Kromi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Kromi (nga greq. chroma „ngjyrë“) është një element kimik i cili në sistemin periodik e gjejmë me simbolin Cr dhe radhitet si i 24 me radhë. Lidhshmërinë me kromin e kanë shumë ngjyra dhe shpesh përdoren si pigmente për ngjyrë dhe llak.


[redakto] Histori

Kristal i pastër kromi

Në vitin 1761 Johann Gottlob Lehmann në malin Ural zbuloi një mineral plumb kromi në ngjyrë portokalltë në të kuqe (PbCrO4), dhe e quajti mineral i kuq plumbi. Mbase identifikoheshe si lidhje plumb-hekur-selen, kromi mbeti ende i pazbuluar.

Në vitin 1770 Peter Simon Pallas po në të njëjtin vend gjeti një mineral të kuq plumbi dhe se për shkak të ngjyrës së saj të kuqërremtë që kishte e quajti krokoit (greq. krokos, shafran i kuq). Në përdorim si pigment i ngjyrave mori një vrull të madh. Dhe ngjyra e përfituar në ngjyrë e verdhë e shkëlqyer, pra kromi i verdhë, u bë dhe ngjyrë e modës.

Në vitin 1797 Louis-Nicolas Vauquelin përfitoi kromtrioksidin (Cr2O3) prej krokoit dhe kripërave acidike.

Xehe Kromi e tipit Alpin

Nje varg paraqitjesh të kromatike në formë thjerrëzore te tipit Alpin ne Kosoven jugperendimore jane pjese e nje serie te vendburimeve lineare, qe vazhdojne dhe ne Shqiperi. Keto thjerrëza jane te vogla por te shkalles se larte dhe ne Shqiperi jane te njohura qe zoterojne nivele te larta te metaleve te grupit te Platinit (PGM).

Nga fundi i Luftes se II Boterore deri ne vitin 1956 ne Kosove, xeheroret e kromit shfrytezoheshin ne fillim nga miniera e Gjakoves nga “Deva Holding Company” dhe drejtpersedrejti transportohej në Shqiperi per trajtim. Kur xeherorja u shterrua, Kosova filloi te importoje nga Shqiperia 30 000 – 50 000 t/vit kromite. Kjo gje u nderpre kur impjanti u mbyll ne vitin 1991. Per shume dekada nuk jane ndermarre kerkime per kromite.[1]

[redakto] Burimi i te dhenave

  1. ^ http://www.kosovo-mining.org/kosovoweb/al/mining/minerals.html

[redakto] Shih dhe këtë