Roma e lashtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Forumi Romak, qendra politike, kulturore, ekonomike dhe fetare e qytetit gjatë Republikës dhe më vonë Perandorisë, tanimë gjendet në gërmadha në Romën moderne.

Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.[1]

shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.

Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm migrues, pjesa perëndimore e perandorisë, duke përfshirë Italinë, Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në mbretëri të pavarura në shekullin e pestë pas Krishtit.

Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogël, Siria dhe Egjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar, derisa territoret e fundit të saj u pushtuan nga Perandoria Otomane. Kjo fazë mesjetare dhe e krishterë e Perandorisë njihet nga historianët me emrin Perandoria Bizantine.

Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e ligjeve, luftërave, artit, letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhës dhe historia e saj vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.

Legjenda dhe historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Themelimi dhe Mbretëria Romake[redakto | redakto tekstin burimor]

Roma e Lashtë
Roman SPQR banner.svg
Kjo është një seri artikujsh mbi Romën e Lashtë

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Mbretëria Romake.
Sipas legjendës, Roma u themelua në vitin 753 para Krishtit nga Romuli dhe Remi, që u rritën nga një ujkonjë.

Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea.[2] Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Hamuli ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin.[3][4] Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.

Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë.[4] Një ujkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur arritën moshën e pjekurisë, i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.[5][6]

Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romuli e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit.[7] Romuli ishte burimi i emrit të qytetit.[8] Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.[9]

Një legjendë tjetër e thënë nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotë se princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një udhëtim në det. Pas një kohe të gjatë në ujërat e ashpra, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo gjatë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën në det, por gratë që po udhëtonin nuk donin të iknin. Një grua, e quajtur Roma, u sugjeroi grave të tjera të digjnin anijet për të mos lejuar largimin. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë ata e kuptuan se ndodheshin në një vend ideal për tu vendosur. Ata i vunë vendit emrin e gruas që dogji anijet e tyre.[10]

Qyteti i Romës u zgjerua rreth një vau të lumit Tiber, një kryqëzim rrugësh plot trafik dhe tregti.[11] Sipas të dhënave arkeologjike, fshati i Romës ka mundësi të jetë themeluar dikur rreth shekullit të 8-të p.e.s, megjithëse mund të shkojë deri në shekullin e 10-të p.e.s nga fiset latine të Italisë, në majë të kodrës Palatine.[12][13]

Etruskët, që më parë ishin vendosur në veri të Etrurias, duket se kanë vendosur pushtet politik në rajonin e Romës rreth fundit të shekullit të 7-të p.e.s, duke formuar elitën mbretërore dhe aristokratike. Etruskët, siç duket, e humbën fuqinë në zonë në fund të shekullit të 6-të p.e.s, dhe në atë pikë, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikën qeverinë e tyre duke krijuar një republikë, me shumë më tepër kufizime në pushtetin e sunduesit.[14]

Tradita romake dhe të dhënat arkeologjike e shfaqin Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrën e mbretit dhe gjithashtu zanafillën e qendrës fetare. Numa Pompili ishte mbreti i dytë i Romës, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndërtesave madhështore me pallatin e tij mbretëror të quajtur Regia dhe ndërtimin e kompleksit të virgjëreshave të Vestës.

Republika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Republika Romake.

Sipas një tradite dhe sipas shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatë mbretërit romakë, Tarkuin Krenari u rrëzua dhe një sistem i bazuar në magjistratë të zgjedhur një herë në vit dhe kuvende me përfaqësues të ndryshëm u vendosën.[15] Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën “imperium”, ose me urdhër ushtarak.[16] Konsujt duhet të punonin me senatin romak, që fillimisht ishte një këshill i përbërë nga patricë (fisnikë), por që u rrit në madhësi dhe fuqi me kalimin e kohës.[17]

Poste të tjera magjistratësh në Republikë ishin pretorët, edilët dhe kuestorët.[18] Në fillim, postet e magjistratëve i kishin vetëm patricët, por më vonë ato u bënë të mundura edhe për njerëzit e thjeshtë, ose plebenjtë.[19] Institucionet votuese të Republikës ishin comitia centuriata (asambleja e centurionëve), që votonte për çështjet e luftës dhe paqes dhe zgjidhte njerëzit më të rëndësishëm, dhe comitia tributa (asambleja tribunale), që zgjidhte postet më pak të rëndësishme.[20]

Romakët gradualisht mposhtën popujt e tjerë në gadishullin Italik, duke përfshirë Etruskët.[21] Kërcënimi i fundit i hegjemonisë romake erdhi nga Taranto, një koloni e madhe greke, që kërkoi ndihmën e Pirros së Epirit në vitin 281 p.e.s, por kjo përpjekje dështoi.[22][23] Romakët siguruan kolonitë e tyre duke themeluar koloni romake në zonat strategjike, duke vendosur një kontroll të qëndrueshëm mbi rajonin.[24] Në gjysmën e dytë të shekullit të 3-të p.e.s, Romakët u përleshën me Kartagjenën në të parën nga tre Luftërat Punike. Këto luftëra rezultuan në pushtimet e para romake përtej detit, duke pushtuar Sicilinë dhe Hispanjën dhe në rritjen e Romës si fuqi e rëndësishme.[25][26] Pasi mundën Maqedoninë dhe Perandorinë Seleucide në shekullin e 2-të p.e.s, romakët u bënë fuqia dominuese në detin Mesdhe.[27][28]

Gaius Marius, një gjeneral dhe politikan romak që reformoi dramatikisht ushtrinë romake

Dominimi i jashtëm çoi në grindje të brendshme. Senatorët u bënë të pasur në kurriz të kësaj, por ushtarët, që shumica ishin fermerë të vegjël, ishin larg shtëpisë për më shumë kohë dhe nuk mund të ruanin tokën e tyre dhe varësia në rritje ndaj skllevërve të huaj dhe zgjerimi i “latifundia” (prona me përmasa toke shumë të mëdha) reduktuan disponueshmërinë e punëve të paguara.[29][30]

Të ardhurat nga plaçka e luftës, tregtia në provincat e reja dhe sistemi i ri i taksave që përcaktonte një kufi për secilën klasë të shoqërisë, krijoi mundësi të reja ekonomike për të pasurit, duke formuar një klasë të re tregtarësh, ekuestrianët.[31] Ligji Lex Claudia pengonte senatorët që të angazhoheshin në tregti kurse ekuestrianët teorikisht mund të bëheshin anëtarë të Senatit, por pushtetin politik e kishin shumë të kufizuar.[11][32] Senati u grind përherë, vazhdimisht duke penguar reformat e rëndësishme të tokës dhe duke refuzuar t’i japë klasës së ekuestrianëve një vend më të lartë në qeveri.

Banda të dhunshme të njerëzve të papunësuar nëpër qytete, të kontrolluara nga senatorët rivalë, frikësonin elektoratin me anë të dhunës. Situata ishte në kulm në fund të shekullit të 2-të p.e.s nën vëllezërit Grakus, një çift tribunësh që tentuan të kalojnë reformat e tokës që do të rishpërndanin tokat e mëdha të patricëve ndërmjet plebenjve. Të dy vëllezërit e u vranë, por Senati kaloi disa nga reformat e tyre në një tentativë për të ulur gjakrat e trazirës dhe për të qetësuar plebenjtë dhe ekuestrianët.

Refuzimi i qytetarisë romake që iu bë qytetarëve të qyteteve aleate italiane çoi në fillimin e Luftës Sociale (91 p.e.s-88 p.e.s).[33] Reformat ushtarake të Gaius Mariusit bënë që ushtarët të jenë më tepër besnikë ndaj komandantit sesa ndaj qytetit dhe një gjeneral i fuqishëm mund të duronte haraçin e qytetit dhe të Senatit.[34] Kjo rezultoi në fillimin e luftës civile ndërmjet Mariusit dhe të favoritit të tij, Silës dhe kulminoi në diktatoriatin e Silës nga 81-79 p.e.s.[35]

Në mes të shekullit të 1-rë p.e.s, tre burra, Jul Cezari, Pompeu dhe Krasi formuan një pakt sekret-Triumviratin e Parë- për të kontrolluar Republikën. Pas pushtimit të Galisë nga Cezari, një mënjanim ndërmjet Cezarit dhe Senatit rezultoi në luftë civile, me Pompeun që kryesonte forcat e Senatit. Cezari qe fitimtar dhe u bë diktator përjetë.[36]

Në vitin 44 p.e.s, Cezari u vra nga senatorët që e kishin kundërshtuar supozimin e tij për të marrë pushtetin absolut dhe që donte të rivendoste qeverinë kushtetuese, por pas kësaj një Triumvirat i Dytë, i përbërë nga pasardhësi i përcaktuar i Cezarit, Oktavian dhe ish mbështetësit e tij, Mark Antoni dhe Lepidi, morën fuqinë. [37][38]

Gjithsesi, kjo aleancë së shpejti u katandis në një përleshje për dominim. Lepidi migroi dhe kur Oktaviani mposhti Antonin dhe Kleopatrën e Egjiptit në betejën e Akciumit në vitin 31 p.e.s, ai u bë sunduesi i padiskutueshëm i Romës. [39]

Perandoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Perandoria Romake.

Me armiqtë e mundur, Oktaviani mori emrin Augustus dhe pothuajse pushtetin absolut duke ruajtur vetëm një shtirje të formës republikane të qeverisë.[40] Pasardhësi i tij i përcaktuar, Tiberiusi, mori pushtetin pa kundërshtim, duke vendosur dinastinë Julio-Klaudiane, që zgjati deri në vdekjen e Neronit në vitin 68.[41] Zgjerimi territorial i asaj që ishte tani Perandoria Romake vazhdoi dhe shteti mbeti i sigurt, [42] pavarësisht një serie perandorësh gjerësisht të konsideruar si të shtrembëruar dhe të korruptuar (për shembull, për Kaligulën thuhet se ishte i çmendur dhe Neroni kishte një reputacion për mizorinë dhe që ishte më shumë i interesuar për shqetësimet e tij private sesa për çështjet e shtetit) [43]). Sundimi i tyre u pasua nga Dinastia Flaviane.[44] Gjatë sundimit të Pesë Perandorëve të Mirë (96-180), Perandoria arriti zenitin e saj territorial, ekonomik dhe kulturor.[45] Shteti ishte i sigurt edhe nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme dhe Perandoria qe e begatë gjatë Pax Romana (Paqja romake). [46][47] Me pushtimin e Dakisë gjatë sundimit të Trajanit, Perandoria arriti kulmin e zgjerimit territorial; dominioni I Romës në këtë kohë kishte një sipërfaqe prej 6.5 milion km².[48] Murtaja e Antoninit që u shpërnda në Perandori gjatë viteve 165-180 vrau afërsisht pesë milionë njerëz. [49]

Perandoria Romake në zgjerimin e saj më të madh nën Trajanin në vitin 117.

Periudha ndërmjet viteve 193 dhe 235 u dominua nga dinastia Severane dhe pa disa sundues të pazotë, si Elagabalusi. [50] Kjo dhe influenca në rritje e ushtrisë çoi në një periudhë të gjatë kolapsi të njohur si Kriza e Shekullit të Tretë. [51][52] Kriza mori fund nga sundimi i Dioklecianit, që në vitin 293 e ndau Perandorinë në një gjysmë lindore dhe perëndimore të njohur si tetrarki e dy bashkë-perandorëve dhe dy kolegëve më të rinj. [53] Bashkë-sunduesit e Perandorisë konkurruan dhe luftuan për supremaci për më shumë se gjysmë shekulli. Më 11 Maj 330, perandori Konstantin I me vendosmëri vendosi Bizantin si kryeqytetin e Perandorisë Romake dhe e riemërtoi Konstandinopojë.[54] Perandoria u nda në Perandorinë Romake të Perëndimit dhe Perandorinë Romake të Lindjes (më vonë e njohur si Perandoria Bizantine) në vitin 395. [55]

Perandoria Romake ngacmohej vazhdimisht nga dyndjet e barbarëve dhe rënia graduale e Perandorisë Perëndimore vazhdoi me kalimin e shekujve.[56] Në shekullin e 4-të, migrimet në perëndim të Hunëve ishin shkaku që Vizigotët kërkuan strehim në kufijtë e Perandorisë Romake. [57] Në vitin 410, Vizigotët, nën sundimin e Alarikut të I, plaçkitën qytetin e Romës. [58] Vandalët pushtuan provincat romake të Galisë, Hispanjës dhe Afrikës Veriore dhe në vitin 455 plaçkitën Romën. [59] Më 4 Shtator 476 kryetari i gjermanikëve, Odoakri detyroi perandorin e fundit të perëndimit, Romulus Augustusin, të abdikonte.[60] Pasi kishte zgjatur për afërsisht 1200 vjet, sundimi i Romës mbi Perëndimin i erdhi fundi. [61]

Perandoria Lindore do pësonte një fat të ngjashëm, megjithëse jo kaq drastik. Justiniani mundi të ripushtojë Afrikën Veriore dhe Italinë, por zotërimet bizantine në perëndim u reduktuan në Italinë jugore dhe Sicilinë disa vjet pas vdekjes së Justinianit.[62] Në lindje, pjesërisht si rezultat i Murtajës së Justinianit, bizantinët u kërcënuan nga ngritja e Islamit, ndjekësit e të cilit pushtuan territoret e Sirisë dhe Egjiptit dhe së shpejti u bënë një kërcënim direkt për Konstandinopojën.[63][64] Prapë se prapë, bizantinët, mundën të ndalin ekspansionin islamik në tokat e tyre gjatë fundit të shekullit të 8-të dhe gjatë fillimit të shekullit të 9-të rimorën tokat e pushtuara. [11][65] Në vitin 1000 Perandoria Lindore ishte në kulmin e saj: Basili II ripushtoi Bullgarinë dhe Armeninë, kultura dhe tregtia lulëzonin. [66] Gjithsesi, pak pas këtij zgjerimi, ai befas u ndal në vitin 1071 në Betejën e Manzikertit. Kjo e fundit e çoi perandorinë në një rënie dramatike. Disa shekuj grindjeje të brendshme dhe pushtimet e turqve I shtruan rrugën perandorit Aleksi I Komneni për t’i kërkuar ndihmë perëndimit më 1095. [63] Perëndimi iu përgjigj me anë të Kryqëzatave përfundimisht duke rezultuar në Plaçkitjen e Konstandinopojës nga vetë pjesëmarrësit e Kryqëzatës së Katërt. Pushtimi i Konstandinopojës më 1204-ën do të shihte copëzimin e atyre pak tokave që i kishin mbetur perandorisë në gjendjet e mëvonshme, fitorja e fundit e të cilës ishte ajo e Nikesë. [67] Pas rimarrjes së Konstandinopojës nga forcat perandorake, perandoria nuk ishte gjë tjetër veçse pak më I madh se një shtet grek I përqendruar në brigjet e Egjeut. Perandorisë Lindore I erdhi fundi kur Mehmeti II pushtoi Konstandinopojën më 29 Maj 1453. [68]

Shoqëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti perandorak i Romës ishte qendra urbane më e madhe e kohës, me një popullsi rreth 1 milion persona (sa madhësia e Londrës në shekullin e 19-të, kur Londra ishte qyteti më i madh në botë). [69][70] Hapësirat publike në Romë zhurmonin kudo nga tingëllima e rrotave të hekurta të karrocave. Madje Jul Çezari dikur propozoi ndalimin e trafikut të karrocave gjatë ditës. Përafrimet historike tregojnë se rreth 20 % e popullsisë që ishte nën juridiksionin e Romës së lashtë (25-40%, në varësi të standardeve të përdorura, në Italinë romake) [71] jetonin në qendra urbane të panumërta, me popullsi mbi 10,000 ose më shumë dhe gjithashtu jetonin në vendbanime ushtarake. Kjo është një shifër shumë e lartë urbanizimi për standarde para-industriale. Shumica e këtyre qendrave kishin një forum dhe tempuj dhe ndërtesa me stile të ngjashme me ato të Romës, por në shkallë më të vogla.

Struktura e klasave[redakto | redakto tekstin burimor]

Zonat nën kontrollin romak ██ Republika Romake ██ Perandoria Romake ██ Perandoria Romake Perëndimore ██ Perandoria Bizantine ██ Shtetet pasardhëse të Perandorisë Bizantine

Shoqëria romake shihet gjerësisht si hierarkike me skllevërit (servi) në fund, të liruarit (liberti, ish skllevër që janë të lirë) sipër tyre dhe qytetarë të lindur të lirë (cives) në krye. Qytetarët e lirë ndaheshin më tej në klasa. Ndarja më e madhe dhe më e hershme ishte ndërmjet patricëve, që mund të gjurmonin origjinën e tyre te një nga 100 patriarkët në themelimin e qytetit dhe plebenjtë, që nuk kishin paraardhës njërin prej 100 patriarkëve. Kjo ndarje u bë më pak e rëndësishme gjatë pjesës së fundit të Republikës, sepse disa familje plebeje ishin shumë të pasura dhe kishin hyrë në politikë dhe disa familje patrice patën kohë të vështira. Çdokush, patric apo plebe, që mund të numëronte njërin nga paraardhësit e tij si konsull ishte një fisnik (nobilis); një burrë që ishte i pari në familjen e tij që bëhej konsull, si Marius ose Ciceroni, njiheshin me emrin novus homo (njeri i ri) dhe i fisnikëronte pasardhësit e tij. Origjina patrice, prapë se prapë të akordonin prestigj shumë të lartë dhe shumë poste fetare ishin vetëm për patricët.

Një ndarje klasash e bazuar në shërbimin ushtarak u bë më e rëndësishme. Anëtarësia në këto klasa ishte e vendosur periodikisht nga çenzorët, sipas pronave. Më të pasurit ishin senatorët, që dominonin politikën dhe kishin komandën e ushtrisë. Pastaj vinin ekuestrianët ose ekuitët (disa herë e përkthyer si kalorësit) që fillimisht ishin ata që mund të përballonin për të paguar për një magazinë, por që më vonë formuan një lasë të fuqishme tregtarësh. Disa klasa të tjera, fillimisht të bazuara në pajisjet ushtarake që anëtarët e grupit mund të përballonin për të blerë, që ndiqeshin nga proletarii, qytetarët që nuk kishin fare pronë. Përpara reformave të Mariusit ata nuk mund të kryenin shërbimin ushtarak dhe përshkruheshin thjesht pak më sipër se skllevërit e liruar për nga pasuria dhe prestigji.

Pushteti i votës në Republikë ishte i varur sipas klasës. Qytetarët regjistroheshin në grupe votuese, por grupet e klasave të pasura kishin më pak anëtarë se ato të njerëzve më të varfër, të gjithë proletarii-të regjistroheshin të tërë në një grup. Votimi kryhej sipas radhës së klasave dhe ndalonin kur shumica e grupeve kishin votuar, duke bërë që klasat më të varfra të mos votonin dot.

Qytetet e huaja aleate shpesh iu jepej e Drejta Latine, një nivel ndërmjetës midis qytetarëve me të drejta të plota dhe të huajve (peregrini), që u jepte qytetarëve të tyre të drejtat e ligjit romak dhe i lejonte magjistratët kryesorë të tyre të bëheshin qytetarë me të drejta të plota. Ndërsa kishte shkallë të ndryshme të së drejtës latine, ndarja kryesore ishte midis cum suffragio ("me votë"; të regjistruar në grupe votuese dhe që kishin mundësi të merrnin pjesë në comitia tributa) dhe sine suffragio ("pa votë"; që nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në politikën romake). Disa prej qytetarëve të qyteteve italiane aleate me Romën iu dha qytetari e plotë pas Luftës Sociale (91-88 p.e.s) dhe qytetaria e plotë u zgjerua për të gjithë njerëzit e lirë të lindur në perandori nga Karakala në vitin 212. Femrat kishin disa të drejta bazë krahasuar me meshkujt, por nuk konsideroheshin qytetarë me të drejta të plota, prandaj nuk lejoheshin të votonin ose të merrnin pjesë në politikë.

Familja[redakto | redakto tekstin burimor]

Një portret familjeje në qelq, që daton rreth vitit 250, ku tregohet mamaja, i biri dhe vajza. Dikur mendohej se ishte një portret I familjes së Valentinianit III.

Njësitë bazë të shoqërisë romake ishin familjet dhe fiset. [72] Familjet përfshinin kreun e familjes (zakonisht babai), pater familias (babai i familjes), gruan e tij, fëmijët dhe të afërmit e tjerë. Në shtresat e larta, skllevërit dhe shërbyesit gjithashtu ishin pjesë e familjes.[72] Kreu i familjes kishte fuqi të madhe (patria potestas, fuqia e babait)mbi ata që jetonin me të: ai mund të detyronte martesat (zakonisht për para) dhe divorcin, t’i shiste fëmijët për skllevër, të deklaronte pronat e vasalëve si të tijat dhe mund edhe të dënonte ose të vriste pjesëtarë të familjes (megjithëse kjo e fundit pushoi së ushtruari pas shekullit të 1-rë p.e.s. [73]

Patria potestas vlente edhe për djemtë e rritur që kishin familjen e tyre: Një burrë nuk konsiderohej paterfamilias, as nuk mund të kishte prona, kur babai i tij jetonte. [73][74] Gjatë periudhës së hershme të historisë romake, një vajzë, kur martohej, binte nën kontrollin (manus) e paterfamilias të burrit të saj, megjithëse në fund të Republikës ky zakon doli nga moda, sepse gratë mund të vazhdonin të zgjidhnin familjen e babait të saj si familjen e vërtetë. [75] Prapë se prapë, për shkak se romakët njihnin origjinën vetëm nga ana mashkullore, çdo fëmijë një femër kishte i përkiste familjes së burrit të saj. [76]

Pak dashuri ose dhembshuri shfaqej për fëmijët e Romës. Fëmijët e padëshiruar shiteshin për skllevër; mamaja ose një e afërme më e moshuar kujdesej edhe për djemtë edhe për vajzat; fëmijët mund të qëndronin në një tavolinë me prindërit por nuk mund të merrnin pjesë në bisedime. Një infermiere greke iu mësonte fëmijëve edhe latinisht edhe greqisht; babai iu mësonte djemve si të notonin dhe si të kalëronin, megjithëse ai ndonjëherë punësonte një skllav për t’i mësuar fëmijëve. Në moshën 7 vjeçare djemtë fillonin edukimin. Duke mos pasur ndërtesa shkollash, orët e mësimit mbaheshin mbi një çati (nëse ishte errësirë, djali duhej të mbante një llambë ndriçuese për në shkollë). Tabela të mbuluara me dyllë përdoreshin, sepse letra, papirusi dhe pergamena ishin shumë të shtrenjta-ose ai mund të shkruante mbi rërë. Një kafshatë buke merrej për tu ngrënë. Sigurisht, materialet për djemtë e pasur i mbante një skllav. [77]

Grupe të lidhura nga familja formonin një fis (gens). Fiset ishin të lidhura nga gjaku ose adoptimi, por ishin gjithashtu aleanca politike dhe ekonomike. Sidomos gjatë Republikës Romake, kur disa fise të fuqishme ose Gentes Maiores, dominuan jetën politike.

Martesa në Romën e lashtë shpesh vlerësohej më shumë si aleancë politike dhe financiare sesa një lidhje romantike, ky fenomen shumë i përhapur në shtresat e larta. Baballarët shpesh filluan të kërkojnë burra për vajzat e tyre kur ato arrinin moshën 12 dhe 14 vjeç. Burri ishte gjithmonë më i vjetër se nusja. Ndërsa vajzat e shtresave të larta martoheshin shumë të reja, ka prova se gratë e shtresave më të ulëta martoheshin në fund të adoleshencës ose në fillim të të njëzetave.

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë Republikës së hershme, nuk kishte shkolla publike, kështu që prindërit i mësonin djemtë si të lexonin dhe të shkruanin, ose nga skllevër të edukuar, të quajtur paedagogi, zakonisht me origjinë greke. [78][79][80] Qëllimi kryesor i edukimit gjatë kësaj periudhe ishte për të trajnuar burrat e rinj në bujqësi, artin e luftës, traditat romake dhe çështjet publike.[11] Djemtë e rinj mësonin shumicën e jetës qytetare duke shoqëruar baballarët në funksionet e tyre politike dhe fetare, duke përfshirë Senatin për djemtë e fisnikëve.[11] Djemtë e fisnikëve merreshin si ndihmës nga një figurë e rëndësishme politik në moshën 16 vjeç dhe merrte pjesë në fushata ushtarake në moshën 17 vjeçare (ky sistem ishte në përdorim në disa familje fisnike në epokën perandorake).[11] Praktikat edukuese u ndryshuan kur u pushtuan mbretëritë Helenistike duke rezultuar në influencën greke, megjithëse duhet thënë se praktikat edukuese romake ishin prapë se prapë të ndryshme nga ato greke. [11][81] Nëse prindërit mund ta përballonin këtë, djemtë dhe vajzat 7 vjeçare dërgoheshin në një shkollë private jashtë shtëpisë të quajtur ludus ku një mësues (i quajtur litterator ose magister ludi, që shpesh ishte me origjinë greke) i mësonte lexim, shkrim dhe ca greqisht, deri në moshën 11 vjeç. [11][80][82] Duke filluar nga mosha 12 vjeç, nxënësit shkonin në shkollë sekondare ku mësuesi (tani quhej grammaticus) i mësonte greqisht dhe letërsi romake. [11][11] Në moshën 16 vjeçare, disa nxënës shkonin në shkollë retorike (ku mësuesi, pothuajse gjithmonë grek, quhej retor). [11][11] Edukimi në këtë nivel i përgatiste nxënësit për karrierë në juridik, që kërkonte që nxënësit të memorizonin ligjet e Romës. [11] Nxënësit shkonin në shkollë ditë për ditë, përveçse kur kishte festivale fetare dhe kur kishte ditë tregu. Kishte gjithashtu pushime vere.

Qeveria[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillimisht, Roma sundohej nga mbretër, që zgjidheshin nga fiset kryesore. [83] Natyra ekzakte e pushtetit të mbretit mbetet e paqartë. Ai mund të ketë pasur pushtet pothuajse absolut ose mund të ketë qenë thjesht kryetari i ekzekutivit i Senatit dhe popullit. Të paktën në çështje ushtarake, autoriteti i mbretit ishte absolut. Ai ishte gjithashtu kreu fetar. Përveç autoritetit mbretëror, kishte tre kuvende përfaqësuese: Senati romak, që vepronte si një trup këshillues i mbretit; Comitia Curiata, që miratonte dhe ratifikonte ligjet e sugjeruara nga mbreti; dhe Comitia Calata, që ishte një kuvend i kolegjit priftëror që mund të mblidhte njerëzit në mënyrë që të sigurojë njerëz ose dëshmitarë për të dëgjuar shpalljet dhe për të deklaruar kalendarin e festave për muajt në vazhdim.

Përfaqësim i një seance në Senatin romak: Ciceroni sulmon Katilinën, nga një afresk i shekullit të 19-të

Përleshja e klasave në Republikën romake rezultoi në një përzierje të pazakontë demokracie dhe oligarkie. Fjala republikë vjen nga latinishtja res publica që në kuptimin e drejtpërdrejtë do të thotë biznes publik. Ligjet romake tradicionalisht mund të kaloheshin vetëm nga vota e kuvendit popullor, Comitia Tributa. Gjithashtu, kandidatët për poste publike duhej të garonin në zgjedhje. Gjithsesi, Senati romak përfaqësonte një institucion oligarkik, që vepronte si një trup këshillues. Në Republikë, Senati mbante autoritet shumë të madh (auctoritas), por nuk kishin fuqi legjislative; teknikisht ishte thjesht një trup këshillues. Gjithsesi, meqenëse senatorët ishin shumë ndikues, ishte e vështirë që të kryeje ndonjë gjë kundër vullnetit kolektiv të Senatit. Senatorët e rinj zgjidheshin nga patricët më të kualifikuar, nga çenzorët, që gjithashtu mund të largonin një senator nga zyra e tij nëse gjendej se ishte moralisht i korruptuar; një akuzë ishte ryshfeti, ose nën Katonin Plak, përqafimi me gruan e tjetrit në publik. Më vonë, nën reformat e diktatorit Sila, kuestorët bëheshin anëtarë automatikë të Senatit, ndonëse shumica e reformave të tij nuk mbijetuan.

Republica nuk kishte burokraci fikse dhe mblidhte taksat nëpërmjet një sistemi që kishte një kufi të caktuar për secilën klasë. Postet e qeverisë si ato të kuestorit, edilit ose prefektit financoheshin nga vetë paratë e mbajtësit të postit. Në mënyrë për të mos lejuar që një qytetar të mos bëhej shumë i fuqishëm, magjistratët e rinj zgjidhen vit për vit dhe duhej ta përdornin pushtetin bashkë me kolegët e tjerë. Për shembull, nën kushte normale, autoriteti më i lartë mbahej nga dy konsuj. Kur kishte emergjencë, një diktator emërohej. Përgjatë Republikës, sistemi administrativ rishikohej herë pas here për tu pajtuar me kërkesat e reja. Në fund, u tregua i paefektshëm në dominionin e Romës që zgjerohej ditë për ditë, duke kontribuar në vendosjen e Perandorisë Romake.

Gjatë fillimit të Perandorisë, forma republikane e qeverisë u ruajt. Perandori romak konsiderohej thjesht si princeps ose qytetar i parë dhe Senati fitoi pushtetin legjislativ dhe të gjithë autoritetin ligjor që më parë e mbanin kuvendet popullore. Gjithsesi, sundimi i perandorëve sa erdhi e u bë më shumë autokratike dhe Senati u reduktua në një trup këshillues të përcaktuar nga perandori. Perandoria nuk trashëgoi një grup burokracish nga Republika, meqenëse Republika nuk kishte struktura qeverisëse permanente përveç Senatit. Perandori përcaktonte asistentët dhe këshilltarët por shtetit i mungonin shumë institucione, si mungesa e një institucioni ku planifikohej buxheti qendror. Disa historianë e kanë cituar këtë si një arsye të rëndësishme për rënien e Perandorisë Romake.

Ligji[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrënjët e praktikave dhe parimeve ligjore të romakëve të lashtë mund të gjurmohen me ligjet e dymbëdhjetë tryezave në vitin 449 p.e.s deri në kodin civil të Justinianit i rreth vitit 530. Ligji romak i ruajtur në kodet e Justinianit vazhduan në Perandorinë Bizantine dhe formoi bazat e kodifikimeve të ngjashme në Evropën Perëndimore. Ligji romak, vazhdoi, vazhdoi të aplikohet në shumicën e Evropës deri në fund të shekullit të 17-të.

Ndarjet kryesore të ligjit në Romën e lashtë, në kodet ligjore të Justinianit dhe Teodosit, konsistojnë në Ius Civile, Ius Gentium, and Ius Naturale. The Ius Civile ("Ligji i Qytetarit") ishte kodi që aplikohej në shumicën e qytetarëve romakë. [84] Praetores Urbani ishin individët që kishin juridiksion mbi çështjet e lidhura me qytetarët. Ius Gentium ("Ligji i Kombit") ishte kodi që aplikohej mbi të huajt dhe marrëdhëniet e tyre me qytetarët romakë. [72] Praetores Peregrini ishin individët që kishin juridiksion mbi çështjet e lidhura me të huajt. Ius Naturale përfshinte tërë ligjet që ishin të njëjta për këdo.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamje e natës e Tregut të Trajanit, i ndërtuar nga Apollodori i Damaskut

Roma e lashtë zotëronte një hapësirë të madhe fushash, që kishin burime të jashtëzakonshme natyrore dhe njerëzore. Prej kësaj, ekonomia e Romës mbeti e fokusuar në bujqësi dhe tregti. Tregtia e lirë bujqësore ndryshoi peizazhin italian, që nga shekulli i 1-rë p.e.s, prona të mëdha ulliri dhe rrushi kishin zëvendësuar pronarët e vegjël të tokave, që nuk mundën të kenë të njëjtin çmim me drithërat e importuara. Aneksimi i Egjiptit, Sicilisë dhe Tunizisë në Afrikën Veriore mundësoi një furnizim të vazhdueshëm me drithëra. Si shkëmbim, vera dhe vaji i ullirit ishin eksportet kryesore të Italisë. Megjithëse përdornin teknologji të re, prodhimtaria në ferma ishte përgjithësisht e ulët, rreth 1 ton për hektar.

Aktivitetet industriale dhe prodhuese ishin më të vogla. Më të mëdhatë ishin minimi dhe nxjerrja e gurëve, që mundësonin materialet bazë të ndërtimit për ndërtesat e asaj periudhe. Prodhimtaria ishte në një shkallë të vogël dhe përgjithësisht përbëhej nga punishte dhe fabrika të vogla që punësonin më e shumta një duzinë njerëzish. Gjithsesi, disa fabrika tullash punësonin qindra njerëz.

Ekonomia e Republikës së hershme ishte kryesisht e bazuar në ferma të vogla dhe punë të paguara. Gjithsesi, luftërat në vendet e huaja dhe pushtimet i bënë skllevërit me kalimin e kohës më të lirë dhe më të shumtë, sa që, në fund të Republikës, ekonomia ishte pothuajse tërësisht e varur nga puna e skllevërve edhe për punët e kualifikuara edhe për ato të pakualifikuara. Skllevërit mendohet se përbënin 20% të Perandorisë Romake gjatë kësaj kohe dhe 40% në qytetin e Romës. Vetëm në Perandorinë Romake, kur pushtimet nuk ishin më aq të shpeshta dhe çmimet e skllevërve u ngritën, u bë më ekonomike të punësoje dikë sesa të pronësoje skllevër.

Megjithëse trami përdorej në Romën e lashtë, dhe shpesh përdorej në mbledhjen e taksave, Roma kishte një sistem monedhash shumë të zhvilluar, me monedha prej tunxhi, bronzi dhe metalesh të çmuara ishin në qarkullim në tërë perandorinë por edhe përtej saj – disa prej tyre janë zbuluar në Indi. Përpara shekullit të 3-të p.e.s, bakri tregtohej sipas peshës së tij. Monedhat e hershme prej bakri romake e quajtur as kishin vlerën të shkruajtur në monedhë prej një paundi, por peshonin më pak.

Kuajt ishin shumë të shtrenjtë, kurse kafshët e tjera ishin shumë të ngadaltë për tregtinë në masë në rrugët romake, që më shumë lidhnin vendrojat ushtarake sesa tregjet dhe rrallë herë shtroheshin për karrocat me rrota. Si rezultat, kishte pak transport të mallrave deri në ngritjen e tregtisë detare në shekullin e 2-të p.e.s. Gjatë kësaj periudhe, një anijeje tregtare i duhej më pak se 1 muaj për të kryer një udhëtim nga Gadesi në Aleksandri nëpërmjet Ostias, duke kaluar në tërë gjatësinë e Detit Mesdhe. [48] Transporti nga deti ishte rreth 60 herë më i lirë sesa nga toka, kështu që kishte shumë tepër udhëtime nga deti.

Disa ekonomistë si Piter Temin e konsiderojnë Perandorinë Romake si një treg ekonomik, i ngjashëm në të njëjtën shkallë me Holandën e shekullit të 17-të dhe Anglinë e shekullit të 18-të.[85]

Ushtria[redakto | redakto tekstin burimor]

Replika moderne e një parzmoreje të quajtur lorica segmentata, e përdorur bashkërisht me thurakun që ishte popullor pas shekullit të parë

Ushtria e hershme romake (rreth vitit 500 p.e.s) ishte si gjithë ushtritë e qytet-shteteve të asaj kohe, e ndikuar nga qytetërimi grek, ku një qytetar militia praktikonte taktikën e hoplitit. Ishte e vogël (popullsia e burrave të lirë në moshë ushtarake ishte rreth 9,000) dhe e organizuar në pesë klasa, tre prej të cilave jepnin hoplitë kurse dy jepnin ushtarë të këmbësorisë së lehtë. Ushtria e hershme romake ishte e limituar taktikisht dhe ishte e përqendruar më shumë për t’u mbrojtur sesa për të sulmuar. [86] Andej nga shekulli i 3-të p.e.s, romakët e zhdukën formacionin hoplit në favor të një sistemi më fleksibël në të cilin grupe më të vogla prej 120 (ose në disa raste 60) burra të quajtura maniples që mund të manovronin më pavarësisht në fushëbetejë. 30 maniples të vendosura në tre rreshta me trupa mbështetëse formonin legjionin, me rreth 4000 deri 5000 veta. Legjioni i hershëm republikan romak përbëhej nga 5 skuadra, ku secila prej tyre ishte e pajisur ndryshëm dhe kishte vende të ndryshme në formacion: tre rreshta nga këmbësoria e rëndë (hastati, principes dhe triarii), një e përbërë nga e lehta (velites), dhe kavaleria (ekuitët). Me organizimin e ri erdhi dhe një orientim i ri drejt ofensivës dhe një qëndrim shumë më agresiv ndaj qytet-shteteve fqinje. [87]

Fuqia e plotë e një legjioni të hershëm republikan përfshinte 3,600 deri 4800 nga këmbësoria e rëndë,disa qindra nga këmbësoria e lehtë dhe disa qindra nga kavaleria për të formuar një total prej 4000 deri në 5000 burra. [88] Shpesh legjionet ishin poshtë fuqisë së tyre të plotë, ose për shkak të dështimeve për të rekrutuar ushtarë, ose prej shërbimit aktiv pas një periudhe për shkak të aksidenteve, plagosjeve, vdekjeve, sëmundjeve dhe dezertimit. Gjatë Luftës Civile, legjionet e Pompeut në lindje ishin në fuqinë e tyre të plotë pas sa ishin rekrutuar, kurse legjionet e Çezarit ishin në shumë raste shumë poshtë forcës së plotë pas një shërbimi të gjatë aktiv në Gali. Kjo ishte e vërtetë edhe për trupat ndihmëse. [89]

Deri në fund të periudhës republikane, legjionari tipik ishte një qytetar fermer që zotëronte prona në një zonë rurale dhe ai shërbente për fushata të caktuara (zakonisht vitore),[90] dhe që e pajiste vetë veten dhe në rastin e ekuitëve, edhe kalin e tij. Sugjerohet se deri në vitin 200 p.e.s, një fermer i thjeshtë rural (që mbijetonte) mund të merrte pjesë në gjashtë ose shtatë fushata. Të liruarit dhe skllevërit (kudo ku banonin) dhe qytetarët urbanë nuk shërbenin përveçse në raste të rralla emergjence.[91] Pas vitit 200 p.e.s, kushtet ekonomike në zonat rurale u përkeqësuan pasi u rritën nevojat e njerëzve, kështu që kualifikimet e prons për shërbim u reduktuan gradualisht. Duke filluar nga Gaius Mariusi në vitin 107 p.e.s, qytetarët pa pronë dhe disa qytetarë që banonin në zona urbane (proletarii) u rekrutuan dhe iu dhanë pajisje, megjithëse shumica e legjionarëve vazhdonte të vinte nga zonat rurale. Afati i shërbimit sa erdhi e u rrit vazhdimisht – deri në 20 vjet në raste emergjence, ndonëse gjashtë deri në shtatë vjet ishin më tipike. [92] Duke filluar nga shekulli i 3-të p.e.s, legjionarët paguheshin me një stipendium (shumat janë të diskutueshme por Çezari dyfishoi pagesën e trupave të tij në 225 denarii në vit), që mund të parashikonin plaçkën e luftës dhe atë që ata mund të merrnin nga gjeneralët e tyre dhe që nga koha e Mariusit, shpesh iu ndaheshin toka pas tërheqjes. [93] Kavaleria dhe këmbësoria e lehtë të lidhura me një legjion (auxilia) shpesh rekrutoheshin në zonat ku legjioni shërbente. Çezari formoi një legjion, Alaudën e Pestë, nga jo-qytetarë të Galisë Transalpine për të shërbyer në fushatat e tij në Gali.[94] Në kohën e Çezar Augustit, ideali i qytetarit-ushtar u braktis dhe legjionet u bënë tërësisht profesionale. Legjionarët paguheshin 900 sesterca në vit dhe mund të prisnin një pagesë prej 12000 sestercash pas tërheqjes. [95]

Në fund të Luftës Civile midis Antonit dhe Augustit, ky i fundit riorganizoi forcat ushtarake, duke shkarkuar ushtarët dhe duke shpërndarë legjionet. Ai ruajti 28 legjione dhe i shpërndau në provincat e Perandorisë.[96] Gjatë Principatës, organizimi taktik i ushtrisë vazhdoi të evoluojë. Auksiliat ngelën kohorta të pavarura dhe trupat legjionarë shpesh operonin si grupe kohortash sesa si legjione të plota. Një njësi e re e zhdërvjellët, e quajtur cohortes equitatae, që kombinonte kavalerinë dhe legjionarët në një formacion të vetëm që mund të vendoseshin mund të vendoseshin në garnizone, që mund të luftonin vetë si forca të vogla të balancuara ose mund të kombinoheshin me njësi të tjera të ngjashme me forca sa të një legjioni. Kjo rritje në fleksibilitetin organizues ndihmoi me kalimin e kohës që të sigurojë një sukses të gjatë nga ana e forcave të ushtrisë romake. [97]

Perandori Galienus (253-268) filloi një riorganizim që krijoi strukturën e fundit ushtarake të periudhës së vonë të Perandorisë. Duke tërhequr disa legjionarë nga vendet e fiksuara të kufijve bazë, Galienusi krijoi forca të lëvizshme ( Comitatenses ose ushtritë e fushave) dhe i vendosi ata mbrapa dhe në një distancë të caktuar nga kufijtë si një rezervë strategjike. Trupat e kufijve (limitanei) të vendosur në baza të përcaktuara vazhduan të jenë në vijën e parë të mbrojtjes. Njësitë bazë e ushtrisë së fushave ishin "regiment", legiones ose auxilia për këmbësorinë dhe vexellationes për kavalerinë. Provat tregojnë se regjimentet e këmbësorisë kishin 1200 burra ndërsa kavaleria 600, ndonëse regjistrimet tregojnë se niveli aktual i trupave ishte më i ulët (800 dhe 400). Shumë regjimente këmbësorie dhe kavalerie operonin në çifte nën komandën e një comes. Përveç trupave romakë, ushtritë e fushave përfshinin regjimente të barbarëve të rekrutuara nga fiset aleate dhe të njohur si foederati. Nga viti 400, regjimentet foederati u vendosën përfundimisht si njësi të ushtrisë romake, të paguar dhe të pajisur nga Perandoria, të drejtuar nga një tribun romak dhe u përdorën si çdo njësi tjetër romake. Përveç foederati, Perandoria gjithashtu përdori grupe barbarësh për të luftuar bashkë me legjionet si aleatë por jo të integruar në ushtritë e fushave. [98]


Lidershipi në ushtri evoluoi mjaft gjatë rrjedhës së historisë së Romës. Nën monarkinë, ushtritë hoplite mund të drejtoheshin edhe nga mbreti. Gjatë Republikës së hershme dhe të mesme, forcat ushtarake ishin nën komandën e njërit prej dy konsujve të zgjedhur një herë në vit. Gjatë Republikës së vonë, anëtarët e elitës senatoriale të Romës, si pjesë e sekuencës normale që kalonin këta persona në postet e ndryshme publike, e njohur cursus honorum, shërbenin fillimisht si kuestorë, pastaj si pretorë. Pas mbarimit të periudhës si pretor ose konsull, një senator mund të vendosej në postin e 'propretorit ose prokonsullit (në varësi të postit më të lartë që mbante) për të qeverisur provincat e huaja. Nëpunësit më të rinj (më poshtë por jo ata të nivelit të centurionit) mund të zgjidheshin nga komandantët e tyre nga clientelae e tyre ose nga rekomandimi prej aleatëve politikë në elitën senatoriale. [99] Nën Augustin, që kishte prioritetin kryesor politik ta vendoste ushtrinë nën një komandë të përhershme të bashkuar, Perandori ishte komandanti ligjor i secilit legjion por e ushtronte pushtetin e tij nëpërmjet një legati që e zgjidhte nga elita senatoriale. Në një provincë me vetëm një legjion, legati edhe shërbente si komandant i legjionit, edhe si guvernator, kurse nëse në një provincë kishte më shumë se një legjion, atëherë secili legjion komandohej nga një legat, por legatët komandoheshin nga guvernatori i provincës (edhe ky legat, por në një shkallë më të lartë).[100] Gjatë periudhës së vonë perandorake, modeli i Augustit u braktis. Guvernatorëve të provincave iu hoqën autoriteti ushtarak dhe komanda e ushtrive në një grup provincash iu dha gjeneralëve të zgjedhur nga Perandori. Këta nuk ishin më anëtarë të elitës romake por burra që ngjitën shkallët dhe ishin të mësuar në ushtri. Gjithnjë e më shumë, këta burra tentonin (ndonjëherë me sukses) të uzurponin pozicionin e perandorit që i kishte zgjedhur ata. Resurset në rënie, kaosi politik dhe lufta civile e lanë Perandorinë Perëndimore të brishtë për tu sulmuar dhe për tu marrë nga popujt barbarë. [101]

Për marinën romake njihet më pak sesa për ushtrinë romake. Përpara shekullit të 3-të p.e.s, zyrtarët e njohur si duumviri navales komandonin një flotë prej njëzet anijesh të përdorura kryesisht për të kontrolluar piraterinë. Kjo flotë u tërhoq në vitin 278 dhe u zëvendësua nga forcat aleate. Lufta e Parë Punike e detyroi Romën të ndërtonte flota të mëdha dhe ia arriti kësaj me asistencën dhe financimin prej aleatëve. Kjo varësi prej aleatëve vazhdoi deri në fund të Republikës romake. Anijet me pesë rema ishin luftanijet më të përdorura në luftërat punike dhe ishin forca kryesore detare deri në zëvendësimin e tyre në kohën e Augustit nga anije më të lehta dhe më të manovrueshme. Të krahasuara me triremat, kuinkuiremat (pesë rema) kishin pjesëtarë ekuipazhi me eksperiencë dhe pa eksperiencë, dhe meqë ishin më pak të manovrueshme, i lejonin romakët të adoptonin dhe të perfeksiononin taktikat e tyre duke përdorur një trupë prej 40 detarësh. Anijet drejtoheshin nga një navarch, një shkallë e barabartë me centurionin, që zakonisht nuk ishin qytetarë. Sugjerohet se flota dominohej nga joromakë, marina konsiderohej joromake dhe lejohej të shkatërronte edhe kur ishin kohë paqe. [102]

Informacionet e disponueshme sugjerojnë se gjatë fundit të perandorisë (viti 350), marina romake përbëhej nga një numër i caktuar flotash duke përfshirë edhe luftanijet, edhe anijet tregtare për transport dhe furnizim. Luftanijet ishin galera lundruese me tre deri pesë vozitës. Bazat e flotave ishin Ravena, Arles, Aquilea, Misenum dhe buzë lumit të Somës në perëndim dhe në Aleksandri dhe në Rodos në lindje. Flotiliet e lumenjve të vegjël ishin pjesë e limitanei (trupat e kufijve) gjatë kësaj periudhe, të bazuara në porte lumenjsh të fortifikuar përgjatë Rinit dhe Danubit. Fakti që gjeneralët e rëndësishëm komandonin edhe ushtrinë edhe flotën tregon se forcat detare trajtoheshin si forca ndihmëse dhe jo të pavarura. Detajet për komandën e këtyre strukturave dhe për fuqinë e flotave gjatë kësaj periudhe nuk janë të njohura mirë, megjithëse dihet se flotat komandoheshin nga prefektët. [103]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtatë kodrat e Romës

Jeta në Romën e lashtë rrotullohej rreth qytetit të Romës, i gjendur në shtatë kodra. Qyteti kishte shumë struktura monumentale si Koloseu, Forumi i Trajanit dhe Panteoni. Atje kishte shatërvanë me ujë të pijshëm të freskët të furnizuar nga akueduktë qindra kilometra të gjatë, kishte teatro, palestra, banja publike të mbushura me biblioteka dhe dyqane, tregje dhe kanalizime funksionale. Përmes territorit që ishte nën kontrollin e Romës së lashtë, arkitektura rezidenciale varionte nga shtëpitë modeste deri te vilat në fshat. Në kryeqytetin e Romës, kishte rezidenca perandorake në që gjendeshin në kodrën elegante Palatin, që vinte nga fjala pallat. Klasat e ulëta plebeje dhe të mesme ekuite jetonin në qendër të qytetit, që ishte plot apartamente, ose insula që ishin si getot moderne. Këto shpesh ndërtoheshin pronarë të shtresës së lartë për të mbledhur të ardhurat e qirave. Këta njerëz, të pajisur me një furnizim falas të grurit dhe të argëtuar nga lojërat e gladiatorëve regjistroheshin si klientë të patronëve të shtresës së lartë, prej të cilëve mund të përfitonin.

Kuzhina[redakto | redakto tekstin burimor]

Të varfrit hanin perime, peshk, kripë dhe pinin vaj ulliri. Pak mish hahej: në fakt, disa veta që hanin mish e quanin më shumë si mundim. Zakonisht nuk hahej mëngjes dhe për drekë haheshin mbeturinat. Për të pasurit, darka shërbehej përpara orës katër të pasdites dhe zgjaste tre deri katër orë. Duart laheshin midis pjatave të ndryshme. Një perandor shërbente njëzet e dy pjata në festat e tij në darkë. Nëse miqtë ftoheshin për darkë, skllevërit dërgoheshin për t’i çuar në kohën e duhur, pasi orët e ujit nuk përputheshin gjithmonë. Kur miqtë kërkonin sandalet e tyre, kjo do të thoshte se ata do largoheshin.

Gjuha[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjuha latine.

Gjuha mëmë e romakëve ishte latinishtja, një gjuhë italike gramatika e së cilës mbështetet pak në rregullin e fjalëve, duke përcjellë kuptimin nëpërmjet një sistemi ndajshtesash të lidhura me rrënjët e fjalëve. [104] Alfabeti latin bazohet në alfabetin etrusk, dhe ky i fundit në atë grek.[105] Megjithëse letërsia latine që akoma ka ngelur përbëhet pothuajse e gjitha nga latinishtja klasike, një gjuhë letrare artificiale dhe shumë e stilizuar që daton nga shekulli i 1 p.e.s, gjuha që flitej në Perandorinë Romake ishte latinishtja vulgare, që ndryshonte konsiderueshëm nga latinishtja klasike në gramatikë dhe fjalor, madje dhe në shqiptim.[106]

Ndërsa latinishtja ishte gjuha në të cilën shkruhej në Perandorinë Romake, greqishtja u bë gjuha e folur për elitën e edukuar mirë, meqë shumica e letërsisë së studiuar nga romakët ishte e shkruar greqisht. Në pjesën lindore të Perandorisë Romake, që më vonë u bë Perandoria Bizantine, latinishtja kurrë nuk e zëvendësoi greqishten dhe pas vdekjes së Justinianit, greqishtja u bë gjuha zyrtare e qeverisë bizantine. [107] Zgjerimi i Perandorisë Romake bëri që të shpërndahej latinishtja në tërë Evropën dhe me kalimin e kohës latinishtja vulgare e evolua dhe u dialektizua në vende të ndryshme, gradualisht duke formuar një numër gjuhësh neolatine.

Feja[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Mitologjia romake.

Feja në Romën arkaike, të paktën sa i përket perëndive, nuk përbëhej nga tregime të shkruara por nga raporte komplekse midis njerëzve dhe perëndive.[108] Ndryshe nga mitologjia greke, perënditë nuk personifikoheshin, por përkufizoheshin jo qartësisht si shpirtra të shenjtë të quajtur numina. Romakët gjithashtu besonin se çdo njeri, vend ose send kishte geniusin e tij, ose shpirtin hyjnor. Gjatë Republikës romake, feja romake organizohej në një sistem të rreptë për postet e priftërinjve, që zotëroheshin nga meshkuj të gradës senatoriale. Kolegji i Pontifikëve ishte organi më i lartë në këtë hierarki dhe kryetari i priftërinjve Pontifex Maximus, ishte kreu i fesë në shtet. Priftërinjtë romakë (flamen) kujdeseshin për kultet e shumë perëndive, kurse falltarët (augur) u besohej dhënia e profecive. Në Perandorinë Romake, perandorët mbaheshin për perëndi dhe kulti perandorak sa erdhi e u bë më i rëndësishëm.

Kur kontakti me grekët u rrit, perënditë e vjetra romake u bënë me kalimin e kohës më shumë të lidhura me perënditë greke. [109] Kështu që, Jupiteri shihej si i njëjtë me Zeusin, Marsi u lidh me Aresin dhe Neptuni me Poseidonin. Perënditë romake gjithashtu morën vetitë dhe mitologjinë e perëndive greke. Nën Perandorinë, romakët thithën mitologjinë e vendeve të pushtuara duke çuar në situata ku tempuj dhe priftërinj të hyjnive tradicionalë italianë jetonin krah për krah me ato të perëndive të huaja. [110] Duke filluar me perandorin Neron, politika romake përkundrejt të krishterëve qe negative dhe në disa raste, thjesht të qenit i krishterë ndëshkohej me vdekje. Nën perandorin Dioklecian, përndjekjet arritën kulmin. Gjithsesi, krishterimi u bë një fe zyrtare nën Konstantinit I dhe u bë dominante. Të gjitha fetë përveç krishterimit u ndaluan në vitin 391 nga një edikt i perandorit Teodos I.[111]

Arti, muzika dhe letërsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Piktura romake shfaq ndikimin grek dhe shembujt ekzistues janë kryesisht afreske të përdorura për të zbukuruar muret dhe tavanet e vilave në fshat, megjithëse letërsia romake përmend piktura në dru, fildish dhe materiale të tjera.[112][113] Disa ekzemplarë të pikturës romake janë gjetur në Pompeii dhe nga këto historianët e artit e ndajnë historinë e pikturës romake në katër periudha. Stili i parë i pikturës romake praktikohej nga fillimi i shekullit të dytë p.e.s deri në fillimin ose mesin e shekullit të parë p.e.s. Kryesisht përbëhej nga imitime në mermer dhe piktura murore, megjithëse ndonjëherë përfshinte vizatime të personazheve mitologjike. Stili i dytë filloi në fillim të shekullit të parë p.e.s dhe kishte si qëllim vizatimin e peizazheve ose tiparet arkitekturore në mënyrë sa më realiste në tre dimensione. Stili i tretë u shfaq gjatë sundimit të Augustit (27 p.e.s – 14), dhe refuzoi realizmin e stilit të dytë në favor të zbukurimeve, stolisjeve të thjeshta. Një skenë arkitekturore, një peizazh ose një dizajn abstrakt vendosej në qendër në një sfond monokrom (ku ka vetëm një ngjyrë ose vetëm nuancat e një ngjyre). Stili i katërt, që filloi në shekullin e parë, përshkruante skena nga mitologjia, ndonëse ruajti detajet arkitekturore dhe modelet abstrakte. [112][113]

Skulpturat e portreteve gjatë kësaj periudhe shfrytëzonin proporcionet rinore dhe klasike duke evoluar më vonë në një përzierje realizmi dhe idealizmi. Gjatë dinastive Antonine dhe Severane, flokët dhe mjekrat me zbukurime u bënë të përhapura dhe u krijuan me prerje dhe shpime më të thella. U bënë gjithashtu avancime në skulpturën e basorelieveve, që zakonisht përshkruanin fitoret e romakëve.

Letërsia latine ishte që nga fillimi i saj tepër e influencuar nga shkrimtarët grekë. Disa nga punët më të vjetra ekzistuese janë epika historike që tregojnë historinë e hershme ushtarake romake. Kur Republika u zgjerua, shkrimtarët filluan të shkruajnë poei, komedi, histori dhe tragjedi.

Muzika romake ishte e bazuar tërësisht në muzikën greke dhe luajti një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të jetës romake. [114] Në ushtrinë romake, instrumentet muzikorë si tuba (një trombë e gjatë) osecornu (e ngjashme me një bri) përdoreshin për të dhënë komanda të ndryshme dhe lituus (një instrument i zgjatur në formë J-je), përdorej në ceremonitë e ndryshme. [115] Muzika përdorej në amfiteatro midis akteve dhe në odeone (salla për performimin e muzikës), dhe në këto ambiente njihet që janë përdorur cornu dhe hydraulis (një tip organoje që punon me ujë).[116] Shumica e ritualeve përfshinin muzikën, me instrumente si tibiae (fyell) në flijime, çambaret dhe tamburinat në kulte të shfrenuara (orgjiastike).[117] Disa historianë të muzikës besojnë se muzika përdorej në pothuajse të gjitha ceremonitë publike. [118] [114]

Mbishkrimet, shtëpitë publike, pikturat dhe skulpturat e gjetura në Pompeii dhe Herkulaneum tregojnë se romakët kishin një kulturë të ngopur me seks. [119]

Studimet shkollare[redakto | redakto tekstin burimor]

Interesimi për studimin e Romës së lashtë u ngrit gjatë Epokës së Iluminizmit në Francë. Sharl Monteskje shkroi një vepër Reflektime rreth madhështisë dhe rënies së Romakëve. Vepra e parë madhore ishte The Historia e Rënies së Perandorisë Romake nga Eduard Gibon, që përfshiu periudhat nga fundi i shekullit të dytë p.e.s deri në rënien e Perandorisë Bizantine në 1453. Si Monteskje, Giboni vlerësoi jashtëzakonisht shumë virtytet e qytetarëve romakë. Bartold Georg Niebuhr ishte themeluesi i ekzaminimit të historisë romake dhe shkroi vetë Historia Romake, duke gjurmuar periudhën deri në luftën e Parë Punike. Niebuhr bëri një përpjekje për të gjetur mënyrën si tradita romake evoluoi. Sipas tij, romakët, si gjithë popujt e tjerë, kishin një etikë historike që u ruajt kryesisht në familjet fisnike. Gjatë periudhës Napoleonike një vepër e titulluar Historia e romakëve nga Victor Duruy u shfaq. Ajo shfaqte periudhën Çezariane. Historia e Romës, Ligji Kushtetues Romak dhe Corpus Inscriptionum Latinarum, ishin të gjitha vepra të shkruara nga Teodor Momsen, dhe u konsideruan arritje të rëndësishme. Më vonë u publikua vepra Madhështia dhe rënia e romakëve nga Gulielmo Ferrero. Vepra ruse Очерки по истории римского землевладения, преимущественно в эпоху Империи (Përmbledhje mbi Historinë e Pronësisë së Tokave, Kryesisht Gjatë Perandorisë) nga Ivan Grevs përmbante informacione mbi ekonominë romake dhe për Pomponius Atticus, një nga pronarët më të mëdhenj të tokave në fund të Republikës.

Lojërat dhe aktivitet[redakto | redakto tekstin burimor]

Rinia romake kishte forma të ndryshme loje dhe ushtrimesh, si hedhjet, mundja, boksi dhe garimi.[120] Në fshatra, koha e lirë për të pasurit gjithashtu përfshinte gjuetinë dhe peshkimin.[121] Romakët gjithashtu kishin forma të ndryshme të lojërave me top, duke përfshirë një që i ngjante hendbollit të sotëm. [120] Lojërat me zara, lojërat e tryezës dhe kumari ishin tmerrësisht popullorë gjatë kohës së lirë.[120] Femrat nuk merrnin pjesë në këto aktivitete. Për të pasurit, festat e darkës ofronin një mundësi për argëtim, ndonjëherë duke përfshirë muzikën, kërcimin dhe leximin e poezive. [122] Plebenjtë ndonjëherë shijonin kësi festash me anë të klubeve ose shoqatave, ndonëse një darkë çlodhëse zakonisht do të thoshte të shkoje në taverna.[122] Fëmijët argëtoheshin me lodrat dhe lojëra të ndryshme.[121][122]

Një formë popullore argëtimi ishin luftimet gladiatoriale. Gladiatorët luftonin ose deri në vdekje, ose deri në "first blood" dhe kishin një larmi armësh dhe në një larmi skenaresh të ndryshëm. Këto luftime arritën pikun e popullaritetit nën perandorin Klodius, që vendoste rezultatin thjesht me një gjest dore. Në kundërshtim me mendimin popullor, disa ekspertë besojnë se gjesti për vdekjen nuk ishte ulja poshtë e gishtit të madh. Megjithëse nuk janë të qarta se cilat gjeste ishin, disa ekspertë mendojnë se një perandor, për të bërë të ditur vdekjen, ngrinte grushtin lartë për luftëtarin fitues dhe pastaj nxirrte gishtin e madh lart, kurse mëshira tregohej me një grusht lart por pa nxjerrë gishtin e madh[123] Shfaqjet me kafshë ishin gjithashtu popullore te romakët, ku kafshë të huaja ose i shfaqeshin publikut, ose kombinoheshin me luftim gladiatorial. Një i burgosur ose gladiator, i armatosur ose i paarmatosur, hidhej në arenë dhe pastaj një kafshë lirohej.

Circus Maximus, një tjetër vend popullor në Romë, përdorej kryesisht për garimet me kuaj dhe garimet me karrocë dhe kur cirku mbushej me ujë, kishte beteja detare. Gjithashtu përdorej edhe për shumë evenimente të tjera.[124]Ky cirk mund të mbante 385,000 njerëz;[125] njerëz nga e gjithë Roma e vizitonin atë. Dy tempuj, njëri me shtatë vezë të mëdha dhe njëri me shtatë delfinë, pozicionoheshin në mes të pistës së Circus Maximus dhe kur garuesit kryenin një xhiro, një nga këto hiqej (një vezë ose një delfin). Kjo bëhej për të informuar garuesit dhe spektatorët rreth statistikave të garës. Përveç sporteve, Circus Maximus ishte edhe një zonë që shfrytëzohej për reklamë dhe kumar. Autoritetet më të larta, si perandori, gjithashtu i shihnin lojërat në Circus Maximus, sepse konsiderohej e pasjellshme të mos shkoje. Autoritetet më të larta, kalorësit dhe shumë njerëz të lidhur me garën, uleshin në vende të rezervuara të gjendura sipër gjithë të tjerëve. Gjithashtu konsiderohej e pavend nëse perandori favorizonte një ekip të caktuar. Circus Maximus u krijua në vitin 600 p.e.s dhe priti garën e fundit me kuaj në vitin 549, pas një zakoni që zgjati gati një shekull.

Teknologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Roma e lashtë kishte arritje teknologjike të mahnitshme, por që do të humbitnin gjatë Mesjetës dhe nuk do të rishpikeshin deri në shekullin e 19-të dhe shekullin e 20-të. Shumë rinovime praktike romake u adoptuan nga modele të hershme greke. Avancimet ishin shpesh të ndara dhe të bazuara në zanate. Grupet e artizanëve mbikëqyrnin xhelozisht teknologjitë e reja si sekrete tregtare.

Inxhinieria romake ashtu si dhe inxhinieria ushtarake romake përbënin një pjesë të madhe të superioritetit teknologjik romak dhe kontribuuan në ndërtimin e qindra rrugëve, urave, akueduktëve, banjave publike, teatrove dhe arenave. Shumë monumente, si Koloseumi, Pont du Gard dhe Panteoni kanë mbetur akoma si testamente të kulturës dhe inxhinierisë romake.

Romakët njiheshin mjaft mirë për arkitekturën e tyre, që grupohet bashkë me traditat greke në "Arkitekturën klasike". Megjithëse kishte shumë ndryshime nga arkitektura greke, Roma huazoi shumë prej Greqisë. Përveç dy llojeve të kolonave, e përziera dhe toskania dhe bashkë me kubenë, që u mor prej harkut etrusk, Roma kishte pak inovacione arkitekturore deri në fund të Republikës.

Rruga Appia (Via Appia), një rrugë që lidhte qytetin e Romës me pjesët jugore të Italisë, mbetet përsëri e përdorur.

Në shekullin e parë p.e.s, romakët filluan gjerësisht të përdorin betonin. Betoni u shpik në fund të shekullit të parë p.e.s. Ishte një çimento e fortë e cila rrjedh nga pozzolana dhe shpejt zëvendësoi mermerin si materialin kryesor të ndërtimit dhe mundësoi shumë ndërtesa që më parë nuk mund të bëheshin. Gjithashtu në shekullin e parë p.e.s, Vitruviusi shkroi De architectura, mundësisht traktati i parë i plotë i arkitekturës në histori. Në fund të shekullit të parë p.e.s, Roma gjithashtu filloi të përdorë fryrjen e qelqit pak pas shpikjes së saj në Siri rreth vitit 50 p.e.s. Mozaikët filluan të përdoren shumë gjatë Perandorisë pasi u gjetën modele të tyre gjatë fushatave të Lucius Cornelius Sillës në Greqi. Artikull rreth historisë së betonit në Romë

Betoni bëri të mundur rrugët romake që ishin të shtruara dhe të durueshme, që ishin ne përdorim edhe një mijë vjet pas rënies së Romës. Ndërtimi i një rrjeti rrugësh efikas mespërmes Perandorisë dramatikisht shtoi fuqinë dhe influencën e Romës. Ato u ndërtuan fillimisht që të lejonin legjionet romake të hidheshin shpejt në veprim. Por këto autostrada kishin gjithashtu rëndësi të madhe ekonomike, duke përforcuar rolin e Romës si kryqëzim rrugësh tregtare – origjina e shprehjes "të gjithë rrugët të çojnë në Romë". Qeveria romake ruajti stacionet e rrugëve që mundësonin rifreskim për udhëtarët përgjatë rrugës, ndërtoi ura që ishin të nevojshme dhe vendosi një sistem një sistem ndërlidhës për ndërrimin e kuajve herë pas here, që mundësuan një lëvizje deri 800 kilometra në 24 orë.

Pont du Gard në Francë është një akuedukt romak i ndërtuar rreth vitit 19 p.e.s. Është i ruajtur nga UNESCO.

Romakët ndërtuan shumë akueduktë për të furnizuar qytetet dhe vendqëndrimet industriale me ujë dhe për të ndihmuar bujqësinë e tyre. Qyteti i Romës furnizohej nga 11 akueduktë me një gjatësi të kombinuar prej 350 kilometrash.[126] Shumica e akueduktëve ishin ndërtuar nën sipërfaqe, vetëm një pjesë e vogël mbi tokë. Disa herë, kur groporet 50 metra të thella duhej të kaloheshin, sifone të përmbysura përdoreshin për ta çuar ujin mbi përpjetë.

Romakët kryen gjithashtu avancime të mëdha në higjienën publike. Romakët ishin veçanërisht të njohur për banjat publike, të quajtura thermae, që përdoreshin edhe për higjienën, edhe për qëllime sociale. Shumë shtëpi romake kishin tualet dhe sistem hidraulik të brendshëm dhe një sistem kanalesh për ujërat e zeza, i quajtur Cloaca Maxima, që përdorej për të tharë kënetat dhe për të dërguar mbeturinat në lumin Tiber. Disa historianë spekulojnë se përdorimi i tubave prej plumbi në sistemet hidraulike dhe të ujërave të zeza çoi në helmimin e shumë njerëzve që kontribuoi në rënien e shkallës së lindjeve dhe rënien e shoqërisë romake duke çuar në rënien e Romës. Gjithsesi, kjo përmbajtje plumbi mund të jetë minimizuar sepse rrjedha e ujit prej akueduktëve nuk mund të ndalej; ajo vazhdonte të rridhte vazhdimisht përmes gjithë qytetit deri në kanal dhe kështu vetëm një numër i vogël rubinetesh përdorej.[127]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Chris Scarre, The Penguin Historical Atlas of Ancient Rome (London: Penguin Books, 1995).
  2. ^ Adkins, 1998. page 3.
  3. ^ The Founding of Rome. Retrieved 2007-3-8.
  4. ^ a b Livy, 1998. page 8.
  5. ^ Durant, 1944. Pages 12-14.
  6. ^ Livy, 1998. pages 9-10.
  7. ^ Roggen, Hesse, Haastrup, Omnibus I, H. Aschehoug & Co 1996
  8. ^ Livy, 1998. pages 10-11.
  9. ^ Myths and Legends- Rome, the Wolf, and Mars. Retrieved 2007-3-8.
  10. ^ Mellor, Ronald and McGee Marni, The Ancient Roman World p. 15|Citation date March 15, 2009
  11. ^ a b c d e f g h i j k l m a
  12. ^ Matyszak, 2003. page 19.
  13. ^ Duiker, 2001. page 129.
  14. ^ Ancient Rome and the Roman Empire by Michael Kerrigan. Dorling Kindersley, London: 2001. ISBN 0-7894-8153-7. page 12.
  15. ^ Matyszak, 2003. pages 43-44.
  16. ^ Adkins, 1998. pages 41-42.
  17. ^ Rome: The Roman Republic by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-3-24.
  18. ^ Magistratus by George Long, M.A. Appearing on pages 723-724 of A Dictionary of Greek and Roman Antiquities by William Smith, D.C.L., LL.D. Published by John Murray, London, 1875. Website written 2006-12-8. Retrieved 2007-3-24.
  19. ^ Livy II
  20. ^ Adkins, 1998. page 39.
  21. ^ Haywood, 1971. pages 350-358.
  22. ^ Pyrrhus of Epirus (2) and Pyrrhus of Epirus (3) by Jona Lendering. Livius.org. Retrieved 2007-3-21.
  23. ^ Haywood, 1971. pages 357-358.
  24. ^ Haywood, 1971. page 351.
  25. ^ Haywood, 1971. \pages 376-393.
  26. ^ Rome: The Punic Wars by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-3-22.
  27. ^ Bagnall 1990
  28. ^ Rome: The Conquest of the Hellenistic Empires by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-3-22.
  29. ^ Duiker, 2001. pages 136-137.
  30. ^ Fall of the Roman Republic, 133-27 BC. Purdue University. Retrieved 2007-3-24.
  31. ^ Eques (Knight) by Jona Lendering. Livius.org. Retrieved 2007-3-24.
  32. ^ Adkins, 1998. page 38.
  33. ^ Durant, 1944. pages 120-122.
  34. ^ Long-lasting Effects of Removal of Land Requirement. Retrieved 2007-3-23.
  35. ^ Scullard 1982, chapters I-IV
  36. ^ Scullard 1982, chapters VI-VII
  37. ^ Julius Caesar (100BCE - 44BC). [1]. Retrieved 2007-3-21.
  38. ^ Augustus (31 BC - 14 CE) by Garrett G. Fagan. De Imperatoribus Romanis. Written 2004-7-5. Retrieved 2007-3-21.
  39. ^ Scullard 1982, chapter VIII
  40. ^ Augustus (63 BC. - AD14) from bbc.co.uk. Retrieved 2007-3-12.
  41. ^ Duiker, 2001. page 140.
  42. ^ The Julio-Claudian Dynasty (27 BC -68 AD). by the Department of Greek and Roman Art, The Metropolitan Museum of Art. Written October, 2000. Retrieved 2007-3-18.
  43. ^ Nero (54-68 AD) by Herbert W. Benario. De Imperatoribus Romanis. Written 2006-11-10. Retrieved 2007-3-18.
  44. ^ Suetonius
  45. ^ Five Good Emperors from UNRV History. Retrieved 2007-3-12.
  46. ^ O'Connell, 1989. page 81.
  47. ^ Lecture 12: Augustus Caesar and the Pax Romana by Steven Kreis. The History Guide. Written 2006-2-28. Retrieved 2007-3-21.
  48. ^ a b Scarre 1995
  49. ^ Past pandemics that ravaged Europe by Verity Murphy. BBC News. November 7, 2005.
  50. ^ Haywood, 1971. pages 589-592.
  51. ^ Crisis of the Third Century (235-285) History of Western Civilization, by E.L. Skip Knox, Boise State University. Retrieved 2007-3-20.
  52. ^ Haywood, 1971. pages 592-596.
  53. ^ Diocletian ( 284-305 AD) by Ralph W. Mathisen. De Imperatoribus Romanis. Written 1997-3-17. Retrieved 2007-3-20.
  54. ^ Constantine I (306 - 337 AD) by Hans A. Pohlsander. De Imperatoribus Romanis. Written 2004-1-8. Retrieved 2007-3-20.
  55. ^ Honorius (395-423 AD) by Ralph W. Mathisen. De Imperatoribus Romanis. Written 1999-6-2. Retrieved 2007-3-21.
  56. ^ Duiker, 2001. page 155.
  57. ^ The Germanic Invasions of Western Europe The University of Calgary. Written August 1996. Retrieved 2007-3-22.
  58. ^ Lapham, Lewis (1997). The End of the World. New York: Thomas Dunne Books. ISBN 0-312-25264-1. pages 47-50.
  59. ^ Duiker, 2001. page 157.
  60. ^ Romulus Augustulus (475-476 AD)--Two Views by Ralph W. Mathisen and Geoffrey S. Nathan. De Imperatoribus Romanis. Written 1997-8-26. Retrieved 2007-3-22.
  61. ^ Durant, 1944. page 670.
  62. ^ Duiker, 2001. page 347.
  63. ^ a b The Byzantine Empire by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-4-8.
  64. ^ Bray, R.S.: Armies of Pestilence, James Clarke Company, 2004, page 26
  65. ^ Duiker, 2001. page 349.
  66. ^ Basil II (CE 976-1025) by Catherine Holmes. De Imperatoribus Romanis. Written 2003-4-1. Retrieved 2007-3-22.
  67. ^ Gibbon, Edward. History of the Decline and Fall of the Roman Empire. Chapter 61. Retrieved 2007-4-11.
  68. ^ Mehmet II by Korkut Ozgen. Theottomans.org. Retrieved 2007-4-3.
  69. ^ Abstrat of The population of ancient Rome. by Glenn R. Storey. HighBeam Research. Written 1997-12-1. Retrieved 2007-4-22.
  70. ^ The Population of Rome by Whitney J. Oates. Originally published in Classical Philology. Vol. 29, No. 2 (April 1934), pp101-116. Retrieved 2007-4-22.
  71. ^ N.Morley, Metropolis and Hinterland (Cambridge, 1996) 174-83
  72. ^ a b c Duiker, 2001. page 146.
  73. ^ a b Casson, 1998. pages 10-11.
  74. ^ Family Values in Ancient Rome by Richard Saller. The University of Chicago Library Digital Collections: Fathom Archive. Written 2001. Visited 2007-4-14.
  75. ^ Adkins, 1998. page 339.
  76. ^ Adkins, 1998. page 340.
  77. ^ LifepacHistory&Geography, Grade6 Unit 3, page 28.z
  78. ^ Lecture 13: A Brief Social History of the Roman Empire by Steven Kreis. Written 2006-10-11. Retrieved 2007-4-2.
  79. ^ Adkins, 1998. page 211.
  80. ^ a b Werner, 1978. page 31.
  81. ^ Duiker, 2001. page 143.
  82. ^ Roman Education. Latin ExCET Preparation. Texas Classical Association. Written by Ginny Lindzey, September 1998. Retrieved 2007-3-27.
  83. ^ Matyszak, 2003. pages 16-42.
  84. ^ Adkins, 1998. page 46.
  85. ^ Temin, Peter. "A Market Economy in the Early Roman Empire."
  86. ^ John Keegan, A History of Warfare, Alfred A. Knopf (New York 1993) [ISBN 0-394-58801-0], p.263; David Potter, "The Roman Army and Navy," in Harriet I. Flower, editor, The Cambridge Companion to the Roman Republic, Cambridge University Press (Cambridge U.K. 2004) [ISBN 0-521-00390-3], pp. 67-69. For a discussion of hoplite tactics and their sociocultural setting, see Victor Davis Hanson, The Western Way of War: Infantry Battle in Classical Greece, Alfred A. Knopf (New York 1989) [ISBN 0-394-57188-6].
  87. ^ Keegan, p. 264; Potter, pp. 69-70.
  88. ^ Keegan, p.264; Adrian Goldsworthy, The Roman Army at War 100 BC — CE200, Oxford University Press (Oxford 1996) [ISBN 0-19-815057-1], p. 33; Jo-Ann Shelton, ed., As the Romans Did: A Sourcebook in Roman Social History, Oxford University Press (New York 1998)[ISBN 0-19-508974-X], pp. 245-249.
  89. ^ Goldsworthy, The Roman Army, pp. 22-24, 37-38; Adrian Goldsworthy, Caesar: Life of a Colossus, Yale University Press (New Haven 2006) [ISBN 0-300-12048-6, ISBN 978-0-300-12048-6], pp. 384, 410-411, 425-427. Another important factor discussed by Goldsworthy was absence of legionaries on detached duty.
  90. ^ Between 343 BC and 241 BC, the Roman army fought every year except for five. Stephen P. Oakley, "The Early Republic," in Harriet I. Flower, editor, The Cambridge Companion to the Roman Republic, Cambridge University Press (Cambridge U.K. 2004) [ISBN 0-521-00390-3], p. 27.
  91. ^ P. A. Brunt, "Army and Land in the Roman Republic," in The Fall of the Roman Republic and Related Essays, Oxford University Press (Oxford 1988) [ISBN 0-19-814849-6], p.253; William V. Harris, War and Imperialism in Republican Rome 327-70 BC, Oxford University Press (Oxford 1979) [ISBN 0-19-814866-6], p. 44.
  92. ^ Keegan, pp. 273-274; Brunt, pp. 253-259; Harris, pp. 44-50.
  93. ^ Keegan, p. 264; Brunt, pp. 259-265; Potter, pp. 80-83.
  94. ^ Goldsworthy, Caesar, pp. 391.
  95. ^ Karl Christ, The Romans, University of California Press (Berkeley, 1984)[ISBN 0-520-04566-1], pp. 74-76 .
  96. ^ Christopher S. Mackay, Ancient Rome: A Military and Political History, Cambridge University Press, (Cambridge, U.K. 2004), pp. 249-250. Mackay points out that the number of legions (not necessarily the number of legionaries) grew to 30 by 125 AD and 33 during the Severan period (200–235 AD).
  97. ^ Goldsworthy, ‘’The Roman Army’’, p.36-37.
  98. ^ Hugh Elton, Warfare in Roman Europe AD 350-425, Oxford University Press (Oxford 1996)[ISBN 0-19-815241-8] pp. 89-96.
  99. ^ T. Correy Brennan, "Power and Process Under the Republican 'Constitution'," in Harriet I. Flower, editor, The Cambridge Companion to the Roman Republic, Cambridge University Press (Cambridge U.K. 2004) [ISBN 0-521-00390-3], Chapter 2; Potter, pp. 66-88; Goldsworthy, The Roman Army, pp. 121-125. Julius Caesar's most talented, effective and reliable subordinate in Gaul, Titus Labienus, was recommended to him by Pompey. Goldsworthy, The Roman Army, p. 124.
  100. ^ Mackay, pp. 245-252.
  101. ^ MacKay, pp. 295-296 and Chapters 23-24.
  102. ^ This paragraph is based upon Potter, pp. 76-78.
  103. ^ This discussion is based upon Elton, pp. 97-99 and 100-101.
  104. ^ Latin Online: Series Introduction by Winfred P. Lehmann and Jonathan Slocum. Linguistics Research Center. The University of Texas at Austin. Written 2007-2-15. Retrieved 2007-4-1.
  105. ^ The Latin Alphabet by J. B. Calvert. University of Denver. Written 1999-8-8. Retrieved 2007-4-1.
  106. ^ Classical Latin Supplement. page 2. Retrieved 2007-4-2.
  107. ^ Adkins, 1998. page 203.
  108. ^ Matyszak, 2003. page 24.
  109. ^ Willis, 2000. page 168.
  110. ^ Willis, 2000. page 166.
  111. ^ Theodosius I (379-395 AD) by David Woods. De Imperatoribus Romanis. Written 1999-2-2. Retrieved 2007-4-4.
  112. ^ a b Adkins, 1998. pages 350-352.
  113. ^ a b Roman Painting from Timeline of Art History. Department of Greek and Roman Art, The Metropolitan Museum of Art. Written 2004-10. Retrieved 2007-4-22.
  114. ^ a b Chronology: Ancient and Medieval: Ancient Rome[lidhje e thyer]. iClassics. Excerpt from A History of Western Music, Fifth Edition by Donald Jay Grout and Claude V. Palisca. W.W. Norton & Company, Inc.: 1960. Retrieved 2007-4-22.
  115. ^ Adkins, 1998. page 89.
  116. ^ Adkins, 1998. page 349-350.
  117. ^ Adkins, 1998. page 300.
  118. ^ Chronology: Ancient and Medieval: Ancient Rome[lidhje e thyer]. iClassics. Excerpt from A History of Western Music, Fifth Edition by Donald Jay Grout and Claude V. Palisca. W.W. Norton & Company, Inc.: 1960.
  119. ^ Grant, 2005. pages 130-134.
  120. ^ a b c Casson, 1998. pages 98-108.
  121. ^ a b Daily Life: Entertainment. SPQR Online. Written 1998. Retrieved 2007-4-22.
  122. ^ a b c Adkins, 1998. page 350.
  123. ^ The Gladiator and the Thumb. Encyclopedia Romana. University of Chicago. Retrieved 2007-4-24.
  124. ^ http://penelope.uchicago.edu/~grout/encyclopaedia_romana/circusmaximus/circusmaximus.html Circus Maximus]. Encyclopedia Romana. University of Chicago. Retrieved 2007-4-19.
  125. ^ Athena Review I,4: Romans on the Rhône: Arles
  126. ^ Frontinus
  127. ^ Roman Aqueducts and Water Supply by A.T. Hodge (1992)

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Lesley Adkins, Roy Adkins: Handbook to Life in Ancient Rome. Oxford: Oxford University Press 1998, ISBN 0-19-512332-8
  • Lionel Casson: Everyday Life in Ancient Rome. Baltimore: The John Hopkins University Press 1998, ISBN 0-8018-5992-1
  • Will Durant: The Story of Civilization, Volume III: Caesar and Christ. Simon and Schuster, Inc. 1944
  • Hugh Elton: Warfare in Roman Europe AD350-425. Oxford: Oxford University Press 1996, ISBN 0-19-815241-8
  • Harriet I. Flower (editor): The Cambridge Companion to the Roman Republic. Cambridge, U.K.: Cambridge University Press 2004, ISBN 0-521-00390-3
  • Adrian Keith Goldsworthy: The Roman Army at War 100BC-AD200. Oxford: Oxford University Press 1996, ISBN 0-19-815057-1
  • Michael Grant: Cities of Vesuvius: Pompeii and Herculaneum. London: Phoenix Press 2005, ISBN 1-89880-045-6
  • Richard Haywood: The Ancient World. David McKay Company, Inc. 1971
  • Livy. The Rise of Rome, Books 1-5, translated from Latin by T.J. Luce, 1998. Oxford World's Classics. Oxford: Oxford University Press. ISBN 0-19-282296-9.
  • Christopher S. Mackay: Ancient Rome: A Military and Political History. Cambridge, U.K.: Cambridge University Press 2004, ISBN 0-521-80918-5
  • Philip Matyszak: Chronicle of the Roman Republic. London: Thames & Hudson, Ltd. 2003, ISBN 0-500-05121-6
  • Robert O'Connell: Of Arms and Men: A History of War, Weapons, and Aggression. Oxford: Oxford University Press 1989, ISBN 0-19-505359-1
  • Chris Scarre: The Penguin Historical Atlas of Ancient Rome. Penguin Books September 1995, ISBN 0-14-051329-9
  • Paul Werner: Life in Rome in Ancient Times, translated by David Macrae, Geneva: Editions Minerva S.A. 1978
  • Roy Willis: World Mythology: The Illustrated Guide. Collingwood, Victoria: Ken Fin Books 2000, ISBN 1-86458-089-5


Lexim i mëtejshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Cowell, Frank Richard. Life in Ancient Rome. New York: G.P. Putnam's Sons, 1961 (paperback, ISBN 0-399-50328-5).
  • Gabucci, Ada. Rome (Dictionaries of Civilizations; 2). Berkekely: University of California Press, 2007 (paperback, ISBN 0-520-25265-9).
  • Wyke, Maria. Projecting the Past: Ancient Rome, Cinema, and History. New York; London: Routledge, 1997 (hardcover, ISBN 0-415-90613-X, paperback, ISBN 0-415-91614-8).

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Ancient Rome – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale