Hero nga Aleksandria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hero (ose Heron) nga Aleksandria (greqisht: Ἥρων ὁ Ἀλεξανδρεύς) (shekulli 10–70 e.s.) ishte një matematicien grek antik, banor i provinces romake te Egjiptit Ptolemaik; i njohur edhe si inxhinier ne qyetin e tij te lindjes, Aleksandrine e Egjiptit.

Hero ishte gjeni i lodrave dhe shpikës. Ai ndërtoj një teatër automatik tkukullash, një lodër në formë zogu me krahët që përplaseshin dhe, më interesanten, automatin për të lozur me para. Lodra e tij, gjeneratori me avull, ishte një sferë metali e vendosur në mes dy kapësve ashtu që të mund të lëvizte. Sfera mbushej me ujë dhe nxehej mbi zjarr. Kur uji fillonte të avullohej, avulli i krijuar përmes dy pipave gjuhej në sferë dhe shtynte të rrotullohej. Hero në të vërtet e kishte shpikur gjeneratorin e parë me avull, mirëpo si duket para kohe sepse shpikja e tij nuk kishte gjetur ndonjë zbatim më të gjerë dhe për këtë mbeti vetëm një lodër për argëtim.