Herodoti
Ἡρόδοτος Ἁλικαρνᾱσσεύς (lexo:´Hēródotos ´Alikarnāsseús i njohur si Herodoti lindi në Halikarnas rreth vitit 484 - 425 p.e.s.), ishte autor i veprave antike të filozofisë që më vonë nga shumë shkencëtarë merren si pikënisje e punës së tyre.
Përndryshe Herodoti me udhëtimin e tij (të filluar rreth viteve 455-452 p.e.s.) nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë merret edhe si babai i historisë. Në udhëtimin e tij, ai vizitoi edhe krahina të ndryshme të gadishullit ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë.
Gjatë qëndrimit të tij në Athinë ai afrohet me rrethin e Periliut dhe si duket vendosi të shkruajë veprën e tij Historia e Herodotit në nëntë libra.
Herodoti është i pari që krijoi një vepër të përgjithshme historike, të mbështetur mbi një kritikë historike, edhe pse kjo ishte një kritikë sipërfaqësore. Shumë të dhëna në veprat e tij janë vërtetuar edhe me të dhëna arkeologjike.
Ilirët në veprat e Herodotit [redakto]
Në veprat e Herodotit gjejmë të dhëna të shumta për pellazgët dhe ilirët. Herodoti është autori i parë i cili përmend emrin e ilirëve[1], këtu janë interesante edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi. [2]
Tituj të veprave [redakto]
- Historia e Herodotit - vepër e përbërë nga nëntë libra.[3]
[redakto]
- ^ Herodoti Historiarum, libri IX edit. Henr. Rudolph. Dietsch, editio altera curavit curatamqueemendavi H. Kallenberg; I-II, editio strotupa. Lipsiae in aedibus B.G. Teuabneri 1926 nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.19, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren ISBN 3-8053-0978-3 dhe ISBN 3-8055-1017-X
- ^ "Ilirët dhe Iliria te autorët antikë" ISBN 99927-1-639-8
