Arkimedi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Arkimedi (greq: Αρχιμήδης - Arhimidhis) (jetoi rreth viteve 287 p.e.s. - 212 p.e.s.) qe një matematikan, fizikan, inxhinier, astronom dhe filozof i lashtë siçilian i lindur në koloninë e portit sirakuzian. Mendohet nga disa historianë e matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë. Carl Friedrich Gauss (Karl Frederik Gaus) e mendonte atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar ndonjëherë.
[redaktoni] Jeta
[redaktoni] Zbulimet dhe shpikjet
Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e Sirakuzës kundër rrethimit romak në Luftën e Dytë Punike. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi romakët me makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e dendësisë dhe pluskimit, i njohur edhe si "Parimi i Arkimedit" që sipas gojëdhënës e zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke bërtitur "Eureka (evrika)" - (E gjeta)). Atij i mvishet edhe shpikja e odometrit gjatë Luftës së Parë Punike. Një nga shpikjet e tij të përdorura për mbrojtje ushtarake të Sirakuzës kundër pushtimit romak ishte grremçi i Arkimedit.
Thuhet se ai parandaloi një sulm romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të madh pasqyrash (përflitet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë) që pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të merrnin zjarr.
Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë Luftë së Dytë Punike megjithëse urdhëri i [[Marçelusi]t] ishte që ai të mos lëndohej. Grekët thonë se u vra ndërsa vizatonte një ekuacion në rërë: i zhytur në punën e tij dhe i padurimtë nga ndërprerja e ushtarit, thuhet se tha fjalët e tij të fundit të famshme para se të therej nga ushtari romak: "Μη μου τους κύκλους τάραττε" (Mos mi trazo rrathët). Kjo histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me dorën-vrasëse romake. Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi shkatërroi me makineritë e tij luftarake një pjesë të mirë të fuqisë pushtuese romake, kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një ndëshkim.
Në krijimtari e largpamësi ai ia kaloi çdo matematikani evropian para Rilindjes.
[redaktoni] Shiko edhe këtu
| Nga Greqia |
· Herodoti · Hesiodi · Homeri · Thukididi · Isokrati · Demosteni · Skylaksi Cariandensis · Aristoteli · Polibi · Skymni · Apollodori · Straboni · Dionisi i Halikarnasit · Plutarhu · Lukiani · Flav Arriai · Pausania · Apiani · Dion Kasi Koceiani · Hekataios · Pseudo-Skylax · Pauanias · Diodor · Platoni · Arkimedi · Pitagora · Talesi |
|---|---|
| Nga Roma |
· M. T. Varroni · M. T. Ciceroni · G. Jul Cezari · Kornel Nepoti · P. V. Maroni · Tit Livi · Diodori i Siqelisë · M. A. Lukani · C. Vellej Paterkuli · Valer Maksimi · Q. Kurt Rufi · Gai Plin Sekundi · Sekst Jul Frontini · M. Kornel Taciti · Luc An Flori · Gai Sueston Trankuili · Eutropi |
| Nga Egjipti |
· Atheneu · Herodiani · Ruf Festi · Klaudi Klaudiani · Klementi i Aleksandrisë |
| Nga Kisha | |
| Nga Iliria | |
| Nga Vende tjera |
· Klaud Eliani · M. J. Justini · S. Aurel Viktori · Amian Marcelini · Pompon Mela (Spanja} |

