maqedonisë.
Më 205 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.s., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).
Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë ato ku janë rrënojat e sotme të në Zgërdhesh, Dorëz, Përsqep, Belsh, Berat e Babunjë.