Aristoteli
Aristoteli (gr. Αριστοτέλης - Aristotelēs, 384 p.e.s. Stragira, Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki, Ev´via) ishte filozof i Greqisë së lashtë. Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më me ndikim në filozofinë e botës perëndimore. Ai shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë, biologjinë, zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh.
Aristoteli sipas shumë mendimtarëve është mendimtari më i gjithanshëm dhe filozofi më i madh i botës antike dhe një ndër filozofët më të mëdhnj në tërë historinë e filozofisë, në përgjithësi. Për nga thellësia mendore, për nga gjerësia e interesimit shkencor, për nga mënyra e shpjegimit të çështjeve në shqyrtim dhe për nga numri i veprave që shkroi, Aristoteli është gati i pashoq në historinë e mendimit njerëzor.
Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.
Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.
Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë të pare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit.
Përmbajtja |
Tituj të veprave [redakto]
- vepra që i atribohen Aristotelit
- "Politika" - trajton doktrinën e tij mbi familjen dhe shtetin.[1]
- "De animalium histeria" (Mbi historinë e kafshëve)[1]
- "De mirabilibus auscultationibus" (Mbi mrekullitë e dëgjuara)[1]
Shiko edhe [redakto]
[redakto]
- ^ a b c Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.23, botimi i tretë, Prishtinë 2004
Lidhje të jashtme [redakto]

