Thukididi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Thukididi, Thucididis, (greqisht Θουκυδίδης, Thoukydídēs, rreth 460 p.e.s. - 400 p.e.s.), ishte historiani i parë i vërtetë, nëse merret se Herodoti është babai i Historisë. Lindi në Athinë rreth vitit 460 p.e.s. dhe vdiq pas vitit 400 p.e.s.. Në vitin 424 p.e.s. Thukididi ishte komandant i një njësie detare athinase, që gjendej pranë ishullit Thasos. Si komandat i kësaj njësie ai kishte për detyrë mbrojtjen e Amfipolit, i cili ra, dhe për këtë shkak ai u dënua nga athinasit në mungesë me vdekje. Nga këtu jetoi në mërgim deri në vitin 404 p.e.s. kur u kthye në Athinë.
Thukididi ka shkruar Historinë e luftës së Peloponezit, së cilës ia ka kushtuar tërë jetën. Si një historian i vërtetë, ai nuk i përshkruan ngjarjet në bazë të perëndive e mrekullirave, siç e bënin paraardhësit e tij, por në bazë të një kriteri shkencor. Ai thekson thënie të personave që kishin ndikim në ngjarje. Kjo e bëri atë shembull për historianet e mëvonshëm të antikitetit, të cilët e çmuan lart punën e tij.
[redakto] Ilirët në veprat e Thukididit
Thukididi në veprën e tij ku përshkruan ngjarjet e luftës ai përshkruan po ashtu edhe luftën civile të Epidamnit, në vitin 436 p.e.s. dhe ndërhyrjen e fisit ilir të taulantëve në këtë luftë.
| Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
[redakto] Tituj të veprave
[redakto]
- ^ "Ilirët dhe Iiria te autorët antikë", Toena ISBN 99927-1-639-8
| Nga Greqia |
· Herodoti · Hesiodi · Homeri · Thukididi · Isokrati · Demosteni · Skylaksi Cariandensis · Aristoteli · Polibi · Skymni · Apollodori · Straboni · Dionisi i Halikarnasit · Plutarhu · Lukiani · Flav Arriai · Pausania · Apiani · Dion Kasi Koceiani · Hekataios · Pseudo-Skylax · Pauanias · Diodor · Platoni · Arkimedi |
|---|---|
| Nga Roma |
· M. T. Varroni · M. T. Ciceroni · G. Jul Cezari · Kornel Nepoti · P. V. Maroni · Tit Livi · Diodori i Siqelisë · M. A. Lukani · C. Vellej Paterkuli · Valer Maksimi · Q. Kurt Rufi · Gai Plin Sekundi · Sekst Jul Frontini · M. Kornel Taciti · Luc An Flori · Gai Sueston Trankuili · Eutropi |
| Nga Egjipti |
· Pitagora · Atheneu · Herodiani · Ruf Festi · Klaudi Klaudiani · Klementi i Aleksandrisë |
| Nga Kisha | |
| Nga Iliria | |
| Nga Vende tjera |
· Klaud Eliani · M. J. Justini · S. Aurel Viktori · Amian Marcelini · Pompon Mela (Spanja} |