Ardianët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbretëria e Ilirisë në kohën e Agronit dhe Mbretëria e Dardanisë

Ardianët (Ardiejët) (greqishtja e lashtë: Ἀρδιαῖοι - Ardiaíoi; latinisht: Ardeai, Vardaei) [1] ishin një fis ilir, që banonte në një pjesë të territorit të Shqipërisë së sotme, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës midis bregdetit të Adriatikut në jug, qytezës Konjic në veri, përgjatë bregut të majtë të luginës së lumit Neretva dhe deri në Liqenin e Shkodrës në juglindje. [2] [1] Nga shekulli III para Krishtit deri në vitin 168 para Krishtit Shkodra ishte kryeqyteti ardianëve. [3] Polibius (203 pes - 120 para Krishtit) shkruan se ata u nënshtruan [4] nga Romakët në ngjarjet që ndodhën në vitin 229 para Krishtit. Apian (95–165) shkruan se ata u shkatërruan [5] nga Autariatët por që për ndryshim me Autariatët, Ardianët kishin fuqi detare. Në Epitomin e Tit Livit thuhet se janë nënshtruar [6] nga konsulli Fulvius Flacus.

Emri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri fisnor Ardian (Ardiaei) mund të jetë i lidhur me fjalën e gjuhës latine Ardea që do të thotë "Çafkë, një simbol i totemizmit të kafshëve. [7] Ngjashmëritë strukturore gjuhësore e lidhin fjalën Ardiaei dhe Ardaei (Ardian, Ardjan, Ardhjan) me fjalët e disa gjuhëve indoeuropiane. Kështu, për shembull, ekziston një ngjashmëri midis fjalës ose emrit Ardiaei dhe fjalës shqipe "Ardhja", (e cila mund të lidhet me migrimin e shpendëve) e ngjashme me fjalën shqipe "(H)ardhia", gjë që përfaqëson një konotacion direkt me fjalën "trashëgimtar". Lidhur me fjalën shqipe "ardhje" është edhe vet natyra pothuajse nomade e ardianëve dhe në këtë aspekt janë ndoshta fisi ilir me më së shumti migrime (ardhje - vajtje). Ardianët deri në shekullin IV pes. jetonin në rrjedhën e epërme të lumit Neretva një rajon më në brendi të kontinentit. Rreth vitit 380 pes. fillon lëvizja e tyre drejt bregdetit, si rezultat edhe i konflikteve me keltët dhe autariatët. [8] [9] Në kohën e mbretërimit të Agronit (250 - 231) aktiviteti i ardiejëve përqëndrohet në rajonin mes Gjirit të Kotorrit dhe Lezhës duke shtrirë veprimtarinë e tyre në lindje deri thellë në luginën e lumit Drin ndërsa në jug përtej Apollonisë, duke pushtuar pjesë të Epirit, Korkyrën (Kretën), dhe ishullin Far (Hvari),[10] madje duke korrur edhe një fitore në Betejën e Medionit në rajonin e Akarnanisë, Greqi. [11] [12] [13] Pas pushtimit romak e tutje ardianët si duket fillojnë të lëvizin përsëri në drejtim të zonave rurale përreth luginës së Neretvës dhe sipas Konventës së Naronës, ardianët në këtë periudhë kishin rënë në vetëm 20 dekurie. [14]

Lokalizimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat nga burimet e lashta historike krijojnë shumë konfuzion në lidhje me vendndodhjen e atdheut origjinal ardian. [15] Sipas disa pikëpamjeve, vendbanimi i tyre autokton shtrihej në zonën e Ilirisë jugore, diku në Malin e Zi të sotëm, [16] përreth Grykës së Rhizonit, ndërsa nga ana tjetër sipas Strabonit dhe disa të tjerëve vendbanimi i tyre autokton ndodhej në pjesën e epërme të luginës së lumit të Neretvës. [17] Vendbanimi i tyre fillestar duket se ishte më në brendësi të kontinentit, përgjatë lumit Narona deri në rajonin e Konjicit, [2] në Bosnje dhe Hercegovinën e sotme.

Emri i qytetit Čapljina është një tjetër veçori që sugjeron që atdheu origjinal i Ardianëve me të vërtetë mund të ketë qenë rajoni i luginës Neretva. Konkretisht, ekziston një qytet në Bosnje dhe Hercegovinë, në rajonin më të gjerë të luginës Neretva (atdheu origjinal i popullit të lashtë ilir të Ardianëve), i quajtur Čapljina, dhe emri i tij rrjedh nga fjala Čaplja, që në gjuhën moderne bosnjane do të thotë 'Çafkë', anglisht: 'Heron'. Fjala latine për 'Çafkën' është Ardea, një fjalë që mbart një ngjashmëri të mrekullueshme me emrin e Ardianëve (Ardea), gjë që nuk duhet të përjashtohet si mundësi.

Kjo hipotezë hap shumë rrugë për interpretimin e atdheut origjinal të Ardianëve dhe etimologjinë e emrit të tyre. Për shembull, çafka mund të ketë pasur vlerë totemike pagane midis ilirëve që banonin në atë zonë, për shkak të pranisë së saj atje, dhe nuk është e parëndësishme të konkludohet se njëri prej atyre popujve ilirë e quajti veten sipas një shpendi të llojit 'Çafkë', Ardiaei. Fjala e gjuhës latine Ardea mund të jetë një përkthim latin i ndonjë fjale origjinale ilire për 'Çafkën' të cilën Romakët duket se e kishin gjetur në kohën kur u vendosën në këtë zonë, ose vetë fjala 'Ardea' mund të ishte një fjalë ilire e marrë nga romakët, të cilët mund ta kishin ndryshuar paksa atë duke e integruar në gjuhën e tyre, latinisht. Gjithashtu ekziston mundësia që ilirët e lashtë ose romakët ta kenë emërtuar këtë vend si vendin e çafkave, dhe kolonët sllavë, të cilët u vendosën në tokat e dikurshme ilire rreth shekullit VI ta kenë përkthyer emrin e këtij vendi në gjuhën(et) e tyre, dhe si rezultat kemi topinimin Čapljina, "Vendi i çafkave". Nga ana tjetër, teoria e etimologjisë latine për emrin e këtij populli ilir (Ardiaei) është përjashtuar nga fakti se ata përmenden, edhe në formën e greqishtes së lashtë, si Ardiaioi, shumë kohë përpara "ardhjes" së romakëve në trojet ilire kështu që nuk do të mund të kishin ndonjë ndikim në trojet dhe gjuhën ilire, d.m.th. shumë kohë para pushtimit zyrtar të territorit të banuar nga ilirët. Kështu Theopompus, një historian i lashtë grek që jetoi rreth vitit 380 para Krishtit flet për konfliktin midis ardianëve dhe keltëve. [18]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak të piraterisë së përhapur në Detin Adriatik nga Ardianët dhe fise të tjera ilire, Romakët ndërmorrën fushatën kundër tyre në ngjarjet e Luftërave Ilire - Romake. [1]

Ardianët ishin armiq [1] edhe të Autariatëve për një kohë të gjatë për shkak të burimeve të kripës. [1]

Ardianët kishin arritur fuqinë ushtarake, gjatë vitit 230 pes. nën mbretërimin e mbretit Agron (një ardianas me origjinë fisnore). Pas vdekjes së Agronit, e veja e tij, Mbretëresha Teuta u përpoq të fitonte një terren në Detin Adriatik, por dështoi për shkak të ndërhyrjes Romake. Burimet historike thonë se Mbreti Agron ishte angazhuar nga mbreti Demetri i Maqedonisë me qëllim të pengimit të pushtimit të Maqedonisë nga aetolianët pushtues. Ardianët kishin 20 dekurie.

Gjeografi antik, Strabo, rendit Ardianët si një nga tre popujt më të fortë ilirë - dy të tjerët ishin Autariatët dhe Dardanët. [19]

Mbreti Agron, i biri i Pleuratit i cili i përkiste shtëpisë sunduese të Ardianëve, dispononte forcën më të fuqishme, si nga toka ashtu edhe nga deti, të tillë çfarë nuk kishte asnjë prej mbretërve ilirë para tij. [1]

Dinastia ardiane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më poshtë është një rindërtim i dinastisë ardiane nga N.G.L. Hammond (1966): [20]

Dega e Skerdilaidit në përgjithësi konsiderohet si një dinasti Labeate, që u shfaq pas rënies së Agronit dhe Teutës. [15] [21] Lista e mëposhtme raporton anëtarët e dinastisë ardiane të dokumentuar si të tillë në burimet antike: [15] [21]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f Wilkes 1992.
  2. ^ a b Šašel Kos 2005, p. 320
  3. ^ Vickers 1999.
  4. ^ Plb. 2.11, "The Romans, taking the Epidamnians under their protection, advanced into the interior of Illyricum, subduing the Ardiaei as they went."
  5. ^ App. Ill. 1, "In like manner the Ardiæi, who were distinguished for their maritime power, were finally destroyed by the Autarienses, whose land forces were stronger, but whom they had often defeated."
  6. ^ vardaei-geo
  7. ^ Elsie 2015.
  8. ^ Stipčević, Aleksandar (1977). The Illyrians (në anglisht dhe boshnjakisht). Translated by Stojana Čulić Burton. Park Ridge, New Jersey: Noyes Press. fq. 44.
  9. ^ Mócsy, András (1974). Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire (në anglisht). Translated by S. Frere. Routledge & Kegan Paul. ISBN 978-0-7100-7714-1.
  10. ^ Wilkes 1992, f. 156.
  11. ^ Polybius. Histories, Plb. 2.2 (në anglisht). Marrë më 17 prill 2014.
  12. ^ Craige Brian Champion. Cultural Politics in Polybius's Histories (në anglisht). fq. 112. Marrë më 18 prill 2014.
  13. ^ Erich S. Gruen. The Hellenistic World and the Coming of Rome, Volume 1 (në anglisht). fq. 366. Marrë më 18 prill 2014.
  14. ^ Wilkes 1992, f. 216.
  15. ^ a b c Dzino 2010.
  16. ^ Šašel Kos 2005.
  17. ^ Dzino 2005.
  18. ^ Adžanela (Axhanela), Ardian (2004). Cultural Treasure of Bosnia and Herzegovina (Illyrian Bosnia and Herzegovina - an Overview of a Cultural Legacy/ Ancient Illyrians of Bosnia and Herzegovina). 2 (në anglisht) (bot. Prehistoric and Ancient Period). Academia.
  19. ^ Strab. 7.5
  20. ^ Hammond 1966.
  21. ^ a b Dzino 2014.

 

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]