Rubidiumi
| Rubidiumi | |
Rubidiumi është një element kimik me simbol Rb dhe numër atomik 37. Rb është një element i butë metalik me ngjyrë të argjendtë në të bardhë nga grupi i metaleve alkaline.
Rubidiumi është shumë i butë dhe shumë reaktiv, me veti të ngjashme me elementet e tjera të grupit të parë, si që është oksidimi në kontakt me ajrin. Komponimet e tij kanë zbatim në kimi dhe elektronikë. Metali i rubidiumit avullon lehtë dhe ka një rreze të volitshme të absorbimit spektral, çka e bën një shënjestër të shpeshtë për manipulimin laserik të atomeve.
Rubidiumi nuk duket se është i nevojshëm për ndonjë organizëm të gjallë. Megjithatë, ashtu si ceziumi, jonet e rubidiumit nga organizmat e gjallë trajtohet në një mënyrë të ngjashme si me kaliumin: merret në mënyrë aktive nga bimët dhe qelizat e gjalla shtazore.
Rubidiumi ka një izotop të qëndrueshëm,85Rb. Izotopi 87Rb i cili përbën gati 28% të rubidiumit në natyrë është paksa radioaktiv, me një kohë të gjysëmzbërthimit prej 49 milliardë vjet—më shumë se tre herë më gjatë se mosha e vlerësuar e universit.
| Metalet alkaline | Metalet alkaline tokësore | Lantanoidet | Aktinoidet | Metalet kalimtare | Metalet tjera | Jometale | Jometale tjera | Halogjene | Gazrat fisnike |
Ac | Ag | Al | Am | Ar | As | At | Au | B | Ba | Be | Bh | Bi | Bk | Br | C | Ca | Cd | Ce | Cf | Cl | Cm | Cn | Co | Cr | Cs | Cu | Db | Ds | Dy | Er | Es | Eu | F | Fe | Fm | Fr | Ga | Gd | Ge | H
He | Hf | Hg | Ho | Hs | I | In | Ir | K | | Kr | La | Li | Lr | Lu | Md | Mg | Mn | Mo | Mt | N | Na | Nb | Nd | Ne | Ni | No | Np | O | Os | P | Pa | Pb | Pd | Pm | Po | Pr | Pt | Pu | Ra | Rb
Sb | Rn | Re | Rh | Rg | | Ru | Rf | Sm | Sc | Sg | Se | Si | S | Sr | Ta | Tc | Te | Tb | Tl | Th | Tm | Ti | U | | Uuh | Uuo | Uup | uuq | Uus | Uut | V | W | Xe | Yb | Y | Zn | Sn | Zr