Llozi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Llozi
Roli i llozit në praktikë.

Llozi është trupi i ngurtë në formë shufre me anën e të cilit me forcë më të vogël përvetësoshet barrë më e madhe, pika zbatuese dhe ndërrohet kahu dhe drejtimi i veprimit te forcës quhet lloz. Te çdo lloz dallojmë pikën mbështetës, pikën zbatuese te forcës dhe pikën zbatuese te barrës. Largësia prej pikë sulmuese te forcës deri te pika mbështetëse e llozit quhet krahu i forcës, ndërsa pjesa e llozit prej pikës mbështetëse te pika zbatuese e barrës quhet krah i barrës.

Varërsisht nga fakti se ç'pozitë ka pika mbështetës kundrejtë pikës zbatuese të forcës dhe të barrës llozi mund të jetë dykrahësh dhe njëkrahësh.

Llozi është dykrahësh në qoftë se pika mbështetëse ndodhet ndermjet pikës zbatuese te forcës dhe barrës. Nëse krahu i forcës dhe krahu i barrës janë te barabarta, atëhere llozi dykrahësh është barabrinjës. Llozi është njëkrahësh në qoftë se pika mbështetëse ndodhet në një anë të pikës zbatuese të forcës dhe barrës. Te ky lloz krahu i forcës çdoherë është më i madh se krahu i barrës nga del se me anën e llozit njëkrahësh mund të kursehet më shumë në forcë se me të njejtin lloz kur ai të përdoret si lloz dykrahësh.

Edhe te llozi shkruhet realicioni sikurse edhe te rrafshi i pjerrët i cili këtu e ka formen: Fp=Qq ose F/Q=p/q ku, F- është forca, p- krahu i forcës, Q- barra dhe q- krahu i barrës.

Llozi është në ekuilibër në qoftë se prodhimi i forcës dhe krahut të saj është i barabartë me prodhimin e barrës dhe krahut të saj apo momenti statik i forcës me momentin statik te barrës.

[redakto] Zbatimi

Llozi.jpeg

Parimi i llozit zbatohet në një numër të madh rastesh si dhe në praktikën e përditshme, për shembull, tek gërshëret, pincetat, thyesja e arrave, mjetet e ndryshme për prerje, hapje, mjete për ndrydhje etj. Llozi i përmendur bën pjesë në makina të thjeshta. Makina të thjeshta quhen veglat e punës ose edhe një trup me atë të të cilëve me forcë të vogel përvetësohet barrë më e madhe.

Për llozin dhe për të gjitha makinat e thjeshta vlenë ligji i ruajtjes së punës i cili thotë: Puna e forcës është e barabartë me punën e barrës. Me ketë përkufizim i cili shpreh ligjin e ruajtjes së punës është ngushtë e ligjur rregulla e artë e mekanikës, e cila shprehet: Duke përdorur llozin si makinë të thjeshtë nuk përfitohet në punët, por kursehet në rrugë, d.m.th. aq sa kursehet në forcë humbet në rrugë.

[redakto] Burimi

Dr. Rexhep Gashi
Dr. Ahmet Veseli
Dr. Skender Skenderi
Refik Bekteshi