Plutarku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plutarku është historian dhe filozof grek, moralist i shquar dhe një nga njerëzit më të ditur të kohës së tij. Lindi në Herone të Beotisë në vitin 46 i erës sonë dhe vdiq rreth vitit 120. Studioi dhe u edukua në Athinë në frymën e shkollës filozofike të Platonit, më vonë vizitoi Aleksandrinë dhe disa herë me radhë Romën, ku u njoh me perandorin Trajan, i cili e përkrahu shumë në karrierën e tij politike ashtu sikurse më vonë dhe Hadriani. Nga Trajani u emërua këshilltar i prokonsulit të Ahesë,kurse nga Hadriani prokurator i taksave.Pjesën më të madhe të jetës e kaloi ne qytetin e lindjes ku ishte zgjedhur edhe arhont.Për nje kohë ai ushtroi edhe funksionet e priftit në tempullin e Delfit.

Krahas këtij aktiviteti të gjerë politik, Plutarku një pjesë të madhe të kohës ia kushtoi studimeve. Ai prodhoi shumë,por mjerisht jo të gjitha veprat e tij kanë arritur deri në ditët tona. Janë ruajtur rreth 50 biografi të njerezve të shquar te kohes antike greko-romake te titulluara Vitae parallelae (Jetët paralele). Përveç kësaj vepre biografike na janë ruajtur edhe punime tjera me tematikë të ndryshme filozofike,politike,etj. të përmbledhura nën një titull të përbashkët "Moralia" (Vepra morale). Në këtë vepër pasqyrohet mirë gjendja e filozofisë, literaturës dhe historisë në periudhën e fundit të Helenizmit.


Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Vitae parallelae (Jetët paralele)
  • Moralia (Vepra morale)