Hekuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Hekuri

Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.

Përfitimi dhe përpunimi i xeherorit të hekurit është bërë që në vitin 3000 p.e. sonë, në Misir (Egjipti i sotshëm).

Përbërja[redakto | redakto tekstin burimor]

Komponimet kimike[redakto | redakto tekstin burimor]

Hekuri në natyrë nuk mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që hasen në natyrë janë xehet apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit. Xehet më të rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe3O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2. Përdoret për shkatërrimin e dëmtueseve te bimëve, ne mjekësi, ne industrinë tekstile. Kloruri i hekurit ne mjekësi përdoret për ndalimin e gjakderdhjes.

Vetitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë dhe shpejt korrodohet sepse reagon ndaj oksigjenit. Përdoret në formë të legurave si çelik kur kombinohet me karbonin por mund të kombinohet me kromin, manganin etj.

Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri...

PËRFTIMI I HEKURIT[redakto | redakto tekstin burimor]

Hekuri ne industri përftohet kryesisht prej xeherorëve okside (magnetitit dhe hematitit) duke i reduktuar me ndihmen e koksit.

Pjesëmarrje ne koren e tokës me 5 %, gjendet ne grupin e 8 te sistemit periodik, gjendet ne forme xeheroreve Fe O4-magneti, Fe2O3 hematiti, etj.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Dua të di