Dendësia
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dendësia në shkencat natyrore përkufizohet si sasia e materies përbrenda një vëllimi. Ky term përdoret edhe nga shkencat shoqërore ku si materie mund të merret diçka tjetër dhe në vend të vëllimit merret sipërfaqja sikur te rasti i dendësisë së popullsisë.
Formula për dendësi është dendësia=masa/vëllimi ose d=m/V. Nga kjo formulë rrjedh dhe njësia për dendësinë kg/m3.
