Monarkia romake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sipas legjendës, Roma u themelua në vitin 753 para Krishtit nga Romuli dhe Remi, që u rritën nga një ujkonjë.

Monarkia romake (latinisht: Regnum Romanum; 753 para erës sonë–509 para erës sonë) sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea.[1] Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Amuliusi ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin.[2][3] Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.

Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë.[3] Një ujkonjë (ose gruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur ata arritën moshën e pjekurisë, ata i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.[4][5]

Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romulusi e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit.[6] Romulusi ishte burimi i emrit të qytetit.[7] Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët.[8]

Një legjendë tjetër e regjistruar nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotë se princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një udhëtim në det. Pas një kohe të gjatë në ujërat e ashpra, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo gjatë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën në det, por gratë që po udhëtonin nuk donin të iknin. Një grua, e quajtur Roma, sugjeroi gratë të digjnin anijet për të mos lejuar largimin. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë ata e kuptuan se ata ndodheshin në një vend ideal për tu vendosur. Ata i vunë vendit emrin e gruas që dogji anijet e tyre.[9]

Qyteti i Romës u zgjerua rreth një vau të lumit Tiber, një kryqëzim rrugësh plot trafik dhe tregti.[10] Sipas të dhënave arkeologjike, fshati i Romës ka mundësi të jetë themeluar dikur rreth shekullit të 8-të p.e.s, megjithëse mund të shkojë deri në shekullin e 10-të p.e.s nga fiset latine të Italisë, në majë të kodrës Palatine.[11][12]

Etruskët, që më parë ishin vendosur në veri të Etrurias, duket se kanë vendosur pushtet politik në rajonin e Romës rreth fundit të shekullit të 7-të p.e.s, duke formuar elitën mbretërore dhe aristokratike. Etruskët, siç duket, e humbën fuqinë në zonë në fund të shekullit të 6-të p.e.s, dhe në atë pikë, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikën qeverinë e tyre duke krijuar një republikë, me shumë më tepër kufizime në aftësitë e sunduesit për të ushtruar fuqinë.[13]

Tradita romake dhe të dhënat arkeologjike e tregojnë Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrën e mbretit dhe gjithashtu zanafillën e qendrës fetare. Numa Pompiliusi ishte mbreti i dytë i Romës, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndërtesave madhështore me pallatin e tij mbretëror të quajtur Regia dhe ndërtimin e kompleksit të virgjëreshave të Vestës.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Adkins, 1998. page 3.
  2. ^ The Founding of Rome. Retrieved 2007-3-8.
  3. ^ a b Livy, 1998. page 8.
  4. ^ Durant, 1944. Pages 12-14.
  5. ^ Livy, 1998. pages 9-10.
  6. ^ Roggen, Hesse, Haastrup, Omnibus I, H. Aschehoug & Co 1996
  7. ^ Livy, 1998. pages 10-11.
  8. ^ Myths and Legends- Rome, the Wolf, and Mars. Retrieved 2007-3-8.
  9. ^ Mellor, Ronald and McGee Marni, The Ancient Roman World p. 15|Citation date March 15, 2009
  10. ^ a
  11. ^ Matyszak, 2003. page 19.
  12. ^ Duiker, 2001. page 129.
  13. ^ Ancient Rome and the Roman Empire by Michael Kerrigan. Dorling Kindersley, London: 2001. ISBN 0-7894-8153-7. page 12.