Herakliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Herakliti nga Johannes Moreelse. Pamja e shfaq atë si "filozofin që qan" duke shtrydhur duart e tij mbi botën dhe i veshur me tëzezën e fshehtë e të turbullt.

Herakliti (Greqisht Herakleitos, Efesë, Azi e Vogël 540-480 para Krishtit) ishte një filozof grek dhe anëtar i familjes mbretërore të Efesit. Në lashtësi ai është filozofi i idesë se zjarri është krijuesi i botës dhe i njerëzve. Një thënie e tij për zjarrin është : "Gjithçka shenderohet ne zjarr dhe zjarri shenderohet ne gjithçka, siç këmbehet ari me një mall dhe një mall me arin." Nga studimi i tij De la nature (Mbi natyrën) na kanë mbetur disa pjesë të shkruara në pjesë joniane. Ai është filozofi i zhvillimit, i ndryshimit të vazhdueshëm të të gjitha sendeve (pantaei); të ftohtët kthehet në të nxehtë, dita bëhet natë, i gjalli vdes etj. Kjo ndjeshmëri ndaj ndryshimeve e bën atë, në lashtësi, filozofin e botës shqisore; ai i kundërvihet Eleatëve (Parmenidit, Zenonit) që mbrojnë pandryshueshmërinë e qenies si dhe filozofisë së esencave të Platonit. Herakliti lindi në Efez në brigjet e Egjeut në një familje, sipas legjendës, priftërinjsh dhe mbretërish, por vet i la mbënë titujt e klasës dhe rangut. Privilegjohet të besohet se la pas tij një libër nga i cili neve na kanë arritur dis fragmente të shkruara në stil poetik ku mendimet janë vështirë të kuptueshme nga edhe e fitoi llagapin « i errëti ».

Jean Brun e cilëson në mënyrë të mrekulluar Heraklitin kur thotë :

« Filozofi e përleshjes dhe harmonisë, Filozofi e Bërjes dhe Kthimit të Përjetshëm, filozofi e jetës dhe katastrofës, filozofi e Logosit që flet dhe e numrit të vulosur, mendimi i Heraklitit, është në të njëjtën kohë edhe shumë i vjetër edhe aktual, përbën në vehte shumë më tepër se sa që përshkruan. Ajo është në mënyrë të veten, filozofi e limitit dhe pragut që na çon në këtë përpara që ndalet. » Tri janë temat që reflektojnë në veprën e Heraklitit : hulumtimi i themeleve të vetme të botës si një e plotë ; njësia e të kundërtës dhe rrjedhoja e gjërave. Njëherit vërejmë se hulumtimet në principe të materies dhe se ai mer për elemente kyçe tokën, ujin ajrin dhe zjarrin. Për te, në fillim ishte krejt zjarr por që mëtej me dëshirën hyjnore u shndërrua në det e nga gjysma e të cilit u krijua dheu. Në qëndrimin e tij mbi principin e të njëjtës dhe të kundërtës në të njëjtën njësi, pason principi themelor i ndryshimit të vazhdueshëm, e të përhershëm. « Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lum » është shkruar nga nga Herakliti që na bëne të kuptojmë se uji i lumit që hyme njëherë, për së dyti nuk është më i njëjti megjithëse jemi në të njëjtin lum. Ky princip është ai që na shtin ti kundërvëmë Heraklitin Parmenidhit dhe teorisë së tij të Një Qenie, pandashmëri, i përjetshëm homogjen dhe pandryshueshëm.

Sa i përket kohës, Herakliti është akoma në fazën e arkaizmit dhe në këtë epokë, jemi akoma në mes të ndjenjës dhe rezonimit nga edhe mendimi i adoptuar mbi konceptin ciklik të kohës e jo në atë linear. Pra këtu kemi të bëjmë me një dialektike të hapur sepse ai injoron kohën lineare të zhvillimit, të ecjes sepse kalimi i kohës në formë spirale është rikthim i pafund në kohë ciklike që përfundon në kaos të hapur. Hegeli është ai që u largua nga kjo kohë ciklike në një shpjegim të saktë modern të kohës lineare.

Herakliti me idetë e veta, influencoi numër të madh mendimtarësh nëpër shekuj, ndër ta Platonin dhe stoikët si dhe Hegelin që integroi sistemin e tij në veprën e vet.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]